Hajredin Kuçi: Zv. kryeministër i Republikës së Kosovës

Hajredin Kuçi: Zv. kryeministër i Republikës së Kosovës

” Hajredin Kuçi: Zv. kryeministër i Republikës së Kosovës përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës

 

I nderuar kryetar i LSI-së z. Ilir Meta të nderuar delegatë dhe delegate të LSI-së të nderuar përfaqësues të partive politike të Shqipërisë të Kosovës të Malit të Zi të Luginës së Preshevës dhe të Çamërisë! Jam jashtëzakonisht i nderuar që në emër të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe në emër të kryetarit të saj z. Hashim Thaçi të sjell respektin dhe admirimin për mbajtjen e kësaj konvente. Demokratizimi i partive politike anekënd hapësirës shqiptare ndihmon në demokratizimin e tërësishëm të jetës dhe shoqërive tona por dhe shteteve respektive ku jetojmë prandaj puna që po bëni sot ju të nderuar delegatë dhe delegate të kësaj partie do të ndihmojnë në demokratizimin e Shqipërisë por edhe të hapësirës politike shqiptare kudo që ndodhemi ne. Partia Demokratike e Kosovës por edhe çdo parti politike shqiptare e Kosovës ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me LSI-në dhe me partitë politike në Shqipëri mbi bazën e interesit nacional dhe shprehim falënderimin e veçantë për punën dhe kontributin që keni dhënë në këtë punë. Më lejoni që edhe si Zv/Kryeministër i Republikës së Kosovës të shpreh admirimin e veçantë për të gjithë ata burra dhe gra që kanë dhënë kontribut të veçantë nga Shqipëria për lirinë për pavarësinë e Kosovës dhe sot për konsolidimin e shtetit tonë. Kosova dhe qytetarët e saj përjetë do të jenë mirënjohës.

 

Pa bashkëpunimin e shqiptarëve pa bashkëpunimin me BE-në dhe SHBA-në Kosova nuk do të ishte e lirë por tanimë Kosova është shtet e lirë e pavarur dhe ecën përkrah Shqipërisë dhe kombeve të lira. Sot kur e mbani këtë konventë pak ditë para se të hyjmë në muajin e Pavarësisë së Shqipërisë dua të shpreh respektin për të gjithë ata burra dhe gra që nga Ismail Qemali e deri tek Adem Jashari për punën luftën dhe angazhimin që kanë bërë për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Pesë vite na afrojnë me pavarësinë e Kosovës 5 vite të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës kanë fuqizuar Shqipërinë kanë fuqizuar dhe kanë forcuar ngjyrat kuqezi të flamurit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Tani kur hyjmë në shekullin e dytë të Pavarësisë së Shqipërisë në shekullin e 21-të e them me bindje të plotë se është shekulli i shqiptarëve por ne duhet të punojmë edhe më shumë duhet të angazhohemi edhe më shumë që pavarësia e Shqipërisë pavarësia e Kosovës të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë Preshevë Bujanovc Mal të Zi Çamëri dhe kudo që ndodhen të jenë të drejta kombëtare por në harmoni të plotë me partnerëve tanë të besueshëm Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë besoj që partisë tuaj mbi të gjitha i shkon shumë mirë fjala integrim dhe unë i ftoj të gjithë shqiptarët për integrim në BE dhe në NATO.

 

Ne duhet të punojmë edhe më shumë që jemi partneri më seriozë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të BE-së. Ne jemi ata që në Ballkan jo vetëm që kemi përfaqësuar dhe kemi përqafuar vlerat përfaqësuese europiane por nëse e shohim luftën e Skënderbeut kontributin e Nënë Terezës dhe mijëra të tjerëve ne jemi mbrojtës të civilizimit europian. Dhe së fundmi më lejoni t’ju uroj punë të mbarë ju shqiptarëve të Shqipërisë dhe gjithë kombit tonë. Dua ta përfundoj këtë fjalim me thënien “Për shqiptarët dielli lind në perëndim”. Ju uroj suksese dhe punë të mbarë!

0x323031322d31302d3238 AKTIVITETE _MG_1993.JPG 10:41)”