16 Feb Ilir Meta intervistë për ABC-në
Posted at 03:38h
in Archived Articles
Ilir Meta intervistë për ABC-në
Ju ishit në sallën e Parlamentit sot çfarë nuk arritëm të shohim dhe perceptojmë gjatë kohës së ushtrimit të dhunës së sotme?
Mendoj se keni parë thelbin e asaj që ka ndodhur sot por për fat të keq thelbin e filozofisë së aksionit politik të lidershipit të PS-së që nuk është gjë tjetër veçse dhunë dhunë dhe vetëm dhunë. Natyrisht kjo ngjarje që keni parë sot është në vijimësinë e ngjarjeve që keni parë më 21 janar përballë forcave të rendit dhe kryeministrisë. Por askush nuk e priste sot aq më tepër një ditë pas mesazheve të qarta të përforcuara nga përfaqësuesit e politikës amerikane. Ata apelonin për dialog për përforcim të institucioneve për bashkëpunim në interes të vendit dhe në interes të afirmimit të mëtejshëm të Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s si një vend që aspiron të anëtarësohet në BE. Aq më tepër pas cenimit të imazhit të vendit pas ngjarjeve të dhunshme që ndodhën më 21 janar. Ajo që ndodhi sot është një tjetër tregues. Pamjet kanë qenë të qarta dhe të gjithë kanë dëgjuar kur ka folur përfaqësuesi i PS-së askush nuk e ka ndërprerë askush nuk i ka dalë përpara edhe pasi ka folur përtej kohës që përcakton rregullorja. Ndërsa sa herë që fliste një përfaqësues i maxhorancës kishte një reagim tërësisht anormal dhe primitiv derisa ju patë reagimin agresiv ndaj deputetit Paloka i cili thjesht po fliste.
Z. Kantrimen z.Arvizu dhe përfaqësuesi i Be-së z. Lajçak kanë bërë thirrje për uljen e toneve dhe të gjuhës së ashpër aq më tepër dje ku z. Kantrimen tha 21 janarin lërjani drejtësisë . Si ka mundësi që palët nuk po dëgjojnë ndërkombëtarët?
Besoj se aktorët politikë dhe forcat politike nuk është se thjesht duhet të dëgjojnë ndërkombëtarët që janë shumë të rëndësishëm për një vend që përjetoi vuajtje të jashtëzakonshme gjatë 50 viteve të izolimit të tij kur nuk donte të dëgjonte askënd. Por në radhë të parë forcat politike duhet të dëgjojnë shqiptarët që janë më të qetë në jetën e tyre dhe bashkëpunues pavarësisht nga preferencat partiake të cilët janë pjesë e së njëjtës familje. Shqiptarët punojnë bashkë pavarësisht preferencave politike. Dhe e gjithë kjo situatë artificiale nuk ka lidhje me realitetin.
Kush e ngjizi këtë situatë dhe çfarë?
Nuk mendoj se këtu kemi të bëjmë me një ngjarje. Mendoj se kemi të bëjmë me një strategji politike për të dëmtuar institucionet. Ngjarja është humbja e PS në zgjedhjet e 28 qershorit dhe mospranimi i kësaj ngjarjeje dhe gjetja e një justifikim që lideri i PS-së të mbajë pozicionin që ka. Natyrisht ka dhe një ngjarje tjetër është dhe 8 maji ku do të duhet që qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen duhet të zgjedhin dhe të votojnë për drejtuesit e tyre të ardhshëm për 4 vjet dhe në këtë segment kohor kryetari i PS-së së pari për të treguar se është kryetari legjitim dhe nuk humbi në zgjedhje ndoqi gjithë atë politikë destruktive ndaj parlamentit ndaj reformës zgjedhore e cila duhej të ishte miratuar me kohë sipas rekomandimeve të OSBE-ODHIR ndaj partnerëve ndërkombëtarë. Gjithë ajo politikë destruktive për të penguar liberalizimin e vizave duke i thënë Evropës se po të hiqen vizat 1 milion shqiptarë do të ikin dhe nuk do të kthehen më për të tmerruar Evropën që të mos liberalizonte vizat. Por ne dimë që kanë 2 muaj që shqiptarët e kanë përfituar këtë të drejtë dhe gjithashtu kanë përmbushur të gjitha detyrimet qëp vijnë nga kjo në mënyrën më të civilizuar.
Zoti Meta ju si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pjesë e koalicionit qeverisës keni qenë në tragetin e opozitës përpos largimit tuaj nga qeveria pas publikimit të videos PS kërkon largimin e qeverisë. Opozita ka mbajtur demonstrata për këtë arsye dhe do të mbajë një tjetër demonstratë në 18 shkurt ku kërkon rrëzimin e qeverisë. Si e shikoni ju koalicionin në këto raste?
