Ilir Kokona: “Vota për ‘Aleancën për Qytetarin’

Ilir Kokona: “Vota për ‘Aleancën për Qytetarin’

” Ilir Kokona: “Vota për ‘Aleancën për Qytetarin’ zgjidhja e problemeve tuaja”

Kandidati për Njësinë nr. 3 “Do jem avokati juaj në çdo institucion për zgjidhjen e shqetësimeve tuaja”

U prezantua dje kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Ilir Kokona për Njësinë Bashkiake nr. 3 i cili gjatë fjalës së tij ftoj të gjithë qytetarët e kësaj njësie se për zgjidhja më e mirë për zgjidhjen e problemeve të tyre është vota për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”. Kokona theksoi se gjatë mandatit të ardhshëm do t’u jepet zgjidhja një sërë problemesh siç është ndotja e mjedisit hapësirat e gjelbra apo këndet sportive për të rinjtë.

Ndërsa duke votuar për Lulzim Bashën Kokona theksoi se kryebashkiaku i ri i Tiranës do t’i kthejë zonat informale në zona urbane me infrastrukturë bashkëkohore. “Ftoj banorët e zonës ‘Sadik Petrela’ të votoni Lulzim Bashën i cili do ta kthejë zonën informale në një zonë urbane me infrastrukturë bashkëkohore. Banesat tuaja do të emërtohen me ndërtime pa leje por do të keni dokument pronësie dhe kështu shtëpitë tuaja nuk do të jenë më të paligjshme. Me votën tuaj do t’i jepni fund problemit të ndotjes së mjedisit nga kanali i hapur që kalon mes përmes shtëpive tuaja nuk do të jenë më të paligjshme” theksoi Kokona gjatë fjalës së tij.

Gjithashtu kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për Njësinë Bashkiake nr. 3 theksoi se një rëndësi e veçantë me fitoren e 8 majit do t’i jepet krijimit të një biblioteke për të rinjtë e cila i ka munguar prej kohësh një e tillë. Ndërsa një vëmendje tejet e veçantë Kokona theksoi se do t’i jepet dhe angazhimit për ndërtimin e tregjeve bashkëkohore në zonën tonë. “Tregjet ekzistuese kanë funksionuar pa kushte dhe jashtë standardeve. Dua të siguroj edhe të gjitha bizneset që vota juaj për ne do të jetë një votë për përgjysmimin e taksave dhe krijimin e një klime të favorshme për zhvillimin e biznesit tuaj” deklaroi Ilir Kokona.

Fjala e plotë e kandidatit për Njësinë Bashkiake nr.3 Ilir Kokona

Të dashur qytetarë banorë të Njësisë Bashkiake nr. 3 ju përshëndes!
Jam i lumtur dhe entuziast që dal sot para jush. Pjesëmarrja juaj në këtë shesh më gëzon pa masë më jep siguri forcë dhe besim. Jam krenar që kandidoj për forcën më të madhe “Aleanca për Qytetarin” për të cilën të parët jeni ju. Jam i bindur se mbështetja ime kryesore dhe më e fuqishme jeni përsëri ju. Këtë e kemi treguar sot dhe ju ftoj ta tregoni më 8 maj. Ju ftoj që më 8 maj të votoni për zgjedhjen më të mirë për kandidatët e “Aleancës për Qytetarin”. Ftoj banorët e zonës ‘Sadik Petrela’ të votoni Lulzim Bashën i cili do ta kthejë zonën informale në një zonë urbane me infrastrukturë bashkëkohore. Banesat tuaja do të emërtohen me ndërtime pa leje por do të keni dokument pronësie dhe kështu shtëpitë tuaja nuk do të jenë më të paligjshme. Me votën tuaj do t’i jepni fund problemit të ndotjes së mjedisit nga kanali i hapur që kalon mes përmes shtëpive tuaja nuk do të jenë më të paligjshme. Me votën tuaj do t’i jepni fund problemit të ndotjes së mjedisit nga kanali i hapur që kalon mes përmes shtëpive tuaja. Ai kanal nuk do të prishë më jetën tuaj me merakun për sëmundje të ndryshme. Ftoj banorët e zonës ‘Arkitekt Sinani’ dhe ‘Sitki Çiço’ që të votoni Lulzim Bashën për përmirësimin e infrastrukturës së zonës tuaj me qëllim që ambientet ku jetoni dhe të ngjajnë me ato që rrinë miqtë e zotit Rama.

Ftesa ime është patjetër për të gjithë qytetarët e rrugës ‘Ibrahim Brahja’ që me votën e tyre të shpëtojnë shtëpitë nga përmbytja dhe të mos jetojnë çdo ditë me frikën dhe ankthin e prishjes së motit.

Ftoj banorët e zonës ‘Bajram Çela’ që më 8 maj të zgjedhin që të mos jenë banorë të dorës së dytë por të vendosin veten të parën duke votuar ‘Aleancën për Qytetarin’ duke votuar Lulzim Bashën. Dua t’u bëj thirrje të gjithë prindërve që me votën e tyre për ‘Aleancën për Qytetarin’ të përmirësojnë kushtet për një edukim bashkëkohor të fëmijëve të tyre nëpër çerdhe kopshte dhe shkolla.

Më shumë dashamirësi ftoj të rinjtë intelektualët dhe të gjithë qytetarët që të votojnë për ndërtimin e një biblioteke në territorin e Njësisë Bashkiake nr. 3 së cilës i ka munguar prej kohësh një e tillë. Vota juaj do të mundësojë gjithashtu ndërtimin e qendrave sportive dhe mjediseve argëtuese. Në vëmendjen time të veçantë është dhe angazhimi për ndërtimin e tregjeve bashkëkohore në zonën tonë. Tregjet ekzistuese kanë funksionuar pa kushte dhe jashtë standardeve. Dua të siguroj edhe të gjitha bizneset që vota juaj për ne do të jetë një votë për përgjysmimin e taksave dhe krijimin e një klime të favorshme për zhvillimin e biznesit tuaj.
Ftoj ish-ushtarakët dhe ushtarakët që të votojnë për Lulzim Bashën që askush mos të përpiqet t’i dhunojë dhe t’i përbuzë si më 21 janar.
 Lulzim Basha do të jetë personi që do të vazhdojë të plotësojë ëndrrat tuaja. Ai bëri të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO ndërtimin e rrugës më të madhe të kombit dhe lëvizjen e lirë pa viza të shqiptarëve në Evropë. Ky njeri do të jetë ai që më 8 maj bashkë me ju dhe me votën tuaj do ta shembë Edi Ramën si një përbindësh të vramë. Është nder për mua që të punoj përkrah Lulzim Bashës. Prandaj ju kërkoj votën pasi do të jem gjithmonë avokati juaj në çdo institucion ku kalon zgjidhja e problemeve tuaja.
Ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe ashtu siç ju ftova sot të votoni do ju ftoj edhe më 9 maj për të festuar fitoren.

0x323031312d30342d3233 AKTIVITETE Prezantimi i kandidatit Ilir Kokona.jpg 12:13)”