17 Feb Ilir Meta: Investimi mundëson zhvillimin rrënjësor të turizmit në të gjithë zonën
” Ilir Meta: Investimi mundëson zhvillimin rrënjësor të turizmit në të gjithë zonën
Ilir Meta: Investimi mundëson zhvillimin rrënjësor të turizmit në të gjithë zonën
Ditën e sotme është inauguruar nisja e punimeve për rrugën e Kanioneve Çorovodë-Hambull në Rrethin e Skraparit. Kjo është një vepër e cila do të kushtojë 4 milionë euro dhe është një investim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në këtë përurim kanë marrë pjesë kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deputeti i LSI-së për Qarkun Berat Nasip Naço Sekretari për Çështjet Ligjore në LSI Spartak Braho ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit Genc Pollo si dhe deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun Berat Lefter Maliqi.
Në fjalën e tij përshëndetëse z. Meta është shprehur se realizimi i kësaj rruge është një ëndërr tashmë e kthyer në realitet. Sipas tij me mbarimin e kësaj rruge do të marrë një zhvillim rrënjësor turizmi në këtë zonë dhe qytetarët shqiptarë e turistët e huaj do të shikojnë bukuritë përrallore të Kanioneve të Skraparit. Nga ana e tij deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun Berat Nasip Naço u shpreh se realizimi i kësaj rrugë është një premtim i mbajtur. Sipas tij janë edhe një sërë projektesh të tjera të cilat presin të realizohen në të gjithë zonën e Skraparit. Z. Naço deklaroi se qëllimi është që çdo fshat të lidhet me asfalt me çdo qendër komune me asfalt. Sipas tij të gjitha këto investime do të fillojnë brenda pak javësh.
Fjala e plotë e z. Meta
Të dashur motra dhe vëllezër të Skraparit. I nderuar zoti ministër Genc Pollo. Të nderuar deputetë Naço dhe Maliqi kryetari i Bashkisë dhe të gjithë drejtuesit e pushtetit vendor të Qarkut të Beratit prefekti i Beratit. Është një lumturi e madhe për të gjithë ne që sot nis puna për përfundimin brenda 13 muajve të një vepre të ëndërruar jo vetëm nga të gjithë ne që kemi lindur në Skrapar por edhe nga të gjithë ata të cilët përmes vështirësive të shumta kanë shijuar bukuritë e Skraparit dhe sidomos bukuritë përrallore të kanioneve të Skraparit. Janë me mijëra shqiptarë por janë dhe me mijëra vizitorë të huaj deri tani. Do të bëhen pas ndërtimit të plotë të kësaj vepre të standardeve evropiane me dhjetëra e mijëra vizitorë nga e gjithë Shqipëria Kosova por edhe me dhjetëra e mijëra turistë të huaj që do ti shijojnë këto bukuri. Jo vetëm kaq por përmes këtij investimi që nis sot do të krijohet mundësia për përmirësimin e ndjeshëm të jetës së komunitetit të të gjithë kësaj zone e cila do të ndihmojë për të rritur shpresat dhe mundësitë për një jetë më të mirë këtu mes bukurive të jashtëzakonshme shijimin e të cilave e ka bërë të vështirë deri më tani një infrastrukturë e vështirë. Ndaj unë dua të falënderoj Fondin Shqiptar të Zhvillimit i cili e përzgjodhi mes shumë projektesh të tjera këtë vepër tepër të rëndësishme. Dua të falënderoj edhe drejtorin zotin Beci. Edhe kryetarin e këtij bordi zotin Pollo. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë zotin Naço për angazhimin e tij të vazhdueshëm. Kjo është një vepër që do të mbetet brez pas brezi. Është një vepër që do të shërbejë perspektivës së gjeneratave të tëra. Është një vepër që do ta sjellë Skraparin shumë më afër të gjithë atyre pritjeve të cilat kërkojnë pikërisht këtë lloj turizmi kaq të veçantë kaq interesant i cili do të shënojë një bum të veçantë pas një viti kur ne të inaugurojmë përfundimin e kësaj rruge të mrekullueshme. Njëkohësisht për qytetarët e Çorovodës ky projekt do të thotë shumë sepse nuk është vetëm një ndihmë për të gjallëruar jetën ekonomike sociale turizmin por njëkohësisht dua të përmend dhe njëherë tjetër rëndësinë e madhe që ka integrimi tek ky projekt i bërjes së një rruge model për rrugën e varrezave e cila ka qenë vërtet mjaft rraskapitëse për qytetarët e këtij komuniteti të dashur. Dhe këtu zgjidhet dhe mbyllet përfundimisht një kapitull i dhimbsur i gjithë këtij komuniteti. Ndaj dua t’iu falënderoj për pjesëmarrjen tuaj këtu sot për këtë inkurajim që i bëni këtyre investimeve të reja të cilat nuk përfundojnë këtu por do të ketë dhe shumë inaugurime sot edhe në javët e ardhshme në mënyrë që të përmirësohen kushtet e këtij komuniteti në mënyrë që të ketë më shumë gëzim dhe shpresë në sytë e fëmijëve tuaj. Rroftë populli i Skraparit.
Prononcimi për mediet i kryetarit të LSI-së
Ilir Meta: Imuniteti duhet zgjidhur urgjentisht maksimizon mundësinë për marrjen e statusit
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi sot se çështja e heqjes së imunitetit është një çështje e cila duhet të realizohet urgjentisht. Sipas tij duhen lënë ethet elektorale për në periudhën kur do të afrojnë zgjedhjet pasi nuk duhet penguar statusi për interesa të ngushta të askujt. Z. Meta deklaroi se referendumi është një mënyrë për të hequr imunitetin por koha e pakët kushtëzon një zgjidhje në parlament për imunitetin.
Z. Meta e gjithë vëmendja e politikës është përqendruar tek provimi i vjeshtës që ka Shqipëria për marrjen e statusit të vendit kandidat. Mendoni se do të jemi një vend kandidat për në Bashkimin Europian? A do ta kalojë politika këtë provim?
Politika duhet të bëjë çdo gjë për ta marrë. Po të kishte qenë për LSI-në do të ishte marrë me kohë. Ju i dini qëndrimet tepër konstruktive të Lëvizjes Socialiste për Integrim. duhet të zgjidhet çështja e imunitetit urgjentisht brenda këtyre ditëve brenda këtyre javëve sepse koha është shumë e rëndësishme. Natyrisht që duhen lënë ethet
elektorale për në periudhën kur do të afrojnë zgjedhjet. Nuk duhet penguar statusi për interesa të ngushta të askujt.
A jeni sërish të mendimit se heqja e imunitetit duhet kryer në Parlament dhe jo me referendum?
Për ne si LSI është e rëndësishme që të hiqet imuniteti sa më shpejt të jetë e mundur me çdo mjet dhe me çdo mënyrë demokratike. Pa dyshim që edhe referendumi mbetet një mjet i vlefshëm për heqjen e imunitetit por koha është shumë e rëndësishme sepse këto ditë këto javë vendoset për statusin. Ndaj heqja e imunitetit maksimizon mundësinë për marrjen e statusit. Në këtë mënyrë rruga më e shpejtë është ajo në parlament sepse ju e dini me referendum do të kërkojë mjaft kohë.
0x323031322d30392d3034 AKTIVITETE DSC_0324.jpg 19:6)”