Ilir Meta : Me hapin e rinisë

Ilir Meta : Me hapin e rinisë

” Ilir Meta : Me hapin e rinisë ecim më shpejtë drejtë BE-së.

Mblidhet Komiteti i ri Drejtues Kombëtar i LRI-së
Komiteti i ri Drejtues Kombëtar i Lëvizjes Rinore për Integrim i konstituuar në Konventën Kombëtare Zgjedhore të LRI-së e cila u mbajt më 3 maj në Pallatin e Kongreseve zhvilloi sot mbledhjen e saj të parë . Qëllimi i kësaj mbledhje ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ishte zgjedhja e strukturave të reja drejtuese si Kryesia e Përgjithshme dhe ajo Ekzekutive. 
Nga procesi i votimit ku morën pjesë 141 anëtar të Komitetit Drejtues Kombëtar (KDK)  zgjodh një Kryesi e përbërë nga 15 anëtarë. Gjithashtu u konstituuan edhe pozicionet kyçe të ekipit të ri drejtues të këtij forumi rinor. Kështu që pas zgjedhjes më 3 maj të Kryetarit të ri të LRI-së Endrit Braimllari do të jenë Kejdi Mehmetaj dhe Malvina Palushi dy nënkryetaret e reja të LRI-së. Ndërkohë që Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Rinore për Integrim u zgjodh Bruno Liço dhe Sekretar Organizativ i këtij forumi tashmë do të jetë Sention Zotaj. 
I Pranishëm në mbledhjen e sotme të Komitetit të ri Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Rinore për Integrim lideri i LSI-së Ilir Meta në përshëndetje u tij u shpreh se ekipi i ri drejtues i LRI-së do të përçojë atë frymë të mrekullueshme të një energjie pozitive që përçoi edhe konventa e LRI-së pasi sipas tij rinia shqiptare ka nevojë të jetë edhe më shumë pjesëmarrëse në jetën politike në mënyrë të drejtpërdrejtë si protagoniste e zhvillimeve dhe e transformimeve dhe jo si një spektatore e tyre. “Vetëm në këtë mënyrë përmes këtij angazhimi të drejtpërdrejtë të të reja dhe të rinjve të Shqipërisë ne do të kemi një Shqipëri që ndryshon në mënyrë të vazhdueshme një Shqipëri e cila bëhet gjithnjë e më e drejtë e cila bëhet gjithnjë e më e sigurte cila bëhet gjithnjë e më sociale e cila bëhet gjithnjë e më njerëzore dhe natyrisht edhe më evropiane” tha ndër të tjera z. Meta. 
Fjala e kryetarit të LSI-së Ilir Meta në mbledhjen e KDK-së së LRI-së
Është kënaqësi që të marr pjesë në këtë mbledhje të parë të Komitetit të ri Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Rinore për Integrim të zgjedhur pas konventës së mrekullueshme që u realizua vetëm pak ditë më parë në Tiranë. Me këtë rast dua t’ju uroj të gjithëve për zgjedhjen tuaj në këtë forum të rëndësishëm të LRI-së. Dua  të uroj në mënyrë të veçantë kryetarin e ri të LRI-së Endrit Braimllarin për zgjedhjen e tij por në mënyrë akoma më të veçantë Kejdin për kurajën e saj dhe për rezultatin e arritur. Me këtë rast shpreh besimin se edhe shokët e shoqet e rinj që ju do të zgjidhni sot në Kryesi dhe në Kryesinë Ekzekutive do të përçojnë atë frymë të mrekullueshme të një energjie pozitive që përçoi edhe konventa juaj sepse rinia shqiptare ka nevojë të jetë edhe më shumë pjesëmarrëse në jetën politike në mënyrë të drejtpërdrejtë si protagoniste e zhvillimeve dhe e transformimeve dhe jo si një spektatore e tyre. Vetëm në këtë mënyrë përmes këtij angazhimi të drejtpërdrejtë të të reja dhe të rinjve të Shqipërisë ne do të kemi një Shqipëri që ndryshon në mënyrë të vazhdueshme një Shqipëri e cila bëhet gjithnjë e më e drejtë e cila bëhet gjithnjë e më e sigurte cila bëhet gjithnjë e më sociale e cila bëhet gjithnjë e më njerëzore dhe natyrisht edhe më evropiane. 
Lëvizja Socialiste për Integrim ka si moton të saj pikërisht që politikën ta bëjë me të rinjtë dhe në radhë të parë për të rinjtë që do të thotë një politikë që i shërben të ardhmes dhe natyrisht e ardhmja e Shqipërisë është e projektuar dhe e destinuar për të qenë ajo që ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky është një proces shumë i rëndësishëm një proces që ka nisur 22 vite më parë një proces që vazhdon një proces që ka nevojë për një ritëm të ri pikërisht bazuar edhe në sloganin tuaj “Të ecim më shpejt”.  Për të ecur më shpejt kemi nevojë për një rini edhe më të organizuar për një rini edhe më të formuar politikisht por absolutisht edhe profesionalisht për një rini e cila sfidat e saj nuk ka vetëm problemet e saj por në radhë të parë ka edhe vetë sfidat që ka vendi dhe shoqëria. Ne këtë mënyrë ajo duke përballuar këto sfida krijon edhe më shumë hapësira për veten e saj. 
Unë kam besim të plotë se Lëvizja Rinore për Integrim pas 7 vitesh duke arritur të sjellë një brez të ri drejtuesish është tashmë në një stad shumë më të avancuar sepse ka një trashëgimi të shkëlqyer pozitive të këtyre 7 viteve gjatë drejtimit të saj nga Erisa Xhixho por edhe nga shumë shokë e shoqe të tjerë dhe njëkohësisht duke pasur tashmë edhe vrullin tuaj të 20 vjeçarëve të sotëm unë jam i bindur se do të ecim akoma më shpejt madje të arrijmë të bëjmë edhe atë vrapim drejt Europës me të gjitha format me vrap me biçikleta edhe të gjitha mjetet e domosdoshme. Kjo sepse 22 vite nuk janë pak pavarësisht progresit që ka arritur Shqipëria por vendi duhet të kishte ecur edhe më tej. 
Më e lehtë do të jetë kjo ecje ky vrapim apo p&euml
;rshpejtim duke e bërë politikën me të rinjtë dhe për të rinjtë. Ndaj ju uroj suksese ju uroj mbarësi dhe besoj që zgjedhja e këtij ekipi të ri dhe objektivat e afirmuara edhe në Konventën e fundit Zgjedhore të Lëvizjes Rinore për Integrim të sjellin vërtet një nivel akoma më të lartë të përfaqësimit të LRI-së jo vetëm në strukturat e LSI-së por kudo. Ashtu sikurse ju përfaqësoheni mjaft mirë sot në shumë Këshilla Bashkiakë duhet të përfaqësoheni patjetër edhe në Parlamentin e ardhshëm. Ju uroj suksese sot dhe në të ardhmen ekipit tuaj të ri dhe ju falënderojmë sepse na bëni që të ndihemi edhe më të rinj. 

0x323031322d30352d3130 Ilir Meta me KDK-ne e LRI.jpg 16:55)”