15 Feb Ilir Dashi :Politika konkrete për punësimin e të rinjve.
Ilir Dashi :Politika konkrete për punësimin e të rinjve. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim të Tiranës z. Ilir Dashi kandidati për deputet në qarkun e Tiranës zhvilloj sot një takim me qindra të rinj të LRI-së në njësinë nr. 1 të Tiranës. Gjatë fjalës së tij Dashi u shpreh se “është një kënaqësi e veçantë që të jem sot këtu mes kësaj rinie të mrekullueshme. Duke përshëndetur të rinjtë për pjesëmarrjen dhe përqafimin e alternativës së LSI ai theksoi se është Koha për Veprim pasi papunësia po vjen duke u rritur dhe veçanërisht papunësia për të rinjtë që mbarojnë shkollat dhe nuk dinë ku të shkojnë. Ndaj z. Dashi u shpreh se është Koha për Veprim pasi çmimet njëlloj si premtimet boshe te Qeverisë Berisha po vijnë gjithnjë në rritje. Ndaj tha ai pas anëtarësimit në NATO Shqipëria ka nevojë që të luftojë varfërinë dhe papunësinë. Duke folur para të rinjve Kryetari i LSI së Tiranës u shpreh se Koha për Veprim nuk do të kishte kuptim pa Rininë në Veprim. Duke vazhduar më tej ai ka ftuar të gjithë të rinjtë në të gjithë vendin që duke u bashkuar të mund të investojnë për punësimin e tyre do të mund të investojnë për të ardhmen dhe dinjitetin e tyre. Gjithashtu duke vlerësuar rolin e të rinjve në LRI z. Dashi tha se të rinjtë e LRI nuk janë thjesht fasadë por janë forca që na motivon jo vetëm për fitore në zgjedhjet e 28 Qershorit por për ta kthyer në investim për të ardhmen jo vetëm ndaj të rinjve por edhe për zhvillimin e Shqipërisë. Shqipëria ka nevojë për ju dhe LSI është forca juaj që ju jep mundësinë që të bëheni pjesë e vendimmarrjeve qeverisëse pas 28 Qershorit. Kandidati i LSI-së z. Dashi theksoi se është “LSI që do të mund të ndryshojë për mirë jetën e shqiptarëve që do të mund te luftojë papunësinë dhe varfërinë. Është Koha për Veprim theksoj ai për t’u ndarë jo vetëm nga njerëzit që e fusin dhe e rikthejnë vendin në krizë por për t’u ndare nga politika e 1 Prillit nga politika qe nuk do t’ia dijë për shqiptarët.
0x323030392d30362d3031 AKTIVITETE 09:11)