Opozita në disa seanca të mëparshme të Parlamentit justifikohej me agresivitetin e saj me zhurmën e saj dhe përpjekjen e saj për të bllokuar kuvendin me idenë se ishte kryeministri Berisha ai që e nxiste këtë situatë. Dhe ndërkohë sot ne pamë që nuk ishte kryeministri Berisha në sallë për shkak të axhendës së tij dhe opozita reagoi aspër me cilindo që mori fjalën edhe ndaj zotit Imami që po mbante një fjalë të balancuar të arsyeshme dhe konstruktive. Dua të kemi parasysh se cili është problemi i lidershipit të opozitës. Unë si një socialist i vjetër prej 20 vitesh dhe duke njohur mirë PS-në dhe elektoratin e saj jam i bindur se nuk ka asnjë lloj lidhje ky frymëzim dhune dhe këto ushtrime dhune që janë të mirë-organizuara dhe që nuk janë spontane nuk kanë asnjë lidhje me vetë karakterin paqësor të vetë socialistëve. Të cilët kanë bërë me qindra dhe mijëra protesta në Shqipëri nga viti ‘91 dhe deri tani por dhe asnjëherë nuk kanë degraduar politiken as në dhunë as në Parlament as në rrugë dhe madje as në kohën kur kryetarin e tyre e kishin në burg. Pra pamje të tilla dhe një agresivitet i tillë nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e PS-së e cila ka merita të veçanta deri në mesin e viteve 2000 për sa i takon proceseve integruese të Shqipërisë Ajo ka ditur të japë konsensusin për reforma dhe ligje të ndryshme madje edhe kur ka pasur kryetarin e partisë në burg. Pra PS në çdo kohë ka ditur të ngrihet mbi interesat e ngushta dhe të çmojë më shumë interesat kombëtare. Tani kemi të bëjmë me interesa të ngushta personale të një grupi i cili njihet edhe si jo-socialist.
Si është gjendja e koalicionit në këtë mes kur dihet që kërkohet rrëzimi i qeverisë aktuale që përbëhet nga koalicioni?
Absolutisht koalicioni është tepër solid. Ka funksionuar dhe funksion n&
euml; mënyrë tepër normale dhe efikase. Këtë e tregon më së miri përmbushja me shumë sukses dhe në kohë e liberalizimit të vizave. Janë përmbushur qindra kushte kritere standarde janë bërë ligje akte ligjore investime teknologjike që u arrit kjo gjë kur të tjerët vinin bast që kjo nuk do të arrihej aq më tepër brenda 2010. Dhe mendoj se iniciativat e ditëve të fundit për t’iu kthyer normalitetit të qeverisjes problemeve ekonomike që duhet ti kushtet më shumë prioritete unë jam i bindur se maxhornaca dhe e menaxhuar këtë situatë të provokuar në mënyrë të qëllimshme nga lidershipi i PS-së në mënyrë asimetrike absolutisht do ta përballojë me sukses dhe jo vetëm do të përmbushë këtë mandat qeverisës por të jeni të bindur se askush nuk mund t’i besojë një opozite e cila në vend të fjalës në parlament e cila në vend të mesazheve në vend të zgjidhjeve në vend të projektligjeve përdor grushtet përdor shkelmat në mënyrën më të pajustifikueshme dhe pa asnjë lidhje me atë që ndodh në shoqëri tonë dhe me atë që kërkohet nga shqiptarët.
euml; mënyrë tepër normale dhe efikase. Këtë e tregon më së miri përmbushja me shumë sukses dhe në kohë e liberalizimit të vizave. Janë përmbushur qindra kushte kritere standarde janë bërë ligje akte ligjore investime teknologjike që u arrit kjo gjë kur të tjerët vinin bast që kjo nuk do të arrihej aq më tepër brenda 2010. Dhe mendoj se iniciativat e ditëve të fundit për t’iu kthyer normalitetit të qeverisjes problemeve ekonomike që duhet ti kushtet më shumë prioritete unë jam i bindur se maxhornaca dhe e menaxhuar këtë situatë të provokuar në mënyrë të qëllimshme nga lidershipi i PS-së në mënyrë asimetrike absolutisht do ta përballojë me sukses dhe jo vetëm do të përmbushë këtë mandat qeverisës por të jeni të bindur se askush nuk mund t’i besojë një opozite e cila në vend të fjalës në parlament e cila në vend të mesazheve në vend të zgjidhjeve në vend të projektligjeve përdor grushtet përdor shkelmat në mënyrën më të pajustifikueshme dhe pa asnjë lidhje me atë që ndodh në shoqëri tonë dhe me atë që kërkohet nga shqiptarët.
Zoti Meta emri juaj është e lidhur me një çështje e i cila është në duart e drejtësisë tashmë. Kjo çështje merret dhe rimerret nga opozita shqiptare si një argument për të vijuar aksionin e saj politik. Ju dolët para dy ditësh së bashkue me avokatët tuaj për të dhënë një ide lidhur me ecurinë e hetimeve por edhe të shqetësuar për ngadalësinë e tyre. Mendoni se kjo çështje mund të mbajë peng dhe mund të shërbejë si një argument i vijueshëm për aksionin e opozitës shqiptare dhe shpresoni se drejtësia do ët japë verdiktin e sj?
