17 Feb Ilir Meta merr pjese ne Konferencen Ekonomike te Burimeve Natyrore ne Berlin.
Posted at 22:42h
in Archived Articles
” Ilir Meta merr pjese ne Konferencen Ekonomike te Burimeve Natyrore ne Berlin.
Ilir Meta merr pjese ne Konferencen Ekonomike te Burimeve Natyrore ne Berlin.
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim z. Ilir Meta ndodhet ne Berlin ku merr pjese si i ftuar i vecante ne Konferencen Ekonomike te Burimeve Natyrore te organizuar ne Bundestag Parlamentin Gjerman.
Konferenca u fokusua ne sigurine e burimeve natyrore per Gjermanine dhe per Bashkimin Evropian me theks te vecante ne vizionin dhe politikat e hartuara nga BE per forcimin e partneriteteve me vende ne zhvillim qe ofrojne burime natyrore dhe lende te para.
Konferencen e pershendeti edhe Kancelarja e Gjermanise znj. Anxhela Merkel e cila u perqendrua ne fjalen e saj ne hapjen e tregut gjerman per vendet me burime natyrore me qellim ndertimin e nje partneriteti te qendrueshem per te siguruar rritjen ekonomike per te dy palet. Ne kete kuader ajo pershendeti Iniciativen e Bashkimit Evropian per Burimet Natyrore dhe theksoi se Gjermania eshte e interesuar qe BE te funksionoje si nje bllok i bashkuar per te operuar me efikasitet ne nje situate te re konkurrueshmerie ne bote.
Ne konference moren pjese edhe personalitete te tjera politike si z. Antonio Tajani Zv. President i Komisionit Evropian si dhe shume parlamentare dhe perfaqesues te biznesit ne Gjermani.
0x323031322d30342d3235 Meta_Merkel_Bundestag_Conf.jpg 20:35)”