Haxhinasto

Haxhinasto

Haxhinasto takim me strukturat e LSI-së në Elbasan

Zv. Kryetari i LSI-së z. Haxhinasto gjatë  takimit me strukturat e LSI-së në qarkun e Elbasanit ka theksuar faktin se Elbasani përmes zbatimit të buxhetit të vitit të ardhshëm do të jetë një ndër përfituesit më të mëdhenj të tij.

“Tashmë largësia mes Tiranës dhe Elbasanit do të jetë më e shkurtër se sa mund të jetë imagjinuar më parë.  Qeveria shqiptare në prioritete e saj ka tashmë financimin e punimeve për tunelin e Elbasanit dhe autostradën Tiranë-Elbasan. Tenderi dhe prokurimi i këtij investimi do të bëhen brenda këtij viti duke patur kështu mbështetjen e fuqishme të qeverisë së koalicionit. E shndërruar në këtë mënyrë në një nga përparësitë kryesore të kësaj qeverisjeje.”

Duke u ndalur tek politikat sociale të qeverisje së koalicionit Haxhinasto pohoi se gjatë vitit të ardhshëm përmes këtij buxheti do të shënohet një rritje tjetër në shifra të konsiderueshme në pensionet e fshatit dhe qytetit.

“Me këto rritje ne duam të tregojmë se nuk jemi qeverisja e krizës por qeverisja e koalicionit frytdhënës që realizon progres dhe zhvillim jo vetëm në ekonominë shqiptare por dhe në jetën e qytetarëve të thjeshtë.

Duke vlerësuar pasuritë natyrore dhe bukuritë e kësaj zone burimet për zhvillimin e turizmit Haxhinasto theksoi se është koha që dhe Elbasanit t’i rikthehen traditat e shumë pikave turistike të njohura prej vitesh.

“Përmirësimi i infrastrukturës rrugore por edhe nxitja e iniciativave private do të mundësojë realizmin e këtij objektivi dhe për qarkun  e Elbasanit”.

Sipas Haxhinastos të zgjedhurit vendore të Lëvizjes Socialistë për Integrim  në këshillat bashkiake apo komunale duhet të vënë theksin në zgjidhjen e problemeve sa më të shpejta në këtë drejtim me qëllim që Elbasani të jetë përfitues i zhvillimeve të turizmit qoftë kulturore  dhe natyrore.

Në këtë takim Haxhinasto ka theksuar që çdo përfaqësues i LSI-së në të gjitha nivelet e qeverisjes duhet të jetë promotor i ndryshimeve të mëdha që kërkohen të realizohen në një kohë sa më të shkurtër duke mbetur mbrojtës të denjë të interesave të qytetarëve të qarkut të Elbasanit.

0x323031302d31312d3238 22:29)