14 Feb ***GEZUAR VITIN E RI 2007***
***GEZUAR VITIN E RI 2007*** Te nderuar kolege dhe bashkepunetore…
Se pari me lejoni sinqerisht qe t'ju shpreh falenderimet e mia per bashkepunimin mjaft te suksesshem dhe eficent qe kemi pasur gjate ketij viti se bashku.
Kemi kaluar momente te veshtira jo vetem per ne por per gjithe vendin. Por ndergjegja jone politike qytetare dhe profesionale na dha kurajo ti perballojme me sukses veshtiresite mjaft te medha qe kaluam ne 2006. Ndaj une dua t'ju uroj nga zemra ime nje vit sa me te mbare dhe te lumtur per ju per LSI dhe per te gjithe shqiptaret kudo qe jane! Qofte viti 2007. realizimi dhe misherimi i sukseseve tuaja dhe endrrave qe ju keni pasur gjate vitit qe sapo po perfundon. Viti i Ri ishalla ju sjell deshirat dhe aspiratat tuaja.
Me lejoni qe gjithashtu besimtareve muslimane t'ju uroj Gezuar Bajramin!
Te nderuar dhe te respektuar koleget e mi!
Pa dashur ta zgjas me teper me lejoni t'ju uroj sinqerisht nga zemra ime GEZUAR 2007! !Qofte ky viti i realizimit te deshirave dhe endrrave tuaja!
Me respekt dashuri dhe perqafime
I juaj
Dritan Ylli
Drejtor i medias djhe informacionit prane LSI
————————————————————————————————————————————————————————————-
Pa dashur t'ju bezdis me lejoni qe t'ju dergoj nje shenim qe kam bere per Gazeten e LSI INTEGRIMI per marredheniet teper te mira te LSI me mediat ne teresi….
Dritan Yllli-Drejtor i Departamentit te Medias dhe Informacionit prane LSI…
——————————————————————————————————————————————————————————————————
LSI nje lajm i mire falë hit-performancës së saj
Dritan Ylli Drejtor i departamentit te Medias dhe Informacionit
Padyshim që performanca politike dhe imazhi modern i LSI si forcë e re edhe në pasqyrimin mediatik ka qenë mjaft i suksesshëm! Paraqitja mediatike e aktiviteteve përçimi i ideve dhe mesazheve të LSI-së e mishëruar kjo kuptohet në drejtues dhe personalitete të ndryshme të kësaj force politike duke filluar nga Kryetari Nënkryetarët Sekretari i Përgjithshëm Zëdhënësat e LSI dhe të gjithë me radhë ka qenë sigurisht mjaft e suksesshme këtë vit.
Marrëdhënia intensive e LSI me mediat si ura lidhëse me opinionin e gjerë publik ka qenë e ndërtuar në një dimension shumë planësh. Kjo duke filluar nga pasqyrimi i politikbërjes së LSI-së qoftë nëpërmjet reagimeve përmes formave tashmë klasike të konferencave të shtypit por njëkohësisht edhe nëpërmjet pasqyrimit të aktiviteteve të tjera: takime me elektoratin aktivitete te ndryshme në tryeza të rrumbullakëta me specialiste apo me grupe të interesave. Në të gjithë këtë denduri dhe larmi aktivitetesh është kërkuar gjithnjë që polikitikëbërja e LSI-së të përçohet sa më thjeshtë për publikun në mënyrë që mesazhi dhe idetë e LSI të kuptohen dhe të përthithen sa më mirë nga opinioni i gjerë publik. Në këtë prizëm nuk diskutohet dhe duhen falenderuar jashtëzakonisht tashmë që jemi edhe në fundviti kolegët gazetarë të të gjitha mediave pa përjashtim të cilët duhet thënë që kanë qenë mjaft dashamirës ndaj LSI-së. Kjo edhe falë gadishmërisë që ka pasur kjo forca jonë politike në tërësi për të sqaruar gjithmonë gazetarët duke i mirëkuptuar dhe vlerësuar ata gjithmonë si ura lidhëse jo vetëm me elektoratin tonë por edhe me të gjithë shqiptarët në tërësi. Sepse LSI asnjëherë nuk e ka parë të shkëputur elektoratin e saj nga të gjithë shqiptarët në tërësi kuptohet që në radhë të parë marrëdhënia e saj është me elektoratin që i përket kësaj partie pra me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force por njëkohësisht të gjithë shqiptarët duhet të marrin mesazhe nga LSI herë pas here dhe intensivisht për vetë faktin e politikëbërjes që realizon kjo forcë politike në dobi të të gjithë shqiptarëve duke pasur gjithmonë parasysh misionin madhor të saj për integrimin europian të vendit. Me terma më konkrete ne jemi përpjekur të zëmë hapësira që na takojnë në të gjitha mediat qoftë në mediat elektronike apo shtypin e shkruar. Unë si drejtues i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit kam pasur gjithnjë një mbështetje të jashtëzakonëshme në radhë të parë nga Kryetari i LSI z.Ilir Meta si dhe nga të gjithë drejtuesit e LSI-së të cilët kanë qenë gjithmonë të gatshëm edhe në momente tepër të vështira për të sqaruar gazetarët duke qenë në dispozicion të tyre pa arrogancën që mund ta kenë përfaqësues të forcave të tjera (të vjetra) politike. I falënderoj të gjithë për mbështetjen gatishmërinë dhe angazhimin!
