16 Feb Ilir Meta: LSI kontribut të suksesshëm për integrimin dhe qeverisjen e vendit
Ilir Meta: LSI kontribut të suksesshëm për integrimin dhe qeverisjen e vendit
Ilir Meta: LSI kontribut të suksesshëm për integrimin dhe qeverisjen e vendit
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në një intervistë dhënë për Drejtorin e Informacionit në “UTV” Çim Peka deklaroi se LSI ka dhënë një kontribut shumë të suksesshëm për integrimin dhe qeverisjen e vendit.
Z. Meta ky vit nisi me një ngjarje siç ishte ajo e 21 janarit ku humbën jetën 4 vetë. Kjo ngjarje ishte pas paraqitjes së një videoje. Pas një viti a ndjeni përgjegjësi ju për atë që ndodhi?
21 janari nuk ka lidhje me asnjë lloj videoje. Aq më tepër me një video-montazh të organizuar nga opozita. Aq më tepër kur dihet se pavarësisht që kishte të bënte me një video-montazh kriminal që ka rezultuar nga të gjitha ekspertizat. Përsëri duke pasur informacionet e mia nga burime pra se kjo do të përdorej si një pretekst për të nxitur dhunë unë dhashë dorëheqjen nga postet qeveritare. Njëkohësisht kërkova vet që të hetohej kjo çështje i bindur se kisha të bëja me një montazh por edhe për të respektuar çdo ndjeshmëri që ishte krijuar për shkak të manipulimit të opinionit publik.
Vetëm për shkakun se videoja do të përdorej për dhunë dhatë dorëheqjen?
Ky është një shkak shumë i rëndësishëm ashtu sikurse kishte të bënte edhe morali im për të shkuar para drejtësisë jo si Zv. Kryeministër por si qytetar i thjeshtë. Njëkohësisht nuk kishte asnjë arsye për të organizuar një sulm të dhunshëm ndaj institucioneve në kushtet kur këtë çështje e nisi për ta hetuar vetë Prokuroria. 21 janari ka lidhje edhe më një çështje tjetër me atë që ndodhi një vit më parë që ishte liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët shqiptarë. Kjo pasi për fat të keq lidershipi i PS-së për më shumë se 1 vit u përpoq ta bllokonte këtë proces përmes një konflikti të jashtëzakonshëm të provokuar pa asnjë arsye pasi u bënë edhe greva në bulevard pasi mbetën pa alternativë për të goditur qeverinë dhe për ta përmbysur atë krijuan inskenimin e dhunshëm të 21 janarit dhe për këtë përgjegjësia është e atyre që i bënë këto veprime dhe këto manipulime. Por asnjë objektiv ato nuk arritën. Qeveria nuk u përmbys. Rendi kushtetues nuk u përmbys pavarësisht se u cenua. Bashkia e Tiranës nuk u fitua dhe njëkohësisht ajo që u quajt partia “ndjesë pastë” doli shumë më e fortë nga zgjedhjet e 8 majit duke marrë 120 mijë vota. Për sa i përket 21 janarit dhe ju mos harroni që 21 janarin i pari që e ka paralajmëruar publikisht që do të shkonte drejt dhunës e drejt konfliktit kam qenë unë dhe jo vetëm kaq por tre ditë përpara se të ndodhte 21 janari Sekretari i përgjithshëm i LSI-së zoti Luan Rama i ka dërguar informacion zyrtar me shkrim drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit duke i përshkruar pak a shumë për ato informacione që ne i kishim dhe që rezultuan për fat të keq shumë të sakta për atë që do të ndodhte. Për fat të keq janë vrarë 4 qytetarë të cilët nuk jetojnë më ndaj dhe unë kërkoj me forcë që të zbardhet 21 janari.
Përveç arsyes morale arsye tjetër ishte se kishe informacione sekrete nga burime që ju informuan juve se do të përdorej dhunë dhe ju e dhatë dorëheqjen edhe për këtë arsye.
