Haxhinasto prezanton kandidaten e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në Ersekë

Haxhinasto prezanton kandidaten e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në Ersekë

Haxhinasto prezanton kandidaten e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në Ersekë Znj. Zhaneta Prifti

Zv. Kryeministri dhe njëkohësisht Zv. Kryetari I Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Edmond Haxhinasto  ka prezantuar sot kandidaten e Koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Ersekës znj. Zhaneta Prifti.

Duke falënderuar për mbështetjen në këto zgjedhje kandidatja e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” znj. Zhaneta Prifti ka vlerësuar frymën tepër bashkëpunuese mes shtabeve elektorale të partive në koalicion.

Më pas duke shpalosur disa nga pikat e programit të saj Znj. Prifti theksoj nevojën e investimeve që duhen bërë për këtë qytet por sipas saj investimet duhen thithur me projekte konkrete që duhet të bëjë pushteti vendor

“Varfëria është kërcënuesja kryesore e familjes dhe komunitetit tonë. Zhvillimi ekonomik dhe punësimi janë prioritete të luftës sonë. Do mposhtim varfërinë me investime dhe punësim. Qëllimi i programit tonë është kalimi nga faza e mbijetesës në atë të mirëqenies.

 Bashkëpunimi i ngushtë me qeverinë shqiptare rritja e sasisë dhe cilësisë së shërbimeve Do të dëshmojmë hapje kompetencë seriozitet dhe vetëbesim” u shpreh znj. Prifti.

Më pas  duke marr fjalën mes entuziazmit z. Haxhinasto ka shprehur optimizmin e tij dhe të koalicionit ku LSI-ja bënë pjesë në një fitore të madhe në zgjedhjet e 8 majit.

Sipas z. Haxhinasto kandidatja znj. Prifti do të fitoj sepse ajo mbështete nga koalicioni që i dha dritë dhe i hapi rrugët Shqipërisë. Është ky koalicion u shpreh z. Haxhinasto që e vendosi Shqipërinë në një  vend të rëndësishëm dhe partnere për vendet e rajonit europës dhe botës.

Duke u ndalur në programin që prezantoj kandidatja për Bashkinë e Ersekës z. Haxhinasto u shpreh se znj. Zhaneta Prifti përfaqëson në mënyrën më të denjë vlerat më të mira të këtij qyteti dhe to këtij koalicioni.

Ajo synon me të gjithë forcën e saj me një synim të vetëm që ajo më 8 maj të  jetë fituese të jetë menaxhere e qytetit të Ersekës.  Ajo përfaqëson axhendën e koalicionit për integrim axhendë e cila konsiston në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Shqipërisë axhendë e cila konsiston në rritjen e eksporteve shqiptare në zhvillimin e gjithanshëm social është një axhendë që e çon Shqipërinë më afër Evropës është një axhendë që i çon shqiptarët pa viza në Evropë. Ky është koalicioni që mbështet kandidaten tonë në Ersekë.

0x323031312d30342d3135 17:55)