Haxhinasto-Tavo: Përmirësimi i shërbimeve ndaj emigrantëve shqiptarë

Haxhinasto-Tavo: Përmirësimi i shërbimeve ndaj emigrantëve shqiptarë

” Haxhinasto-Tavo: Përmirësimi i shërbimeve ndaj emigrantëve shqiptarë prioritet i LSI-së

“Emigracioni të jetë pjesë e vendimmarrjes politike në Shqipëri”  
Haxhinasto-Tavo: Përmirësimi i shërbimeve ndaj emigrantëve shqiptarë prioritet i LSI-së
Zv. Kryetari i LSI-së dhe deputeti i Qarkut Gjirokastër marrin pjesë në inaugurimin e një shkolle në gjuhën shqipe në Volos të Greqisë
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës njëherazi Zv. kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisënjëkohësisht  deputeti i LSI-së Vangjel Tavo ishte dje në Volos të Greqisë ku mori pjesë në inaugurimin e një shkolle në gjuhën shqipe. Zv. Kryeministri Haxhinasto falënderoi kryetarin e Bashkisë së Volosit për  kontributin e tij dhe u shpreh se hapja e shkollës në gjuhën shqipe është një ngjarje e rëndësishme për emigrantët shqiptarë në qytetin e Volosit.
 
Ministri Haxhinasto theksoi se shërbimet ndaj emigracionit veçanërisht mësimi i gjuhës shqipe dhe ruajtja e kulturës  janë detyrime madhore të qeverisë shqiptare. Nga ana e tij deputeti i LSI-së për Qarkun e Gjirokastrës Vangjel Tavo deklaroi se emigrantët shqiptarë në Greqi janë ura lidhëse midis  Shqipërisë dhe  Greqisë. “Jam shumë i lumtur që jam në mesin tuaj që flasim gjuhën shqipe dhe që ndajmë së bashku një ideal një dëshirë të përbashkët për të ndryshuar vendin tonë dhe për ta  bërë atë një vend Europian ashtu siç e meriton Ju jeni ura lidhëse midis Shqipërisë dhe Greqisë por edhe midis Shqipërisë dhe mbarë Europës. Me punën e duarve tuaj i keni dëshmuar botës virtytin e punës me djersën dhe mundin tuaj keni treguar se jemi një komb me vlera. Fëmijët tuaj shkëlqejnë në shkollat greke dhe europiane duke u bërë kështu krenaria kombëtare si për sot ashtu edhe për të ardhmen” deklaroi z. Tavo. Ai u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim e ka një nga prioritetet e saja përmirësimin e shërbimeve të emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe për statusin e emigrantit në përgjithësi.
 
Sipas tij LSI synon ta çojë vendin përpara dhe ta integrojë atë në Bashkimin Europian ëndërr e cila sipas z. Tavo shumë shpejt do të bëhet realitet. “Ne si LSI e kemi një nga prioritetet tona përmirësimin e shërbimeve të emigrantëve shqiptar në Greqi dhe për statusin e emigrantit në përgjithësi. Ne kemi ndërtuar politikat tona dhe po punojmë që shteti shqiptar dhe ai grek t’ju konsiderojnë si banorë të dy vendeve respektive dhe të bashkëpunojnë për t’ju lehtësuar shërbimet dhe plotësuar nevojat tuaja. Unë ndjehem shumë i inspiruar në rrugëtimin tim të gjatë politik pasi shoh që njerëzit me integritet dhe dëshirë për integrim janë të shumtë. Shoh që radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim po shtohen dita-ditës jo vetëm në të gjitha rrethet dhe qytetet e Shqipërisë por edhe në emigracion.
 
Ne mbushemi me kurajo dhe shpresë dhe bindemi edhe më shumë për idealet politike që kemi ndërmarrë kur shohim që brenda forcës sonë politike Lëvizjes Socialiste për Integrim gjenden njerëz me vlerë emigrantë qytetarë dhe fshatarë të ndershëm profesionistë dhe studentë dhe njerëz me një dëshirë për të kontribuar në integrimin e vendit. Ne synojmë ta çojmë vendin përpara dhe ta integrojmë Shqipërinë drejtë Europës me ndihmën tuaj dhe punën e të gjithë neve në mënyrë që kjo ëndërr e të gjithë shqiptarëve të bëhet shumë shpejtë realitet” tha ndër të tjera në takimin e zhvilluar në Volos të Greqisë deputeti i LSI-së për Qarkun e Gjirokastrës Vangjel Tavo.  Gjatë qëndrimit të tij në Greqiz. Haxhinasto  dhe z. Tavo zhvilluan një takim me degën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Larisës. Në këtë takim Haxhinasto theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është e para forcë politike me një platformë të plotë për shërbimet ndaj emigrantëve ku ai përmendi hapjen e shkollave shqipe njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore si dhe të drejtën e votës në shtetet ku jetojnë. Duke folur për situatën politike dhe rolin e LSI-së Haxhinasto tha se Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë gjithmonë kontributore e stabilitetit të vendit dhe integrimit. Gjatë fjalës së tij në takimin me degën e LSI-së në qytetin e Larisës Edmond Haxhinasto u shpreh se emigracioni duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes politike në Shqipëri.

0x323031322d31302d3031 AKTIVITETE DSC01737 (1).jpg 15:16)”