16 Feb Fjala në Durrës e Kryetarit të LSI-së në Durrës
” Fjala në Durrës e Kryetarit të LSI-së në Durrës
Pra ky është një rezultat i arritur tërësisht nga angazhimi juaj pasi njëkohësisht kemi qenë të angazhuar me disa sfida të tjera të cilat sigurisht që i kemi fituar sikurse është sfida në shkallë kombëtare por edhe të tjerë tregues tepër pozitiv që kanë të bëjnë me faktin që LSI ka sot numrin më të lartë të këshilltarëve që ka pasur ndonjëherë mbi 600 të tillë. Dhe këtu përveç atyre që janë zgjedhur edhe shumë të tjerë të cilët janë aderuar në muajt dhe në javët e fundit në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kemi fituar 30 Njësi vendore si asnjëherë tjetër. Kemi fituar për herë të parë një qark sikurse është ai i Beratit. Po ashtu edhe shumë pozicione të tjera drejtuese si nënkryetarë qarqesh apo sekretarë qarqesh. Pra kemi vendosur një bazament shumë të fuqishëm për të ardhmen. Dhe mbi të gjitha e bëjmë këtë analizë për të kuptuar rezervat që nuk i kemi shfrytëzuar aq sa duhet sikurse u përmend këtu edhe nga të gjithë shokët e tjerë duke përmendur edhe Njësi vendore konkrete rezervat janë të jashtëzakonshme.
Në këtë takim në këtë analizë përveç falënderimit për të gjithë shokët dhe shoqet që kanë punuar dhe dua t’i falënderoj vërtet sepse nuk ka qenë një fushatë e lehtë por një fushatë e vështirë. Dua të falënderoj të gjithë ata që pranuan që të jenë në listat tona. Falënderoj të gjithë ata që janë zgjedhur dhe i uroj suksese në mandatet që ata kanë fituar. Një urim të veçantë për z. Kokomani i cili ka arritur një fitore spektakolare në Komunën e Gjepalajt dhe jam i sigurt se suksese të tjera do të kemi në të ardhmen mbi bazë të kësaj analize serioze dhe mbi bazë të angazhimeve për të ardhmen. Tashmë jemi në një moment të rëndësishëm të zgjedhjes të të gjitha strukturave të LSI-së në të gjithë vendin në të gjitha qarqet në të gjitha komunat në të gjitha qytetet në të gjitha rajonet. Natyrisht që edhe LSI e Durrësit hyn në këtë moment të ri i cili do të na krijojë mundësitë që përmes një procesi demokratik e gjithëpërfshirës të gjallërojmë më tej anëtarësinë dhe simpatizantët tanë të integrojmë edhe shumë elementë të tjerë të cilët kanë shprehur dëshirën për tu anëtarësuar dhe për tu bërë pjesë e LSI-së.
Të zgjedhim struktura krejtësisht legjitime në mënyrë demokratike konkurruese dhe transparente. Të kemi një Lëvizje Rinore për Integrim që të konkurrojë me atë të Kryeqytetit. Të kemi një lëvizje të fuqishme të gruas sepse kemi të gjithë këto zonja të nderuara dhe natyrisht të kemi një LSI akoma më të fuqishme akoma edhe më përfaqësuese. Kjo kërkon edhe një ndarje më të mirë të detyrave një organizim kapilar. Unë personalisht atë mosangazhimin tim për arsye të tjera do ta kompensoj duke marrë në patronazh Bashkinë e Sukthit duke marrë Komunën e Ishmit Bashkinë e Manzës dhe Bashkinë e Maminasit. Këto do t’i marr përsipër si i deleguar dhe do të jap llogari para jush pas zgjedhjeve të vitit 2013.
Ne besojmë se ka shumë gjëra që duhet të përmirësohen në punën tonë. Fakti që për një kohë të gjatë nuk kemi pasur mundësi që të kemi zgjedhje të strukturave ka ndikuar edhe në një çalim nga ana organizative. Të jemi të ndërgjegjshëm që edhe këtë rezultat shumë të mirë që arritëm në Durrës ishte si një rezultat i një angazhimi të fortë në 2-3 muajt e fundit. Por puna me strukturat të realizuara shumë më mirë dhe në mënyrë të qëndrueshme programi në mënyrë permanente bërja e aktiviteteve të vazhdueshme një performancë më e mirë edhe mediatike sepse Durrësi është një qytet shumë i madh është një qytet ku duhet të jemi tepër aktivë për problematikat e ndryshme që ka qyteti vetë por edhe rrethi besoj që do të sjellë një impakt shumë më të madh të LSI-së tek qytetarët dhe natyrisht në të ardhmen edhe tek votuesit. Unë besoj shumë se LSI në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një rezultat shumë më të mirë jo vetëm sepse përveç një force të re ne tani jemi edhe një forcë me përvojë.
