17 Feb Ilir Meta : LSI është force qe i mbahet marrëveshjeve.
Posted at 22:45h
in Archived Articles
” Ilir Meta : LSI është force qe i mbahet marrëveshjeve.
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot Konventën Zgjedhore të LGI-së në qytetin e Korçës. Në këtë takim ishte i pranishëm Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta.
620 delegate të Lëvizjes së Gruas për Integrim për qytetin e Korçës sipas parimit “Një anëtar një votë” votuan për kandidaten e tyre të preferuar. Për këtë post ishin garonin; Tefta Argjiri dhe Floalba Sotiri.
Fjala e kryetarit të LSI-së ilir Meta në Konferencën e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Korçë
Të dashura vajza nëna dhe motra korçare. Është një kënaqësi e veçantë që brenda një kohe të shkurtër të rikthehemi sërish këtu në qytetin e dashur të Korçës në këtë eveniment shumë të rëndësishëm në këtë konferencë të Lëvizjes së Gruas për Integrim të qytetit të Korçës.
Është një model shumë pozitiv edhe për të gjithë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Unë jam i sigurt se nga kjo konferencë e sotme ku jam vërtet shumë i kënaqur për pjesëmarrjen e gjerë për gjeneratat e ndryshme që ndodhen këtu të gërshetuara kaq mirë në harmoni me njëra-tjetrën.
Jam i sigurt se ne do të sjellim një pjesëmarrje më të madhe në të gjitha nivelet të gruas dhe të vajzës korçare dhe kjo absolutisht do të bëjë lëvizjen tona akoma më shumë përfaqësuese do ta bëjë shumë më të besueshme shumë më të fuqishme edhe shumë më njerëzore që do të thotë një lëvizje e cila në radhë të parë sjell në zgjidhjen e problemeve problemet e çdo familjeje ku roli i grave dhe i nënave është qa jetik është aq vendimtar jo vetëm për të përballuar vetëm problemet e ditës të cilat nuk janë të pakta por në veçanti për të formuar gjeneratat e ardhshme për t’i edukuar fëmijët e tyre me dashurinë për vendin por edhe për të qenë qytetarë të devotshëm e shembullorë të një vendi europian. Megjithatë edhe më parë edhe pse shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ai organizim i LSI-së në Korçë ne kemi dhënë shembullin sesi u japim prioritet grave dhe vajzave dhe kjo është arsyeja që edhe tre vendet e para në listën për Këshillin Bashkiak u takonin atyre dhe dy këshilltaret që ne kemi sot në Bashkinë e Korçës janë që të dyja shoqe nga më të mirat.
Por unë jam i sigurt se në të ardhmen përfaqësimi juaj do të jetë në nivele absolutisht shumë të rëndësishme sepse nuk është çështje kuotash përfaqësimi i grave përfaqësimi i vajzave përfaqësimi i nënave por është një domosdoshmëri për të qenë në të gjitha forumet vendimmarrëse në nivel lokal në nivel kombëtar në mënyrë që t’i jepet zgjidhje sa më shumë problemeve që shqetësojnë ato sepse sa më pak shqetësime të kenë gratë vajzat dhe nënat e Shqipërisë aq më të lumtura janë familjet shqiptare. Është e rëndësishme që të kuptojmë se shumë vende po jetojnë momente të vështira dhe e gjithë bota po ndeshet me probleme të panjohura më parë dhe me një krizë të cilës ende nuk i dihet fundi.
PO të shohim zhvillimet e fundit në Greqi një vend prej dekadash anëtar i Bashkimit Europian një vend ku ndodhen dhe sot shumë prej të afërmve tuaj po të shohim problemet edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian vende të cilat përfaqësojnë partnerët kryesorë ekonomikë dhe tregtarë të Shqipërisë do të shohim se nuk është një situatë siç ata do të dëshironin për veten e tyre por edhe ne për ta dhe për të gjithë rajonin ku jetojnë sepse sot gjithçka është e ndërvarur si më parë për shkak të proceseve integruese ku vendi ka hyrë prej dy dekadash.
Ndaj është e rëndësishme që të forcohet stabiliteti politik dhe ekonomik i vendit ndaj është e rëndësishme që jeta politike të përqendrohet tek zgjidhjet që të vendoset arsyeja dhe logjika në themel të çdo zgjidhjeje që i shërben forcimit të këtij stabiliteti. Ndaj është e rëndësishme që të ecim më shpejt drejt Bashkimit Europian edhe për një arsye tjetër sepse është e vërtetë që BE-ja e ka ulur shpejtësinë për zgjerimin e vendeve të tjera për arsye të problemeve që ai ndeshet vetë dhe e vetmja mënyrë për të kompensuar këtë është që ne të rrisim shpejtësinë që të ne të përshpejtojmë reformat që ne të tregojmë se dimë t’i plotësojmë të gjitha standardet të cilat nuk na duhen thjesht për të shkuar në Bashkimin Europian por të cilat na duhen për të pasur një Shqipëri më të qëndrueshme një Shqipëri më të sigurt një Shqipëri ku të rinjtë dhe të rejat gjejnë të ardhmen dhe perspektivën e tyre sepse po e shohim që edhe emigracioni nuk është një zgjidhje as e mrekullueshme dhe as mund të jetë një zgjidhje përgjithmonë.