Gjithashtu ne kemi ditur se çfarë do të ndodhte në 21 janar Ne situatën e kemi pasur nën kontroll dhe vazhdojmë ta kemi nën kontroll sa i përket informacioneve.
Zoti Meta në rast se ju do të ishit kryeministër në vend të Sali Berishës në 21 janar a do të kishte Garda e Republikës të njëjtin reagim që pati në 21 janar?
Mendoj se qëndrimi i Kryeministrit në zyrë ka qenë shumë i drejtë. Duket qartë që segmente të caktuara të shtetit jo vetëm që nuk kanë funksionuar por kanë funksionuar në drejtim të kundërt. Është e qartë të gjithë i kanë parë pamjet socialistët e vërtetë ishin të vendosur nga Galeria e Arteve e këtij pasi socialistët e vërtetë nuk janë njerëz të dhunshëm por në krye të turmës kanë qenë kontingjente kryesisht kriminale. E kam thënë dhe atëherë dhe e them dhe tani me shumë qetësi dhe me shumë bindje. Kuptohet që ai tension i imponuar për orë të tëra synonte një produkt për fat të keq me pasoja për jetën e qytetarëve sepse një protestë zhvillohet dhe secili më pas vazhdon punën e tij. Dhe në këtë drejtim kuptohet që ka një përgjegjësi edhe policia pasi kur e merr vesh një strukturë politike se çfarë do të ndodhë dhe të mos e marrë vesh një institucion i sigurisë kombëtare kjo është e patolerueshme që ata elementë që sulmuan policinë atë ditë nuk duhet të kishin hyrë fare në Tiranë. Ndërsa qytetarët kanë të drejtën e tyre të protestojnë në mënyrën më demokratike si në çdo vend të botës. Elementë me armë me mjete të forta nuk duhet të kishin hyrë në Tiranë duke qenë se paralajmërime të tilla ishin bërë më parë. Unë nuk dua të hyj në kompetencat e hetimit të çështjes. Unë mendoj dhe i takoj asaj kategorie dhe e kam treguar që kur njëri është në krye të një institucioni nuk mund ta braktisë atë institucion atë më tepër në atë moment kur është e qartë se tentoi për ta dhunuar institucionin. Një njeri që braktis këtë detyrë është një dezertor është një frikacak është një njeri që e do postin apo opozitën thjesht për të përfituar apo për protagonizmin publik por nuk merr përgjegjësitë që i takojnë në momente të vështira. Në fund të fundit nuk shikoj asnjë përgjegjësi përkundrazi mendoj se është një tregues i kurajës për të mbrojtur institucionin. Këto janë aspekte që duhen hetuar me profesionalizëm me paanshmëri nëse është shkelur apo jo ligji nëse hetimet kanë qenë apo të qëllimshme e kështu me radhë. Unë i takoj asaj kategorie poli
tikanësh që janë për të mbrojtur institucionet. Nuk mundet që të vazhdojmë ne në Shqipëri që i teket dikujt dhe merr institucionin tonë edhe e lëshon nesër sepse kemi raste të shëmtuara të historisë sonë të re të vendit institucioni nuk preket. Kushdo qoftë absolutisht sepse institucioni u takon të gjithëve nuk i takon atij që është sot në zyrë por që i takon të gjithë atyre qytetarëve që paguajnë taksat në mënyrë që institucionet të kryejnë detyrat e tyre. Kjo është një çështje e mbyllur. Unë jam që çdo politikan të respektojë ligjin. Absolutisht të respektojë policin e thjeshtë të respektojë shenjat e semaforëve dhe jo t’i shkelë i pari ato. Çdo politikan duhet të respektojë ligjin që nga polici më i thjeshtë i cili është i pari kontakt i çdo qytetari me ligjin që kur del nga banesa e tij derisa sa kthehet aty.
