Ilir Meta kërkon pagesën e gatishmërisë për mëse 200 punonjës të Poliçanit

Ilir Meta kërkon pagesën e gatishmërisë për mëse 200 punonjës të Poliçanit

Ilir Meta kërkon pagesën e gatishmërisë për mëse 200 punonjës të Poliçanit Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta në cilësinë e deputetit të Skraparit ka kërkuar sot nga qeveria në emër të mëse 200 punonjësve të Poliçanit zhbllokimin e menjëhershëm të pagesës së gatishmërisë pasi kjo do të sillte pasoja dhe tension të panevojshëm social.
 
Kreu i LSI-së vlerësoi gatishmërinë e Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe të ministrit të Punës dhe Shanseve të Barabarta Kosta Barka me të cilët Meta theksoi se “kemi rënë dakord për të përballuar efektet financiare që do të ketë ky vendim”.
 
Ndaj Meta kërkoi që të mos zvarritet më vendimi i qeverisë për pagesën e punonjësve të Poliçanit.  
 
Ndërkaq Kryetari i LSI-së dënoi dhunën e ushtruar ndaj deputetit Vangjel Tavo si dhe deklaroi se grupi parlamentar LSI-PDS është kundër informimit të Kryeministrit Berisha për 100 ditët pasi i duhet lënë kohë grupeve parlamentare që të përgatiten për debat.  0x323030362d30312d3330 14:29)