Gjosha: Ftojmë të gjitha forumet e grave në partitë politike dhe shoqërinë civile të te hartojme nje rezolute kunder dhunes se grave

Gjosha: Ftojmë të gjitha forumet e grave në partitë politike dhe shoqërinë civile të te hartojme nje rezolute kunder dhunes se grave

klajdagjosha231212

LSI vlerëson se kohet e fundit shoqëria Shqiptare është tronditur thelle nga shtimi I rasteve te dhunës ndaj grave ku 24 prej tyre kane perfunduar me humjen tragjike te jetes, mes tyre edhe nena shtatezene ku humja ka qene e dyfishte. Gjithashtu kemi mijera raste te tjera denoncimesh ku grate jane objekt I dhunes fizike, psikologjike e seksuale. Ne respekt te gjithe nismave te nderrmara nga Qeveria shqiptare per permiresimin e kuadrit ligjor si dhe shume fushatave sensibilizuese ndaj luftes se ketij fenomeni LSI vlereson se ka ende vend per ndryshime te metejshme ne fuqizimin e zbatimit te ligjit ,si dhe ne punen e perbashket dhe ndervepruese te instincave pergjegjese mbi barazine gjinore dhe dhunen ne familje.

Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim dhe Levizjes se Gruas per Integrim si Kryetare e Levizjes se Gruas dhe si qytetare shqiptare I bej thirrje dhe ftoj te gjitha partite politike dhe kryesisht Forumet e Grave brenda tyre se bashku me shoqerine civile, ato te cilat baze te punes se tyre kane luften kundra dhunes ne familje, te ulemi sebashku ne nje tavoline te rrumbullaket nen moton “2013 Nje Vit Pa Dhune”, ku jo vetem te diskutojme mbi problemet madhore qe ky fenomen shkakton ne familje dhe shoqeri por te konkludojme ne nje rezolute te perbashket, e cila me pas t’I paraqitet Parlamentit Shqiptar per miratim.

Per LSI, Grate dhe vajzat perbejne gjysmen me te rendesishme te shoqerise ndaj te gjithe se bashku kemi nje detyrim shume te madh politik, moral dhe qytetar per te mbrojtur te drejtat dhe lirite e tyre dhe per te rikthyer edhe nje here besimin se jetojme ne nje vend ku forca e ligjit denon kedo qe shkel te drejtat e njeriut! Ju faleminderit!