" Ilir Meta : LSI një forcë politike pozitive"

" Ilir Meta : LSI një forcë politike pozitive"

” Ilir Meta : LSI një forcë politike pozitive kërkohet konsensus më shumë sesa mazhoranca parlamentare.


Konferenca për shtyp e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta
Ishte kënaqësi e veçantë për ta nisur këtë javë me një takim urimi për kryetaren e re të Lëvizjes së Gruas për Integrim Klajda Gjosha duke e uruar atë për suksesin dhe për këtë detyrë të rëndësishme njëkohësisht duke e siguruar edhe për mbështetjen e jashtëzakonshme të gjithë strukturave të LSI-së për një fuqizim shumë të shpejtë që qëndrueshëm dhe afatgjatë të LGI-së për ta fuqizuar këtë forum për të krijuar të gjitha hapësirat për të pasur një autonomi dhe pavarësi funksionimi sa më të gjerë për të zhvilluar lidershipin e këtij forumi jo vetëm për çështjet me të cilat ndeshen sot gratë vajzat dhe nënat e Shqipërisë por edhe për përballimin e çështjeve me të cilat ndeshet shoqëria jonë pasi mesa po shohim burrat po i vështirësojnë zgjidhjet. Njëkohësisht edhe për ta kthyer me ndihmën e Lëvizjes së Gruas për Integrim Lëvizjen Socialiste për Integrim në një model në një shembull të shkëlqyer të barazisë gjinore. Po kështu ne brenda javës që vjen do të shohim se do të zgjidhen edhe të gjitha strukturat e tjera të LGI-së pra Kryesia dhe të gjithë personat e tjerë që do të përbëjnë të gjithë lidershipin e kësaj organizate të rëndësishme. 
Unë e kuptoj që kjo është një çështje e cila ka rëndësinë e duhur për ne edhe për ju por duke e ditur se ku e keni ju merakun unë po kaloj tek çështja tjetër. Në gjykimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim procesi i dialogut dhe i negociatave duhet të ecë më shpejt në mënyrë sa më ta hapur dhe sa më konstruktive duke pasur në konsideratë se ditën e mërkurë duhet të zhvillohet raundi i parë. Në këtë drejtim theksoj se duhet të zhvillohet ky raund sepse mund të përdorja edhe vlerësimin tjetër duhet të konsumohet por nuk mund se duhen konsumuar raundet duhen konsumuar të gjitha përpjekjet pozitive për të arritur në një zgjidhje sa më të shpejtë sa më të plotë mundësisht që në raundin e parë pra me një shumicë më të gjerë se sa mazhoranca qeverisë. Qëndrimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë qenë shumë të hapura kanë qenë shumë parimore. Ne vlerësojmë edhe angazhimin e forcave të tjera politike të cilat kanë theksuar se dëshirojnë të kontribuojnë për një zgjidhje sa më gjerë dhe konsensuale dhe për një zgjidhje mundësisht që në raundin e parë. Tani ne mendojmë që minutat dhe orët që vijnë duhet të menaxhohen në mënyrën më të përgjegjshme më parimore por edhe konkrete sepse nuk do të votohen parimet ditën e mërkurë por do të votohet edhe për emrat të cilët duhet të mishërojnë edhe parimet mbi të cilat do të ndërtohet procesi i përzgjedhjes apo i konsensusit. Ju po aprovoni dhe unë ju falënderoj por nuk kemi ndërmend të paraqesim emra sot por mund t’ju them se duke vlerësuar dëshirën angazhimin dhe të PD-së për të paraqitur emra pavarësisht se nuk e ka bërë këtë gjë ne si Lëvizje Socialiste për Integrim mund t’ju them se investimin tonë kryesor kemi mbarëvajtjen e këtij procesi. Pra nuk kemi asnjë shqetësim të veçantë. 
Meqenëse kam këtu kolegun tim z. Luan Rama s’kemi asnjë shqetësim as nga ato që keni keqkuptuar ju nga reagimi i tij i sinqertë përballë pyetjeve tuaja provokuese. Në këtë drejtim ne kemi edhe emra. Jemi të gatshëm pra të paraqesim edhe emra në takimin tonë me Partinë Demokratike me forcat e tjera të koalicionit me opozitën që mëshirojnë disa parime të rëndësishme. Ne nuk mendojmë se Shqipëria nuk ka emra për detyrën shumë të rëndësishme të Presidentit të Republikës. E rëndësishme është te këtë vullnet për të shkuar drejt një emri i cili të jetë një partner i besueshëm për qeverinë të jetë një partner i besueshëm për opozitën të jetë një partner i besueshëm për partnerët tanë ndërkombëtarë. Të jetë një emër i cili ofron bashkëpunimin për të gjithë institucionet kushtetuese pasi dihet që detyra e Presidentit është shumë e rëndësishme në këtë drejtim dhe Shqipëria ka emra shumë të mirë. 
Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për parimet të diskutojmë edhe për emrat të respektojmë emrat e PD-së të partive të tjera të PS-së të cilitdo që vërtet synon të kurorëzojë këtë proces me sukses. Dihet që janë edhe disa çështje të tjera të cilat ne i kemi theksuar për muaj të tërë një pjesë e të cilave ishin të paraqitura edhe dje nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së z. Ruçi  por ne mendojmë se për momentin në të cilin ne kemi hyrë pas dy ditësh duhet bërë votimi i parë dhe shpresojmë i fundit që të jetë i suksesshëm ne mendojmë që nuk ka kohë tani për të zgjidhur disa gjëra që duhet të ishin zgjidhur para disa javësh dhe para disa muajsh. Mbarëvajtja e këtij procesi ndihmon edhe për të përshpejtuar pastaj edhe çështje të tjera sidomos ato të tria me të cilat ju jeni shumë të familjarizuar. 
Z. Berisha vetëm pak minuta më parë tha se ka një marrëveshje me LSI-në për zgjedhjen e Presidentit. Kjo do të thotë që kjo marrëveshje parashikon edhe pëlqimin tuaj të kandidatura që vjen nga radhë e PD-së dhe nëse votohet një kandidaturë e cila merr votat e të gjithë përfaqësuesve të kësaj mazhorance por jo pëlqimin e PS-së do të ishte një President konsensual?
Ne besojmë që detyra e të gjithë ne si përfaqësues të forcave parlamentare është që të zgjedhim një President me shumicë më të gjerë se sa mazhoranca qeverisëse sepse për të zgjedhur një President bazuar mbi shumicën qeverisëse është gjë
ja më e thjeshtë por duhet një proces i cili jep mesazhe të rëndësishme të një pjekurie të klasës politike në vend dhe të një bashkëpunimi midis mazhorancës dhe opozitës jo thjesht për të zgjedhur një President dhe për të përzgjedhur një emër por për të vijuar në këtë proces të rëndësishëm të reformave. Dihet që marrja e statusit kandidat nuk është stacioni i fundit i reformave përkundrazi janë edhe shumë reforma të tjera që do të vazhdojnë për një kohë të gjatë dhe që do të përcaktojnë edhe dinamikën e negociatave apo të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Janë 5 vite shumë të çmuara ndaj edhe neve na duhet një zgjidhje që i jep një hov të ri reformave. 
Po thoni që nuk do ta votoni një kandidaturë të ardhur nga Partia Demokratike?
Nuk e kemi thënë dhe nuk e themi këtë gjë se ne jemi një forcë politike pozitive që do të thotë se ne nuk paragjykojmë asnjë kandidat nga asnjë forcë politike por ne kuptojmë qartë thelbin e momentit politik në të cilin ndodhet vendi të një momentumi pozitiv që nuk duhet kthyer në një moment konfliktuale i cili ka të bëjë me përpjekjet në radhë të parë të mazhorancës për të gjetur një zgjidhje sa më të pranueshme sa më konsesuale sa më të besueshme për të gjithë.
Z. Rama nëpërmjet një editoriali ka bërë thirrje për rrëzimin e kësaj qeverie me anë të një mocioni mosbesimi kundër saj. Do t’i bashkoheni edhe ju z. Meta nëse do të ketë një mocion të tillë?
Ne shprehim keqardhje për çdo retorikë konfliktuale sepse këto nuk janë investime pozitive për procesin që duhet të ndërtohet. Ndaj apelojmë edhe një herë tjetër që të mos kemi parasysh që të mos synojmë krizën kur flasim për konsensuse sepse kjo është shumë e gabuar dhe së dyti të mos shndërrohen negociatorët në korrierë. Duhet vullnet i vendosur për të shkuar drejt zgjidhjeve dhe ka zgjidhje e theksoj edhe një herë tjetër. Zgjidhjet ndërtohen mbi parime të shëndetshme dhe mbi kritere serioze dhe pastaj edhe emra sa më të pranueshëm të cilët nuk i mungojnë Shqipërisë. nuk i mungojnë dhe në fushën e drejtësisë edhe në fushën e diplomacisë edhe në fushën e politikës dhe në fushën e shoqërisë civile pra kemi shumë emra që mund ta bëjnë atë detyrë shumë mirë dhe që mund ta shndërrojnë institucionin e Presidencës në një pikë takimi të vazhdueshme për reformat që i duhen vendit. 

