Ilir Meta merr pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste Evropiane në Bruksel

Ilir Meta merr pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste Evropiane në Bruksel

” Ilir Meta merr pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste Evropiane në Bruksel

Ilir Meta merr pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste Evropiane në Bruksel
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta zhvilloi një vizitë dy-ditore në Bruksel me ftesë të Partisë Socialiste Evropiane (PES) për të marrë pjesë në punimet e Kongresit vjetor të PES. Z. Në kuadër të Kongresit z. Meta mori pjesë dje në Takimin e PES të Liderëve të Ballkanit Perëndimor ku morën pjesë Komisioneri për Zgjerimin z. Stefan Fyle Presidenti i PES z. Sergei Stanishev Presidenti i Grupit Social-Demokrat në Parlamentin Evropian z. Hannes Swoboda dhe Kryetare të Partive të majta nga rajoni.
Gjatë këtij takimi z. Meta shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që familja social-demokrate evropiane vazhdon ti ofrojë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Duke folur për zhvillimet e fundit politike z. Meta u shpreh se Shqipëria gjatë këtij viti ka bërë progres të prekshëm dhe se ajo e meriton statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Në këtë kuadër z. Meta theksoi se e vetmja perspektive për vendet e Ballkanit është integrimi evropian dhe se vazhdimi i zgjerimit të BE-së forcon stabilitetin.
Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel z. Meta u prit nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian z. Stefano Sannino dhe u takua me Zv. Presidentin e Parlamentit Evropian z. Gianni Pitella. Gjithashtu gjatë punimeve të Kongresit të PES z. Meta u takua dhe bisedoi me homologë të ndryshëm nga spektri i majtë i familjes evropiane.
Gjatë të gjitha takimeve z. Meta u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet e përkushtuar dhe kontribuese aktive për të avancuar perspektivën evropiane të Shqipërisë duke inkurajuar vazhdimisht forcat politike në vend drejt një bashkëpunimi me konstruktiv dhe pozitiv në interes të qytetarëve.

z. Meta u shoqërua nga Nen-Kryetarja e LRI Kejdi Mehmetaj dhe Sekretari Ndërkombëtar i LSI Ralf Gjoni.

0x323031322d30392d3239 AKTIVITETE Meta-Fyle.jpg 17:56)”