Ilir Meta merr pjese ne Forumin Ekonomik te Evropes Juglindore ne Washington DC

Ilir Meta merr pjese ne Forumin Ekonomik te Evropes Juglindore ne Washington DC

Ilir Meta merr pjese ne Forumin Ekonomik te Evropes Juglindore ne Washington DC

Ilir Meta merr pjese ne Forumin Ekonomik te Evropes Juglindore ne Washington DC

 

Gjate qëndrimit te tij ne SHBA Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta mori pjese dhe mbajti një fjalim ne Forumin Ekonomik te Evropës Juglindore ne Johns Hopkins University te organizuar nga Qendra për Marrëdhëniet Transatlantike ne Washington DC.

Gjate fjalimit te tij z. Meta u shpreh se terheqja e investimeve te huaja ne vendet e Evropes Juglindore duhet te jete prioritet kryesor duke shtuar se Shqiperia dhe fqinjet e saj kane avantazhe qe lidhen me krijimin e  nje tregu vibrant e me krahe te lire pune politika fleksibel te punes si dhe potenciale gjithnje ne rritje te produktivitetit. Per te gjitha keto arsye tha z. Meta rajoni yne renditet si nje nga destinacionet me terheqese ne Evrope per investimet e huaja.

Ne vazhdim z. Meta ofroi nje ekspoze te realitetit ekonomik te Shqiperise me theks te vecante ne reformat e ndermarra nga Qeveria per krijimin e nje ambjenti sa me miqesor ndaj biznesit dhe vecanerisht per lehtesimin e barres fiskale dhe burokratike per thithjen e investimeve. Z. Meta tha se Shqiperia eshte nje vend teper atraktiv dhe i sigurt per investitoret te cilet duhet ta shohin ate si nje porte hyrese per tere rajonin.

Gjithashtu z. Meta u shpreh se vendet e rajonit duhet te fokusohen me teper ne implementimin e rendit ligjor dhe ne rritjen e transparences me qellim efikasitetin ne luften ndaj korrupsionit si nevojshmeri per sigurimin e investimeve afatgjata.

Duke iu pergjigjur interesit te te pranishmeve dhe pyetjeve te gazetareve z. Meta u shpreh se Shqiperia eshte perqendruar ne thithjen e investitoreve ne ato sektore si energjia apo burimet minerare per vete mundesite qe vendi ofron nderkohe qe vuri theksin ne nevojen e perkushtimit ndaj te rinjve formimit te tyre profesional dhe krijimit te sa me shume vendeve te reja te punes per ta.

Ilir Meta ishte i ftuar te mbante nje fjalim ne panelin mbi terheqjen e investimeve te huaja ne rajon te drejtuar nga z. Erhard Busek Presidenti i Forumit Ekonomik te Vienes dhe me paneliste te tjere si z. Wofgang Petritsch Perfaqesues i Perhershem Austriak ne OECD z. Augusto Lopez Claros Drejtor i Global Indicators Group ne Banken Boterore dhe z. Zoran Jolevski Ambasador i Maqedonise ne SHBA.

0x323031322d30332d3238 Ilir Meta merr pjese ne Forumin Ekonomik te Evropes Juglindore ne Washington DC.jpg 13:27)