Do të doja të nënvizoja disa momente shumë të rëndësishme që LSI-ja vërtet ka bërë lajm dhe për më tepër ka qenë shumë e pranishme në opinionin public. Dy momentet më të randësishme unë mendoj se kanë qenë fundi i Korrikut dhe Gushti i këtij viti që po përfundon; dhe këto ditët e fundit të këtij viti. Të dy këta momente kanë qenë momente krizash në fakt dhe LSI-ja ka qenë gjithnjë e angazhuar dhe ka pasur vullnetin e mirë për zgjidhjen e këtyre krizave ku edhe opinioni publik është informuar jashtëzakonisht me shumë vërtetësi nga mediat duke i pasqyruar me shumë realizëm mesazhet dhe politikën konstruktive dhe koherente që ka përçuar LSI. Konkretisht në Gusht të këtij viti që po shkon kur Shqipëria ndodhej në një krizë reale politike dhe të gjithë partitë pothuajse sidomos të krahut të majtë pra të koalicionit opozitar thuajse heshtën LSI pati një bum mediatik. LSI arriti të të sqaronte shqiptarët edhe njëherë shumë mirë për pabesinë e Kryeministrit aktual z.Berisha i cili në çdo moment kërkon që të grabisë siç grabiti dikur paratë e shqiptarëve kërkon të grabisë gjithçka që ka lidhje me shtetin ligjor dhe institucionet kushtetuese dhe këtu i referohem anëtarit të KQZ që i takonte LSI-së dhe që zoti Berisha deshi t'ia rrëmbente por nuk ia arriti falë vendosmërisë së drejtuesve dhe deputetëve të LSI-së gjithashtu edhe falë informimit dhe ndërgjegjësimit të jashtëzakonshëm nga kjo fo
rcë sidomos gjatë muajit Gusht të opinionit publik nëpërmjet mediave. Ju jeni dëshmitarë vetë sa shumë e pranishme ka qenë LSI gjatë këtij muaji në media sigurisht më shumë sesa në muajt e tjerë të vitit. Pa dashur t'i bëjmë qejfin vetes por të gjithë analistët kanë deklaruar që LSI ka qenë jashtëzakonisht e pranishme dhe shumë e vendosur në të drejtën e saj dhe në fakt ia ka arritur.
Një moment i dytë është momenti i këtyre ditëve që po kalojmë ku politika sërish ndodhet në krizë. Tanimë për zgjidhjen e datës së zgjedhjeve dhe realizimit të standarteve ku sërish LSI-ja është forca kryesore dhe forca më e ndërgjegjësuar dhe më me vullnet për ta zgjidhur këtë krizë. Duke pasur parasysh që LSI-ja prej më shumë sesa një viti ka kërkuar realizimin e Reformës Zgjedhore ku gjatë gjithë kësaj kohe në fakt Reforma Zgjedhore ka qenë një mision i LSI-së ka qenë një çështje madhore për ta zgjidhur duke patur parasysh edhe dëmet e mëdha që pësoi kjo forcë në 3 Korrik 2005 nga vjedhja e votes. Pra Reforma Zgjedhore ka qenë një çështje e madhe për t'u realizuar dhe momentalisht edhe kriza në të cilën ndodhemi është për faj të mosbërjes së Reformës Zgjedhore atëherë kur u kërkua nga LSI. Ndaj dhe pikërisht për këtë në këto ditë LSI ka tagrin dinjitoz për të qenë një forcë që ka treguar koherencë për ta realizuar Reformën Zgjedhore arritjen e satandarteve dhe për ta zgjidhur krizën e vjedhjes së votës në Shqipëri njëherë e mirë.
Sërish LSI qëndron në qendër të vëmendjes së mediave dhe sërish LSI ka qenë më e pranishme nga të gjithë forcat e tjera në opinionin publik për dinjitetin koherencën dhe konstruktivitetin e saj si forcë politike për të zgjidhur krizën.
Dua të theksoj që momente interesante të pasqyrimit të LSI-së në media kanë qenë edhe disa tryeza që ka bërë LSI-ja me grupe të interesit. Një politikë e re që solli LSI në Shqipëri pra edhe duke qenë në opozitë edhe duke u rreshtuar si një forcë opozitare LSI-ja diti të bëjë një opozitë konstruktive jo opozitë ndaj Shqipërisë por opozitë ndaj Berishës. Kështu unë dua të sjell në vëmendjen tuaj tryezën që LSI ka bërë me specialistët dhe akademikët më të mirë të sistemit energjik në Shqipëri ku në këtë tryezë u hodhën disa ide mjaft interesante si dhe u hodhën bazat për krijimin e një projektligji për nxitjen e investimeve në sistemin elektroenergjitik i cili është shumë i domosdoshëm dhe shumë i nevojshëm për zgjidhjen e krizës energjitke. Ky aktivitet zuri hapësirë mjaft të madhe mediatike sepse ishte hera e parë që një parti politike e rreshtuar në opozitë bënte një projektligj që ndikonte sadopak në zgjidhjen e krizës energjetike. Kuptohet që mosdashamirësia e mazhorancës e ka mbajtur deri tani atë projektligj nëpër sirtare sepse kërkojnë që ta marrin autorësinë vetë