15 Feb Gazeta prestigjoze amerikane
Gazeta prestigjoze amerikane New York Times shkruan se lideri i LSI ish-Kryeministri Ilir Meta do të jetë “King-Maker” dmth faktor përcaktues në formimin e Qeverisë së re pas 28 Qershorit Senati amerikan kalon një rezolutë që inkurajon zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri
Rezoluta vjen para zgjedhjeve historike- ish- Kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta mirëpret monitorimin ndërkombëtar te zgjedhjeve
Në një artikull të botuar dje në gazetën prestigjoze amerikane New York Times thuhet qartë se lideri i LSI ish-Kryeministri Ilir Meta do të jetë “King-Maker” dmth faktori përcaktues në formimin e Qeverisë së re pas 28 Qershorit. Në artikull përmenden gjithashtu përpjekjet e Zotit Meta për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sipas standarteve të kërkuara nga ndërkombëtarët. Për këtë qëllim thuhet në artikull Zoti Meta ka zhvilluar disa takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Shtetit dhe të tjerë faktorë politikë të rëndësishëm në SHBA.
Më poshtë artikulli:
Ëashington D.C (24 Qershor 2009)- Senati amerikan votoi në mënyre unanime adoptimin e një rezolute të përgatitur nga komiteti për marrëdhënjet ndërkombtare të Senatit amerikan e cila shpreh një shpresë që zgjedhjet e 28 Qershorit do të jenë të lira dhe të ndershme si dhe është një shtysë për përmirësimin e transparencës së demokracisë në Shqipëri.
Kryetari i Komitetit John Kerry dhe anëtari Dick Lugar së bashku me senatorët Jeanne Shaheen Ted Kaufman Joe Lieberman lëshuan një deklaratë të përbashkët duke anonçuar kalimin e Rezolutës 182:
“Interesi i Amerikës në lidhje me Shqipërinë nuk shteron me anëtarësimin e saj në NATO” –thanë senatorët në deklaratën e tyre. “ Tani më tepër se kurrë ne duhet të jemi të angazhuar për të parë zgjedhje parlamentare në Shqipëri që janë të besueshme në sytë e popullit dhe të partnerëve Europianë. Si aleatë ne jemi thellësisht të angazhuar për suksesin e Shqipërisë. Në ditët e fundit të fushatës ne shpresojmë që të gjitha partitë politike të përfshira në proces të punojnë së bashku për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
Ish- Kryeministri shqiptar dhe lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta së fundmi vizitoi Washington D.C për të promovuar një monitorim aktiv ndërkombëtar që do të mbështeste zgjedhje të lira dhe të ndershme këtë të dielë. Gjatë vizitës së tij në SHBA Meta takoi zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit anëtarë të Këshillit për Sigurinë Kombtare në Shtëpinë e Bardhë stafin e Komisionit të Helsinkit ish-ambasadorë amerikanë në Shqipëri si dhe anëtarë aktivë të NGO-ve politike.
“Është inkurajuese të shikojmë që zgjedhjet parlamentare të cilat janë kritike për progresin e Shqipërisë drejt integrimit perëndimor kanë tërhequr vëmendje të vecantë të Administratës Amerikane” –tha Meta. Ai vazhdoi duke thënë “Si një vend anëtar i ri i NATO-s dhe së fundmi si vend aplikant në BE Shqipëria po beson në këto zgjedhje për t’u konsideruar një komb i ri demokratik. Me zgjedhjet që po afrojnë Qeveria shqiptare duhet të merrë të gjitha hapat e duhura për të siguruar që këto zgjedhje janë të lira dhe të ndershme”.
Duket që Meta do të jetë qartazi në këto zgjedhje sipas të gjitha analizave të mundshme “King-Maker” dmth faktor përcaktures në formimin e Qeverisë së re.
Ilir Meta ka shërbyer si Kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1999-2002. Aktualisht ai është deputet dhe lideri i LSI si dhe ka shërbyer si President i Bordit të Institutit të Paqes Zhvillimit dhe Integrimit. Ilir Meta ka qenë emëruar anëtar i Komisionit Ndërkombtar për Ballkanin i cili drejtohet nga ish-Kryeministri italian Guiliano Amato. Përpara marrjes së detyrës si Kryeministër z.Meta ka qënë zv.Kryeministër Ministër i Jashtëm Sekretar i Shetit për Integrimin Europian në Ministrinë e Jashtme. Përpos jetës politike Meta ka lektuar në Universitetin e Tiranës në Akademinë Europiane të Berlinit dhe në Universitetin e Harvardit. 0x323030392d30362d3235 13:32)