Mendoj se çështja në fjalë është jo vetëm absurde sepse kemi të bëjmë me një montazh të pastër. Këtë montazh e pranojnë hapur vetë autorët që ditën e parë që kishin prerë disa pjesë që i pranuan vetë por ekspertiza e bërë nga një studio ligjore e standardeve ndërkombëtare tregon se ajo është në tërësi një motanzh i plotë. Unë me kënaqësi i kam kërkuar prokurorisë që të investigojë për këtë çështje. I kam drejtuar një letër menjëherë kryetares së kuvendit për të dorëzuar vullnetarisht imunitetin dhe njëkohësisht kam dhënë dorëheqjen nga funksionet qeveritare i bindur se kjo çështje jo vetëm që është një sajesë jo vetëm që është në montazh por absolutisht që nuk mund të përbënte një shkas për të dëmtuar kredibilitetin e qeverisë. Natyrisht që dorëheqja ime i gjeti disi të paparëgatitur dhe i bëri nervozë frymëzuesit e gjithë këtij skenari të dhunës sepse natyrisht që kjo është një çështje që i takond drejtësisë dhe mua më pëlqen kjo gjë.
Zoti Meta numrat në parlament le të themi janë afër mes mazhorancës dhe pozitës. Kemi parë gjatë gjithë kësaj periudhe se ka pasur lëvizje deputetësh sidomos brenda të majtës nga LSI te PS dhe anasjelltas. I referohem këtu lëvizjes më të fundit të z. Dritan Prifti protagonist edhe i kësaj videoje ka bërë një kërkesë për t’u bërë pjesë e PS-së. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë një grup i PS-së në Shkodër u bë pjesë e LSI-së. Ç’po ndodh me të majtën a mund të presim lëvizje të tjera dhe a mos po shndërrohet në një lojë numrash e gjithë kjo betejë?
Nuk mendoj se kemi të bëjmë me një lojë numrash pasi kjo është një mazhorancë që qëndron në mbi bazë të një marrëveshjeje politike një marrëveshje tërësisht legjitime. Është një mazhorancë tepër solide. Përsa i takon lëvizjeve të caktuara në të ardhmen secili bën zgjedhjen e tij jemi në demokraci por të jeni të sigurt se kjo është një maxhorancë tepër solide. Një mazhorancë jam i bindur e investuar totalisht për proceset integruese të Shqipërisë dhe këtë e ka treguar edhe në ofertat nga më të shumtat sikurse i janë bërë opozitës sikurse i takon një reforme zgjedhore e cila të adresojë shqetësimet e saj. Por praktikisht nuk ka asnjë vullnet nga ana e opozitës edhe pse OSBE-ODIHR-i SHBA dhe BE prej kohësh kanë kërkuar prej kohësh që transparenca të zhvilohet më tej përmes ndryshimeve në ligj. Edhe pse janë bërë shumë oferta të tjera për çështje të ndryshme të cilat mund t’i japi më shumë mundësi opozitës të afirmojë vetveten dhe të ushtrojë edhe ajo legjitimitetin e saj por në vend të shprehjes së këtij legjitimiteti ajo ka zgjedhur rrugë të tjera të cilat nuk janë aspak legjitime ky kryefjala e gjithë kësaj mbetet dhuna.
Ju jeni e vetmja forcë politike keni nisur një tur paraelektoral për zgjedhjet e 8 majit. Mbeteni një forcë e majtë ndërkohë që forca tjetër e majtë më e madhja e opozitës shqiptare Partia Socialiste të paktën sipas deklaratave të z. Rama ende nuk e sheh veten pjesëmarrëse në këto zgjedhje. Nga kjo pikëpamje si do ta targetoni elektoratin tuaj duke pasur parasysh që jeni një parti e koalicionit por jeni një forcë e majtë?
Kjo nuk na pengon aspak edhe për vetë natyrën e zgjedhjeve vendore. Këto janë zgjedhje administrative janë zgjedhje ku qytetarët i kushtojnë më shumë rëndësi kandidatëve vlerave që ata kanë lidhjeve që ata kanë me komunitetin. Mendoj që zgjedhjet e 8 majit janë shumë të rëndësishme për arsye se polizitimi i pushteti vendor i atyre viteve ndoshta edhe për shkak se vetë kryetari i PS-së ka qenë dhe vazhdon ende të jetë kryetari i bashkisë së tiranës ka sjellë një polizitim ekstreme dhe tërësisht të panevojshëm që nuk ndodh në asnjë vend të botës kur dihet që prioritetet e kryetarëve të bashkive e kryetarëve të komunave e këshillave janë që të zgjidhin problemet jetike të komunitetit. Ne dëgjuam para pak ditësh një raport ku Tirana dilte një nga qytetet më të ndotura në Europë katër herë mbi normën mesatare të qyteteve të tjera të Bashkimit Europian