Z. Meta cili do jetë qëndrimi i LSI-së lidhur me propozimin e PS  për heqjen e moratoriumit të skafeve? I bashkoni ju votat me Partinë Socialiste?
Ne mirëkuptojmë çdo iniciativë dhe  nuk e paragjykojmë përfshirë dhe iniciativën që ju përmendët. Për rastin konkret na duhet të bëjmë një konsultë me ministrin e Brendshëm z. Nishani.

Z. Meta sërish te çështja e presidentit dhe tek katër pikat që ka prezantuar dje në takim  Gramoz Ruçi është përfolur mediatikisht që këto katër pika janë diskutuar dhe në takimin që ju patët me z. Rama në Gjirin e Lalëzit e konfirmoni një gjë të tillë?
Nuk jam këtu për të komentuar darkat private por katër çështjet janë theksuar nga LSI për një kohë të gjatë. Jo thjesht nga LSI janë theksuar dhe nga komisionari për zgjerimin Stefan Fule në adresimin që i bëri Kuvendit të Shqipërisë nga partnerët tanë ndërkombëtarë nga Bashkimi Europian nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga vetë përfaqësuesit e forcave kryesore parlamentare PD-PS gjatë muajve të fundit por çështja është se mbas dy ditësh ne duhet të shkojmë të votojmë për një emër konkret. Në këtë drejtim disa gjëra që nuk u bënë për muaj të tërë vështirë të bëhen për 48 orë pavarësisht nga vullneti ynë shumë pozitiv të paktën i neve që jemi këtu por edhe i të tjerëve mos t’i paragjykojmë. Kështu që do të ishte me interes të përqendroheshim tek çështja e Presidentit pra që ditën e mërkurë të zhvillohet një seancë serioze e përgjegjshme dhe jo thjesht të konsumohet një votim por të dilet me një zgjidhje dhe të vijojmë me shpejtësi me çështje të tjera dhe besoj që një zgjidhje e mirë pozitive e shpejtë për çështjen e presidentit do të ndihmojë të zgjidhë dhe tre çështjet e tjera dhe shumë çështje të tjera. 

Z. Meta ju deklaruat se jeni i gatshëm të përmendni dhe emra. Emri i z. Nano është një ndër to apo është një kandidaturë e dalë jashtë loje?
Unë mendoj se jemi ende në momentin e konsolidimit të procesit po s’kemi shumë kohë. Ne jemi të hapur në çdo moment për të vendosur parimet kriteret dhe pastaj patjetër edhe për të shkëmbyer apo kryqëzuar emrat në kuptimin më të mirë të fjalës me të gjithë faktorët. Çdo gjë do bëhet transparente.

Z. Meta e shikoni seancën e të mërkurës si të dështuar  për aq kohë saqë klasa politike shqiptare  nuk ka prodhuar një apo disa emra për të garuar në seancën e së të mërkurës? Cili do jetë qëndrimi i LSI për katër pikat që u paraqitën dje nga z. Ruçi  ndërkohë që tre prej tyre lidhen ngushtë me integrimin që është dhe filozofia e partisë tuaj?
Për një kohë të gjatë kemi kërkuar kemi apeluar kemi apeluar jemi investuar për t’i zgjidhur të tria çështjet. Aktualisht kemi dy ditë kohë për të mos humbur një mundësi për të bërë një zgjidhje që me raundin e parë për çështjen e presidentit  dhe theksoj në qoftë se kjo çështje zgjidhet në një mënyrë pozitive ditën e mërkurë tre çështje t e tjera jam i
sigurt që do zgjidhen po kështu me më lehtësi. Unë ju falënderoj shumë e do të jemi në lidhje të vazhdueshme.
 

0x323031322d30352d3238 ”