17 Feb Ilir META :Konsensusi dhe kapriçiot përjashtojnë njëra-tjetrën
Posted at 22:49h
in Archived Articles
” Ilir META :Konsensusi dhe kapriçiot përjashtojnë njëra-tjetrën
Konferenca për shtyp e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta
Në vijim të komunikimit tonë të vazhdueshëm është edhe kjo dalje para jush. Me kërkesën dhe interesimin tuaj natyrisht nuk mund t’i shmangesha kësaj kërkese. Natyrisht që ka një zhvillim të rëndësishëm në drejtim të zgjidhjes së çështjes së presidentit. Duke u njohur me tërheqjen nga kandidimi për president të z. Xhezair Zaganjori e cila ka qenë një iniciativë tërësisht sovrane e tij dhe që konfirmon edhe një herë integritetin dhe personalitetin e tij dhe faktin që ai nuk e kërkoi këtë pozitë por iu kërkua për hir të një konsensusi të gjerë për të marrë postin më përfaqësues atë të Presidentit të Republikës.
Theksoj edhe një herë tjetër që mazhoranca në kërkesën e saj drejtuar z. Zaganjori ka qenë tepër e interesuar për t’i shkuar deri në fund zgjedhjes së kësaj kandidature duke vlerësuar të gjitha ato cilësi që i kemi përmendur edhe më parë të cilat e bënin mjaft të kompletuar këtë figurë për këtë post dhe njëkohësisht e bënin tepër konsensuale edhe për opozitën e cila e kishte votuar në Parlament si anëtar të Gjykatës Kushtetuese shumë vite më parë. Ndaj kjo tërheqje meriton një vlerësim të paktën nga ana ime dhe e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëkohësisht është edhe një mesazh për të gjithë klasën politike për të reflektuar për të bërë edhe ndonjë përpjekje tjetër për konsensus por në fund të fundit për t’i hapur rrugën zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi ku sovrani mbetet parlamenti.
Do të ketë një tryezë tjetër apo konsultime për një tjetër kandidat dhe në këtë tryezë a do të përfshihet edhe opozita?
Opozita ka qenë e përfshirë në të gjithë këtë proces. Opozita ka humbur një rast të mrekullueshëm për të dhënë konsensusin e saj për këtë kandidaturë. Unë shpreh keqardhjen e thellë. Kërkesat që mazhoranca të propozojë një kandidaturë të ngjashme me atë të z. Zaganjori nuk mendoj se kanë qenë tepër solide kur ne paraqitëm një kandidaturë tepër konkrete që e kishte votuar në Parlament opozita e sotme dikur mazhorancë. Natyrisht që kjo çështje do të zgjidhet. Unë shpresoj përsëri që të ecet me përpjekje për konsensus por konsensusi dhe kapricot përjashtojnë njëra-tjetrën. Megjithatë më të drejtpërdrejtë lidhur me ecurinë e mëtejshme do të jemi nesër sepse kuptohet që ne jemi në një koalicion. Ne do të konsultohemi dhe do të diskutojmë gjatë ditës së nesërme dhe pasnesërme dhe kështu me radhë. Megjithatë do të gjejmë një zgjidhej dhe parlamenti do të jetë sovran. Kjo është e sigurt.
Z. Meta a do të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim në mbështetje të një kandidature që do të vijë nga kryesia e Partisë Demokratike?
Lëvizja Socialiste për Integrim është e angazhuar për një zgjidhje sa më të mirë për Shqipërinë dhe kështu ka qenë që në fillim të këtij procesi. Nuk është përgjegjësia e Lëvizjes Socialiste për Integrim që ky proces nuk u kurorëzua me sukses të plotë. Por nëse patëm një proces deri tani pavarësisht nga mangësitë e tij për shkak edhe të sjelljeve emocionale të aktorëve të caktuar përsëri ky proces kjo transparencë ky debat ka pasur në themel të tij edhe kontributin modest dhe konstruktiv të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe LSI do të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë konstruktive dhe parimore për këtë zgjidhje.
Do të jeni për një kandidaturë politike?
Ne do të kontribuojmë që brenda javës që vjen duke u nisur që nga e hëna që Shqipëria të ketë presidentin e ri. Na vjen keq nga kjo tërheqje të cilën unë e çmoj dhe respektoj dhe që tregon vlerat dhe integritetin e kandidatit i cili u paragjykua padrejtësisht nga opozita i cili e vizitoi me iniciativën e tij selinë e Partisë Socialiste dhe kreun e saj në mënyrë tepër qytetare të përgjegjshme dhe civile. Megjithatë do të ecim përpara me qetësi.
0x323031322d30362d3038 rVML620110323111057_23031119.jpg 18:39)”