Ndaj dhe përshëndes të gjithë ato të rinj dhe të reja të cilët kanë ardhur në Shqipëri edhe pse kanë përfunduar studimet në shkollat nga më të mira të Europës. Jam shumë i kënaqur që edhe një nga dy shoqet që kandidon sot këtu ka studiuar jashtë vendit ashtu sikurse edhe Klajda e cila është një nga dy ka
ndidatet për kryetare të Lëvizjes së Gruas për Integrim ka studiuar në Britaninë e Madhe dhe në vende të tjera. Kjo tregon se Shqipëria është në rrugën e duhur. Kjo është arsyeja që të rinjtë dhe të rejat që kanë studiuar kthehen në vendin e tyre por natyrisht duke ecur më shpejt do të kemi mundësi të krijojmë mundësi dhe shanse për të gjithë të rejat dhe të rinjtë që të shikojnë perspektivën në vendin e tyre të krijojmë më shumë mundësi për të shtuar vendet e punës sidomos për gratë sepse kjo është shumë e rëndësishme për të forcuar pozitën e tyre në familjet e tyre por edhe në shoqëri dhe për të gjitha këto kërkohet një pjesëmarrje më e fuqishme në jetën politike.
ndidatet për kryetare të Lëvizjes së Gruas për Integrim ka studiuar në Britaninë e Madhe dhe në vende të tjera. Kjo tregon se Shqipëria është në rrugën e duhur. Kjo është arsyeja që të rinjtë dhe të rejat që kanë studiuar kthehen në vendin e tyre por natyrisht duke ecur më shpejt do të kemi mundësi të krijojmë mundësi dhe shanse për të gjithë të rejat dhe të rinjtë që të shikojnë perspektivën në vendin e tyre të krijojmë më shumë mundësi për të shtuar vendet e punës sidomos për gratë sepse kjo është shumë e rëndësishme për të forcuar pozitën e tyre në familjet e tyre por edhe në shoqëri dhe për të gjitha këto kërkohet një pjesëmarrje më e fuqishme në jetën politike.
Ndaj jam shumë i lumtur për angazhimin tuaj për pjesëmarrjen tuaj. Unë kam besim të jashtëzakonshëm tek gratë e Shqipërisë të cilat kanë aftësi të jashtëzakonshme kanë një vitalitet të jashtëzakonshëm dhe pjesëmarrja e tyre më e gjerë në politikë do të thotë më shumë energji pozitive do të thotë një mundësi më e madhe për të ecur më shpejt në drejtimin e duhur më shpejt për të konsoliduar dhe emancipuar shoqërinë tonë por absolutisht më shpejt për të forcuar dhe konsoliduar familjen shqiptare një familje gjatë këtyre dy dekadave të tranzicionit është tronditur jo pak nga fenomene të panjohura më parë.
Ndaj dhe roli i grave ka qenë dhe është shumë i rëndësishëm dhe unë jam i sigurt se ky rol do të vijë rritje sepse kjo fuqi e madhe është një fuqi që duhet investuar në të mirë të vendit në të mirë të familjeve shqiptare në të mirë të edukimit të gjeneratave të reja në të mirë të ndërtimit më shpejt të një Shqipërie evropiane.
Duke iu falënderuar për këtë pjesëmarrje dhe për këtë angazhim tuajin në mënyrë që të japim mundësi që të shprehni mendimet tuaja edhe përmes votës tuaj. Unë do të doja të falënderoja deputeten e Korçës Ledina Aliolli për përshëndetjen e saj dhe do të theksoja sesa i rëndësishëm është bashkëpunimi ndërmjet forumeve të grave dhe jo vetëm midis forumeve politike por edhe midis të gjithë atyre strukturave të shoqërisë civile të cilat merren me problemet e gruas problemet e nënës të cilat synojnë të rrisin rolin e tyre jo vetëm në jetën politike por edhe në fushën e sipërmarrjes dhe duhet të kemi parasysh se janë të shumta gratë sipërmarrëse të cilat janë të suksesshme në nivelet më të larta të biznesit.
Prononcimi i Kryetarit të LSI-së z Meta për mediat
Z. Meta kreu i opozitës është shprehur se do të bashkëpunojë me LSI-në në rast se ju largoheni nga koalicioni. Cili është komenti juaj?
Lëvizja Socialiste për Integrim është e njohur si forcë politike e cila në plan të parë ka interesat e stabilitetit të vendit dhe padyshim është krijuar si forcë politike për të ndihmuar përshpejtimin e procese integruese në vend. Ndaj edhe të gjithë qëndrimet e saj burojnë pikërisht nga ky angazhim madhor për ta forcuar këtë stabilitet dhe mbi të gjitha për të ecur më shpejt drejt Bashkimit Europian. Kjo është arsyeja që ne kemi apeluar në mënyrë të vazhdueshme gjatë muajve të fundit për të përmbyllur disa nga prioritetet kyçe të cilat kanë të bëjnë edhe me vlerësimin që do të bëhet në vjeshtën e këtij viti për statusin e vendit kandidat. Unë gjej rastin që edhe këtu nga Korça për të apeluar edhe një herë tjetër për mbylljen urgjente të reformës zgjedhore deri më 24 maj por edhe të reformës parlamentare për një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së imunitetit dhe natyrisht edhe për të gjithë prioritetet e tjera të cilat tashmë janë të njohura si 12 rekomandimet apo prioritetet e Komision Europian për Shqipërinë.
