Ilir Kokona anëtarësohet në LSI

Ilir Kokona anëtarësohet në LSI

” Ilir Kokona anëtarësohet në LSI

Deklarata e Luan Ramës dhe Ilir Kokonës 
Jam sot në këtë komunikim me ju dh përmes jush me të gjithë opin ionin publik jo vetëm për të bërë të njohur faktin se në vazhdën e shumë prurjeve në radhët e Partisë Socialiste të cilët distancohen nga politika e rrugës së kryetarit Edi Rama por shumë më tepër se kaq për të qenë pjesë e një angazhimi dhe të një kontributi më të madh në të mirë të interesave të vendit ju bëj të ditur se edhe kryetari i Njësisë Bashkiake numër 3 në Tiranë i zgjedhur në këtë detyrë i propozuar nga PS-ja Ilir Kokona është sot me mua për të deklaruar largimin nga PS-ja për të deklaruar distancimin prej politikës abuzive dhe keqpërdorimit të vlerave të PS dhe shndërrimit të tyre në instrument të rrugës dhe të dhunës dhe njëherësh për tu anëtarësuar në LSI për të qenë pjesë e lëvizjes sonë të madhe e lëvizjes sonë evropiane dhe për të punuar së bashku në të mirë të interesave të vendit pikësëpari por padyshim edhe në të mirë të interesave të së majtës evropiane në Shqipëri. 
Prandaj në shenjë të vlerësimit të këtij akti më lejoni që publikisht përpara jush ti dorëzoj zotit Kokona teserën si anëtari më i ri i LSI-së ti uroj atij mirëseardhjen dhe njëherësh ta siguroj që në LSI gjen mjedis shokësh gjen mjedis pune mjedis të motivuar për të gjitha vlerat për të cilat punojnë edhe socialistët shqiptarë të cilët të tradhtuar nga klika që ka uzurpuar partinë e tyre kanë një shans kanë një mundësi që gjithçka mund të bëjnë për të vlerat dhe për investimin që ata kanë bërë të jenë pjesë e angazhimit politik qytetar dhe atdhetar së bashku me LSI. Ju kam pas thënë kohë më parë se do të ketë vazhdimisht prurje nga PS-ja do të ketë socialiste që ikin nga keqpërdorimi i PS-së. Ilir është një nga të shumtët por ju siguroj se në ditët në vijim do të kemi prapë komunikime të kësaj natyre këtu por edhe në salla më të gjëra në rrethe të tjera të vendit. 
Ilir Kokona
Jam shumë i nderuar me fjalët që tha z. Rama por për ardhjen time këtu vij të kontribuoj për një fuqi të madhe drejtuese siç është mazhoranca absolutisht jam për një të majtë moderne dhe nuk jam i çuditur dhe nuk jam i i shokuar pasi këtu kam gjetur të gjithë miqtë e mi të hershëm dhe këtu jam si në shtëpinë time. Normal që këtu do të jap kontributin tim që kjo forcë politike e së majtës integruese e një të majte moderne normalisht të jetë fitimtare të shkojë akoma më lart. 
Normal që të ikësh nga një Parti Socialiste e cila as socialiste nuk mund të quhet tani është fare e thjesht dhe mendoj se edhe të tjerë do të bëjnë këtë gjest por besoj se do të kontribuojë për integrimin e Shqipërisë me gjithë këto lëvizje. Do të japim kontributin tonë jo vetëm unë por të gjithë socialistët e ndershëm të cilët e shohin veten sot të zënë nga fyti për të dhënë kontributin e tyre për Shqipërinë për të mirën e vendit dhe jo për një klikë diktatore në krye të PS-së të cilët është vështirë ti thuash rrugaçë sot sepse janë më keq. 
z. Rama si po ecën procesi i zgjedhjes së kandidatëve dhe zoti Kokona do të jetë sërish kandidat për njësinë bashkiake?
Luan Rama:
Procesi i përzgjedhjes dhe i shpalljes së kandidaturave për të gjitha nivelet e konkurrimit në organet e qeverisjes vendore kam parasysh këtu bashki komuna në nivel kryetarë por edhe këshilltarësh është në fazën përmbyllëse në parti. Shumë shpejt ne do të mbledhim forumet drejtuese për ti vendosur ato. Dua të bëj të qartë se çështja e kandidimit dhe e koalicionit zgjedhor është një çështje parimore dhe lidhet vetëm me interesat e vendit. Nga kjo pikëpamje nuk ka asnjë pazar nuk ka asnjë gjë të përcaktuar apo paracaktuar deri tani. Gjithçka do të jetë atribut i strukturave dhe i forumeve të LSI-së. 
Z. Kokona ardhja Juaj në LSI do të thotë që ju do të jeni sërisht kandidat për këtë njësi vendore.
Ilir Kokona:
Ardhja ime këtu nuk ka lidhje me kandidimin dhe nuk është diskutuar nëpër forume. Ardhja ime këtu siç ju thashë ka lidhje për kontributin që kam mundësi të jap për të majtën progresiste. Të tjerat pastaj do të diskutohen nëpër forume. 

0x323031312d30322d3235 Luan Rama i jep karten e LSI z. Kokona.jpg 16:21)”