16 Feb Haxhinasto dhe Imami: Prezantojnë kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”në komunën Rrajcë dhe Lunik në qarkun e Elbasanit.
Haxhinasto dhe Imami: Prezantojnë kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”në komunën Rrajcë dhe Lunik në qarkun e Elbasanit.
Në fjalën mbajtur para banorëve të kësaj komune z. Haxhinasto njëkohësisht Zv. Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme tha se koalicioni qeverisës do të vazhdojë të mbështesë të gjithë projektet e mëdha për këtë zonë dhe se një nga projektet më të mëdha që ka z. Bogdani për Rrajcën është plani strategjik për këtë komunë. “Nuk kam dëgjuar ndonjë kryetarë komune të flasë për plan strategjik por Seladini flet për plan strategjik pasi ka një vizion të qartë se çfarë do të bëjë në këtë zonë këtu.
Është i interesuar shumë dhe për çështjen e doganës në Qafë Thanë dhe jam shumë i gëzuar që është i interesuar për integritetin e zonës së Rrajcës për ta integruar atë si një njësi më vete në të gjithë planin e saj urban dhe në të gjithë planin e zhvillimit të biznesit” tha Haxhinasto.
Unë jam i bindur tha z. Haxhinasto më tej se kjo komunë këtu do të punojë me ritmet me të cilat po ndryshon Shqipëria. Me ritmet e investimeve të mëdha me ritmet e rrugëve të reja.
Sipas tij koalicioni do të vazhdojë të mbështesë të gjithë projektet e mëdha për këtë zonë. Një nga projektet më të mëdha që ka kryetari juaj për Rrajcën është plani strategjik për këtë komunë. Nuk kam dëgjuar ndonjë kryetarë komune të flasë për plan strategjik por Seladini flet për plan strategjik pasi ka një vizion të qartë se çfarë do të bëjë në këtë zonë këtu. Është i interesuar shumë dhe për çështjen e doganës në Qafë Thanë dhe jam shumë i gëzuar që është i interesuar për integritetin e zonës së Rrajcës për ta integruar atë si një njësi më vete në të gjithë planin e saj urban dhe në të gjithë planin e zhvillimit të biznesit.
“Ky koalicion do ta mbështesë atë në të gjitha projektet e tij me qëllim që Rrajca të jetë një qendër e zhvilluar me qëllim që potencialet e saj të jashtëzakonshme të eksplorohen të gjitha dhe të zhvillohen të gjitha Ju falënderoj dhe jam ik sigurt se ju do ta mbështesni Seladinin më 8 maj me qëllim që Rrajca të bëhet një qendër e zhvilluar e Shqipërisë” përfundoj z.Haxhinasto.
Më pas kandidati i “Aleancës për Qytetarin” z. Bogdani shpalosi përballë banorëve të Rrajcës platformën e tij elektorale me të cilën do të rikandidoj për një mandat të dytë të qeverisjes lokale në këtë zonë duke kërkuar njëkohësisht votën e banorëve në zgjedhjet lokale të 8 majit.
Duke u njohur nga afër me të gjitha projektet dhe planet e prezantuara nga kandidati Bogdani të cilat pritet që të gjejnë zbatim në katër vitet në vazhdim ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami tha: “Duke dhënë llogari përpara zgjedhësve të tij z. Bogdani tregon një ndjenjë të lartë përgjegjshmërie politike një përgjegjshmëri që e karakterizon të gjithë koalicionin tonë qoftë në nivel qëndror qoftë në nivel lokal. Vijmë me punë të bëra vijmë me shërbime të kryera dhe nuk kemi turp kur dalim para jush dhe kërkojmë votën edhe për katër vitet në vazhdim. Angazhimi i kryetarit tuaj është i vazhdueshëm punën që bën e bën me pasion nuk është se e bën një punë sa për të kaluar radhën.
Me këtë pasion të përbashkët për të qenë në shërbim të interesave të komunitetit të tij sigurisht që jemi edhe ne të gatshëm si qeveri për katër vitet e ardhshëm. Koalicioni i partive tona është një koalicion i cili sot jo vetëm ka mazhorancën e votuesve shqiptarë por sepse ka punuar për të gjithë komunitetin pa dallim partie” nënvizoi ministri Imami.
0x323031312d30342d3231 Haxhinasto ne Komunen Rrajc-Perrenjas 19 prill 2011 016.jpg 12:48)