Gjatë kësaj kohe u shprehët se ekzistojnë edhe çështje të tjera korrupsioni. Për çfarë çështjesh e keni fjalën?
Këto çështje nuk më takojnë mua. Me këto çështje merret zoti Spartak Braho. Për këto çështje mund të komunikoni me të. Unë nuk kam kohë të merrem me këto perversitete. Në rast se doni diçka më shumë për çështjen në fjalë është një montazh i gjallë kriminal ku nuk është problemi këtu i atyre që e bënë këtë montazh dhe për këtë ekzistojnë të gjitha provat faktet etj. Por problemi i madh është implikimi total i Prokurorisë së Përgjithshme në këtë çështje e cila në mënyrë të qëllimshme jo vetëm ka manipuluar procesin jo vetëm ka mashtruar Parlamentin sikurse ka rezultuar edhe nga procesi gjyqësor jo vetëm është përpjekur të zvarrisë në mënyrë të qëllimshme këtë proces vetëm për arsye politike por njëkohësisht prokuroria e Përgjithshme ka shkelur dhe vazhdon të shkelë çdo ditë në mënyrë të hapur ligjin jo thjesht duke u bërë pjesë e një loje politike por edhe shumë më tepër sesa kaq. Një gjë mund t’ju them dhe nuk dua të merrem më me këtë çështje kur Gjykata e Lartë vendosi për tre ekspertët shqiptarë të cilët do të bënin ekspertimin e kësaj video ndaj të cilëve gjithashtu prokuroria përmes gazetave të cilave ajo u jep dizinformacion për arsye politike nisi një fushatë denigrimi dhe shpifjesh pikërisht në atë moment kur Prokuroria e pa se nuk mundet të kontrollonte proceset e ekspertizës siç kishte ndodhur më përpara. Përfaqësuesi i prokurorisë në Gjykatën e Lartë u çua dhe bëri një kërkesë shumë interesante objektet që duhet të ekspertoheshin nga ekspertët të cilat ishin ora mbi të cilën pretendohej se ishte bërë ekspertimi njëkohësisht laptopi USB-ja etj. etj. u kërkua të mos ishte objekt i ekspertimit ora e filmimit sepse prokurori tha se nuk ekziston kjo video Meta- Prifti në këtë orë. Dhe vërtet nuk ekziston sepse edhe eksperti amerikan e kishte shprehur këtë gjë në mënyrë të qartë dhe njëkohësisht edhe ekspertët e tjerë nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të saj. Ora ka ardhur si provë kundër meje dhe ora është provë origjinale sepse për të manipuluar videon nga një laptop nga një tjetër ka programe dhe këto programe janë gjetur edhe në laptopin përkatës edhe kudo. Prokuroria kërkoi që ora të mos ekspertohej pra nuk ka provë origjinale. Që në këtë moment duket fare qartë roli i Prokurorisë sepse kjo Prokurori ka sjellë një relacion për heqjen e imunitetit tim dhe relacionin e mbështet edhe mbi ekspertimin e orës nga eksperti amerikan i cili e ka bërë të qartë që nuk e ka gjetur këtë gjë por ka gjetur gjëra të tjera. Së dyti nga ekspertimi ka dalë qartë që në orë është ndërhyrë në të gjatë kohës kur ka qenë në Prokurori pra është prekur kjo provë. Së treti janë gjetur me mijëra foto-imazhe të cilat janë vendosur në orë dhe askush nuk e merr përsipër që i ka vendosur ato që ka qenë një përpjekje tjetër për të manipuluar provat e kështu me radhë. Kjo dhe shumë të tjera tregojnë se Prokuroria është shndërruar në një “çerdhe politike” që ka kryer këto veprime në kundërshtim me ligjin. Edhe ftesa që mu bë mua për të më komunikuar akuzën një ditë përpara se të fillonte fushata e 8 majit. Pra