Ilir Dashi: LSI ka politikat e saj shumë të qarta për nxitjen e prodhimit bujqësor në vend dhe atë ushqimor dhe për krijimin e një zinxhiri agraro- industrial

Ilir Dashi: LSI ka politikat e saj shumë të qarta për nxitjen e prodhimit bujqësor në vend dhe atë ushqimor dhe për krijimin e një zinxhiri agraro- industrial

Ilir Dashi: LSI ka politikat e saj shumë të qarta për nxitjen e prodhimit bujqësor në vend dhe atë ushqimor dhe për krijimin e një zinxhiri agraro- industrial i cili do të bëjë të mundur përmbysjen e raporteve katastrofike sot që janë në dëm të prodhimit vendas. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim të Tiranës  Ilir Dashi ka zhvilluar sot një takim me tregtarë të vegjël dhe të mesëm në një nga tregjet e Tiranës. I shoqëruar  nga një grup të rinjsh të LRI-së kandidati për deputetë Ilir Dashi ndaloi duke takuar dhe bashkëbiseduar nga afër me shumë tregtarë të cilët shprehën shqetësimin për rënien e fuqisë blerëse për shkak të çmimeve të larta si pasojë e produkteve që importohen. Pas bashkëbisedimit me qytetarët dhe me tregtarët z. Dashi u shpreh se “kudo ndihet një shqetësim për rënien e fuqisë blerëse edhe në drejtim të prodhimeve produkteve ushqimore dhe padyshim që ne kemi një plan shumë konkret jo vetëm për të nxjerrë bujqësinë nga kriza dhe për të krijuar atë industri agropërpunuese e cila do të bëjë të mundur si punësimin e mijëra shqiptarëve në bujqësi dhe në agropërpunim ashtu edhe zëvendësimin në një masë të madhe të importeve të sotme bujqësore dhe ushqimore me prodhimin vendas që do të thotë më shumë mirëqenie për fermerët shqiptarë për qytetarët shqiptarë por njëkohësisht një ekonomi më e fortë kombëtare. Duke folur për “Planin e Veprimit” kandidati i LSI-së për qarkun e Tiranës u shpreh se – duke vënë re një krizë në rritje përsa i takon problemeve të përballimit të kostove të jetesës nga familjet shqiptare dhe sidomos nga ato më të varfrat dhe me ato me të ardhura më të pakta duke qenë të bindur se në këto familje një peshë shumë të madhe të kostos së jetesës e zë pikërisht përballimi i ushqimit të ditës ne jemi të vendosur për të përgjysmuar nga 20 % në 10 % TVSH-në për ushqimet bazë të shportës që do të thotë çmime më të lira dhe më të pranueshme në treg. Ndaj tha ai  ne duhet të nxisim në veçanti fermerët tanë që të prodhojnë sa më shumë dhe me një kosto sa më të ulët në mënyrë që tregjet tona të dominohen sa më shumë nga prodhimet vendase sepse kjo është në të mirë të realizimit të mundit dhe djersës së fermerëve shqiptarë. Në këtë kuadër Dashi u shpreh gjithashtu se nxitja e prodhimit  është e domosdoshme edhe për forcimin e ekonomisë sonë kombëtare pasi në këtë mënyrë do të bien importet e jashtëzakonshme të cilat e varfërojnë ekonominë tonë të cilat e varfërojnë fshatin qytetin dhe dobësojnë në përgjithësi mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.  Ndaj dhe LSI ka politikat e saj shumë të qarta për nxitjen e prodhimit bujqësor në vend dhe atë ushqimor dhe për krijimin e një zinxhiri agraro- industrial i cili do të bëjë të mundur përmbysjen e raporteve katastrofike sot që janë në dëm të prodhimit vendas.
  0x323030392d30352d3232 Kandidati i LSI-se z. Ilir Dashi.JPG 17:42)