Ne tani kemi një hartë të qartë të zgjedhjeve të bëra që nga viti 2005 e deri më 8 maj të vitit 2011. Por mbi të gjitha mendoj sepse mesazhi i Lëvizjes Socialiste për Integrim është mesazhi i cili është në rezonancë të plotë me atë të shumicës dërrmuese të shqiptarëve të cilët kërkojnë një politikë konstruktive të cilët kërkojnë një politikë ndërtuese dhe jo shkatërruese të cilët kërkojnë një politikë për integrim dhe jo për bllokim dhe për konflikte. Sepse Lëvizja Socialiste për Integrim në të gjithë politikën e saj ka vendosur një vizion konstruktiv dhe integrues sepse LSI në të gjithë qëndrimet e
saj vendos arsyen dhe jo thjesht ngarkesat emocionale të momentit apo interesat e saj të ngushta. Jam i sigurt që kjo politike pozitive kjo politikë konstruktive kjo politikë gjithëpërfshirëse kjo politikë që ndihmon stabilitetin e vendit është ajo e cila do të mirëkuptohet më mirë nga qytetarët shqiptarë është ajo politikë e cila do të votohet sepse një LSI më e fortë absolutisht ndihmon Shqipërinë të integrohet më shpejt në Bashkimin Evropian e ndihmon politikën të jetë më njerëzore dhe më afër qytetarëve dhe njëkohësisht i ndihmon shqiptarët të ndihen pranë njëri-tjetrit dhe jo të ndarë me thikë nga njëri-tjetri për arsye krejtësisht emocionale dhe që duhet ti takojnë të kaluarës.
Kam shumë besim tek angazhimi juaj. Nuk jam këtu vetëm për të shprehur disa mendime dhe për të vazhduar por jemi këtu për të filluar një punë e cila filloj sot me këtë analizë dhe që do të vazhdojë në çdo njësi vendore të rrethit të Durrësit dhe të Qarkut të Durrësit dhe një punë rezultatet e së cilës do t’i diskutojmë pas zgjedhjeve të vitit 2013. Njëkohësisht duke pranuar që duhet të kishim edhe më pranë LSI-së në Durrës anëtarëve dhe simpatizantëve tanë besoj që ju edhe këtë angazhim që unë mora më sipër do të keni mundësi ta vëreni në ditët në javët dhe në muaj që kemi përpara. Jam i bindur që Lëvizja Socialiste për Integrim e Durrësit do të jetë një LSI model do të jetë një LSI e cila do të pëlqehet shumë më tepër do të votohet shumë më tepër sepse do të ndihmojë të gjithë ata të cilët kërkojnë një politikë ndryshe nga ajo konfliktuale dhe armiqësore që të dalim vërtet nga bataku i politikës së vjetër. Kemi nevojë për më shumë paqe në shoqërinë tonë në komunitetin ku jeton gjithsecili.
Kemi gjithashtu për tu përqendruar tek zgjidhja e problemeve dhe jo për t’i shtuar akoma edhe më tej ato dhe natyrisht që LSI ka treguar që punon për zgjidhje nuk punon për thellimin e konflikteve në politikën shqiptare në shoqërinë tonë. LSI kërkoi me ngulm prej muajsh që të realizohet një Pakt Kombëtar që të miratohen ato 12 kërkesat e Bashkimit Evropian që janë 12 standarde. Të jeni të sigurt ju që në qoftë se do të ishte reflektuar nga të gjithë Shqipëria sot do ta kishte statusin e Vendit Kandidat. Ju falënderoj për angazhimin ju falënderoj edhe për këtë seriozit me të cilën po bëjmë sot këtë analizë. Do ta kemi shumë më pranë njëri-tjetrin dhe absolutisht do të jemi me rezultate shumë më të mira në të ardhmen sepse puna është baza e gjithçkaje e çdo suksesi dhe ne jemi parti e tillë që punojmë.
0x323031312d31302d3234 Kryetari Meta ne Durres.jpg 15:8)”