A mund të flasim për një dialog të hapur me z. Rama që pas takimit që patët?
Lëvizja Socialiste për Integrim është e bindur se dialogu është një domosdoshmëri që duhet praktikuar pa ndërprerje midis të gjithë aktorëve politik në radhë të parë atyre parlamentarë sepse dialogun e kërkon detyrimi për t’i shërbyer disa interesave që janë përtej atyre partiake dhe interesi kryesor në këtë rast është përshpejtimi i integrimit evropian. Kjo është një sfidë e të gjithë partive dhe prandaj kërkon dialog kërkon bashkëpunim kërkon kompromise dhe vullnet pozitiv.
A mund të ndërprisni para kohe bashkëpunimin me Partinë Demokratike për shkak të një bashkëpunimi me Partinë Socialiste?
Lëvizja Socialiste për Integrim njihet si një forcë politike e cila u qëndron marrëveshjeve dhe natyrisht që thelbi i çdo marrëveshjeje tonë ka të bëjë në radhë të parë me integrimin e vendit.
Ndërkombëtarët kërkojnë që Presidenti të zgjidhet me 84 vota dhe jo me 71. Cili është mendimi juaj?
Dhe unë uroj që çështja e Presidentit të zgjidhet që në raundin e parë mundësisht me 140 vota por natyrisht ajo që është më e rëndësishme do të ishte zhvillimi i një procesi konstruktiv i një procesi dialogues i një procesi i cili nuk synon zëvendësimin e dikujt por në radhë të parë synon vazhdimin e të gjitha reformave të cilat do të duhet të vijojnë edhe pas zgjedhjes së Presidentit
të ri.
të ri.
Z. Meta është më i rëndësishëm procesi apo emri që do të zgjidhet?
Nuk ka nisur ende procesi megjithatë kemi një proces komunikimi. Kemi mendime të ndryshme. Kemi edhe kandidatë të caktuar. Unë mendoj se kjo është pozitive. Ndërsa për sa i takon Lëvizjes Socialiste për Integrim rëndësi ka procesi dhe rëndësi ka që Shqipëria të marrë patjetër statusin e vendit kandidat në fund të këtij viti. Kjo nuk është thjesht për arsye të cilat kanë të bëjnë vetëm me imazhin e Shqipërisë pasi do të jetë një vend që arrin një status të ri dhe hedh një hap të ri në raport me BE-në por kjo absolutisht ka për të ndikuar dhe do të ndikojë në forcimin e stabilitetit të vendit dhe njëkohësisht ka për të ndikuar edhe për të tërhequr më shumë investitorë të huaj në Shqipëri por edhe do të rrisë rolin konstruktiv të Shqipërisë në të gjithë rajonin tonë.
A është z. Nano kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim për President?
LSI nuk ka shpallur asnjë kandidat për President sepse nuk e shikon çështjen e zgjedhjes së Presidentit si një mundësi për të bërë një garë ndërmjet forcave politike por LSI ka si objektiv kryesor t’i shërbejë një procesi sa më konstruktiv një procesi i cili do të sillte një vazhdimësi reformash në të ardhmen në vend sepse kjo është ajo për të cilën ka më shumë nevojë Shqipëria.
Do të thotë kjo që ju do t’i mbështesni të gjitha kandidaturat e mazhorancës?
Ne jemi të vendosur për t’i kontribuar një procesi stabilizues një procesi konstruktiv një procesi i cili i jep një notë pozitive klasës politike shqiptare nga partnerët ndërkombëtarë por në radhë të parë nga vetë qytetarët shqiptarë të cilët janë të interesuar më shumë për tu forcuar stabiliteti i vendit për tu mbrojtur sa më shumë nga efektet e kësaj krize ekonomike dhe financiare që shohim ën vendet fqinje dhe kudo. Ky është interesi më i madh. Nuk është çështja e një emri që do të zgjidhet por kemi të bëjmë me një proces me mpakte shumë të rëndësishme që ne do të punojmë që të jenë mpakte pozitive për Shqipërinë.
Sa përcaktuese do të jetë LSI-ja në procesin e zgjedhjes së Presidentit?
Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur dhe natyrisht që i gjithë kontributi ynë ka qenë dhe mbetet për një proces konstruktiv stabilizues dhe europianizues sepse është momenti që klasa politike në Shqipëri të demonstrojë atë pjekuri të cilën e kërkon vetë situata që ndodhet vendi por njëkohësisht edhe situata e fqinjëve tanë e cila nuk është ajo që ne do të dëshironim.
0x323031322d30352d3230 AKTIVITETE DSC_0144.jpg”