17 Feb Ilir Meta: LGI rol përcaktues për integrimin e vendit
Posted at 22:44h
in Archived Articles
” Ilir Meta: LGI rol përcaktues për integrimin e vendit
Lëvizja Socialiste për Integrim mbajti sot Komitetin Drejtues Kombëtar të Lëvizjes së Gruas për Integrim (LGI) ku u prezantuan dy kandidatet për kreun e këtij forumi.
1800 delegate nga e gjithë Shqipëria do të votojnë më 23 Maj kandidaten e tyre të preferuar. Në këtë post kandidojnë Luzhiana Abazi dhe Klajda Gjosha.
Fjala e kryetarit të LSI-së Ilir Meta në Komitetin Drejtues Kombëtar të Lëvizjes së Gruas për Integrim
Është kënaqësi të jem dhe unë sot këtu në këtë prezantim të dy kandidateve shoqeve tuaja dhe shoqeve tona Luzhjanën dhe Klajdën për kryetaren e re të Lëvizjes së Gruas për Integrim. Një studim i fundit tregon qartë se gratë kryefamiljare janë më efeciente se sa burrat kryefamiljarë. Kjo do të thotë se aftësitë e tyre lidhen me përgjegjshmërinë e madhe që kanë në radhë të parë si nëna dhe absolutisht përderisa janë kryefamiljare më të mira nuk kanë pse të mos jenë dhe politikane më të mira për arsyen e thjeshtë sepse vendi kërkon përgjegjshmëri dhe përgjegjshmëria kërkohet kudo. Kërkohet në familje kërkohet në komunitet kërkohet edhe në shoqëri sidomos në këto kohë të cilat mund t’i quaja pak të turbullta duke pasur parasysh situatën e përgjithshme globale ekonomike-financiare.
Mendoj se të gjithë ata të cilët merrem me politikë duhet të rrezatojnë përgjegjshmëri dhe kjo është mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur sfidave që janë të shumta që janë të shtuara një pjesë e të cilave kanë qenë të paparashikueshme në një botë që vazhdon të ndryshojë dhe në një Shqipëri që nuk mund të bëjë përjashtim nga të tjerët ndaj vlerësoj shumë iniciativën tuaj për të ripërtërirë Lëvizjen e Gruas për Integrim për ta sjellë atë në një start të ri dhe për të forcuar këtë organizatë dhe autonominë apo dhe pavarësinë e saj brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndaj dhe vlerësoj dhe zgjedhjet të cilat ju do të zhvilloni javën e ardhshme por edhe gjithë përpjekja juaj për një ristrukturim programor organizativ të kësaj lëvizjeje na ndihmojnë për të nxjerrë në pah aftësitë e mrekullueshme të grave të nënave dhe të vajzave shqiptare në këto kohë kur jam i sigurt se përgjegjshmëria dhe dhembshuria e tyre për vendin ashtu sikurse dhe për familjen është e pakrahasueshme.
Është një moment që kërkon fuqizimin e rolit të gruas në mënyrë që të kemi një shoqëri më solidare dhe më të përgjegjshme në mënyrë që të kemi dhe një familje shqiptare më të qëndrueshme dhe më rezistente ndaj problemeve dhe fenomeneve sociale. Jam i bindur se sfidat të cilat do të merrni kanë veçantitë e tyre por në mënyrë të veçantë unë përsëri do të theksoja rëndësinë e angazhimit të të gjitha grave nënave e vajzave në çështjet më të mëdha të shoqërisë sonë. Pra jo thjeshtë çështje që i takojnë një nyje të caktuar por çështje të cilat kanë të bëjnë me prioritetet më madhore që ka vendi dhe prioriteti më i madh është të ecim më shpejt për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ky është një mesazh i cili gjithnjë e më shumë vjen në një frekuencë në rritje si brenda vendit dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë por jam i sigurt që ky është një mesazh i cili në gojën e nënave grave e vajzave të Shqipërisë është edhe më domethënës edhe më inkurajues që të gjithë burrat që për interesa të vogla nuk arrijë të kuptojnë se vendi duhet ta përjetojë pozitivisht këtë moment të rëndësishëm aq më tepër kur jemi në vigjilje të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit tonë. Unë i bindur se vetëm angazhimi i grave dhe i vajzave e nënave të Shqipërisë në jetën politike por edhe në të gjitha iniciativat sociale ekonomike do të bëjë të mundur që ne të kemi një shoqëri më të zhvilluar një ekonomi më të qëndrueshme një varfëri në rënie dhe mbi të gjitha të kemi një Shqipëri më të drejtë një Shqipëri të vërtetë evropiane.
Ky angazhim i juaji është një angazhim shumë domethënës është një angazhim shumë përcaktues dhe besoj se pas kësaj Konvente që organizoni Lëvizja e Gruas për Integrim do të ketë një dimension të shtuar jo vetëm LSI por në gjithë jetën tonë politike dhe sociale dhe do të jetë një shembull shumë i mirë për bashkëpunuar me të gjitha forumet e forcave të tjera politike për të bashkëpunuar me të gjithë rrjetin e shoqërisë civile që është marrë në mënyrë sistematike me të drejtat e grave dhe e gjithë kjo të ndihmojë në një emancipim të mëtejshëm dhe më cilësor të gjithë shoqërisë sonë sepse në mënyrë të padiskutueshme emancipimi i një shoqërie përcaktohet nga roli që luan gruaja në këtë shoqëri dhe nga roli që ajo luan në familje. Ndaj ju keni gjithë inkurajimin dhe mbështetjen time si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim por edhe të forumeve tona dhe do të keni të gjitha hapësirat në mënyrë që idetë tuaja projektet që ju do të shpalosni edhe Konventë por edhe në vijim të veprimtarisë suaj të jenë të reflektuara në vetë projektet dhe prioritet e LSI-së sot por edhe n&eum
l; të ardhmen.
l; të ardhmen.
Ndaj ju falënderoj për këtë angazhim të shtuar të Lëvizjes së Gruas për Integrim. Jam i sigurt se LGI dhe LRI do të jenë dy fuqitë kryesore jo thjesht të Lëvizjes Socialiste për Integrim por do të ketë atë transformim që ka e gjithë politika shqiptare dhe e gjithë shoqëria shqiptare. Me këtë rast dua të përshëndes Lëvizjen Rinore për Integrim e cila tashmë ka nevojë për kuota të mbrojtur djemtë nga vajzat dhe unë shpresoj që falë angazhimit tuaj te jetë e shpejtë dita që të vendosim kuota në LSI për mbrojtur burrat nga gratë në kuptimin e përfaqësimit. Përderisa gratë si kryefamiljare do të jenë më të suksesshme se burrat kryefamiljarë kjo padyshim do të thotë shumë edhe për politikën do të thotë shumë edhe për qeverisjen do të thotë shumë për rolin që do të keni si gra vajza dhe nënat për të ardhmen e shoqërisë sonë evropiane.
0x323031322d30352d3136 AKTIVITETE Kryetari i LSI-se z. Meta gjate mbledhjes se KDK se LGI.jpg 19:29)”