Fjala e zv.Kryetarit të LSI

Fjala e zv.Kryetarit të LSI

Fjala e zv.Kryetarit të LSI dhe Kryetar i Grupit Parlamentar “E Majta për Integrim” Prof.Pëllumb Xhufi në seancën e posaçme për NATO-n Të nderuar kolegë deputetë. Sot të gjithë ne po jetojmë një ditë të jashtëzakonshme në historinë e kombit shqiptar dhe në historinë e Shqipërisë. Të gjithë ne anëtarë të këtij Parlamenti do të ndërtojmë paketën me dokumenta me ato dokuemente që e bëjnë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kjo ngjarje e madhe dhe e jashtëzakonshme koincidon gjithashtu me një përvjetor të jashtëzakonshëm dhe të paharruar. 10 vjet më parë ndërsa NATO bëhej gati festonte 50 vjetorin e krimit të saj Aleanca u angazhua në një aksion të paprecedent në mbrojtje të jetës dhe të lirisë së popullit të Kosovës.
Lufta për Kosovën ka qenë një ngjarje e shënuar ka qenë hallka më e fuqishme që e lidhi kombit shqiptar që e elidhi Shqipërinë me NATO. Ka qenë një fazë e shkëlqyer bashkëpunimi jo vetëm ushtarak por politik dhe humanitar. Të tjera faqe të shkëlqyera janë shkruar ndërkohë. Forcat tona të Armatosura janë angazhuar në skenarë të ndryshëm të sigurisë në vende të ndryshme të botës janë angazhuar me nder dhe lavdi në Bosnje në Irak Afganistan në Çad apo Gjeorgji.
Forcat tona të Armatosura kanë marrë pjesë me sukses në nisma të ndryshme të zhvilluara në kuadrin e partneritetit për paqen. Janë ballafaquar me sukses në Këshillin e NATO-s në kuadër të MAP të Plan Aksionit për Anëtarësim dhe sot Shqipëria është anëtare e NATO-s. Është anëtare e NATO-s si rezultat në radhë të parë i një vokacioni dhe një orientimi pro perëndimor që ky popull ka pasur gjatë gjithë historisë së tij që nga koha e Skënderbeut vokacion që nuk është vrarë as në vitet e diktaturës. Unë do të doja të konsideroja si trashëgimni të kësaj lufte të kësaj sfide edhe përpjekjet dhe hapat që janë bërë për shkëputjen nga blloku lindor për zbimin e bazave sovjetike denoncimin e sulmit ndaj Çekosllovakisë. Do ta konsideroja të tillë edhe largimin shkëputjen e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës apo denoncimin e agresionit në Afganistan. Pavarësisht se për fat të keq hapa të tilla nuk u shoqëruan me një hapje drejt perëndimit por u shoqëruan me një izolim me pasoja të rënda e tragjike për vendin.
Unë do të doja në emër të grupit tonë të përgëzoja të gjithë ata që janë protagonistë të këtij procesit. Aleatët tanë të mëdhenj duke filluar nga Shtetet e Bashkuara. Do të doja në radhë të parë ti bëj homazhet popullit shqiptar i cili për asnjë çast nuke humbi besimin dhe lidhjen e tij me vlerat perëndimore as në momentet më të vështira të tranzicionit.
Do të doja të falënderoja dhe të përgëzoja forcat tona të armatosura të cilat iu nënshtruan reformave shumë të thella shpesh herë dhe të dhimbshme.
Do të doja të përgëzoja edhe këtë qeveri kryeministrin dhe ministat e tij të cilët patën fatin të drejtojnë vendin në metrat e fundit të kësaj sfide.
Dua të falënderoj dhe juve kolegë deputetë dhe kryetaren e Parlamentit e cila shpesh herë ka vepruar dhe ka folur në emrin tonë të të gjithëve por jo gjithmonë ka folur dhe ka vepruar realisht në emrin tonë.
Por në një rast të vetëm siç është ky rasti i promovimit i sensibilizimit dhe i votimit për NATO-n aksioni i kryetares së Parlamentit ka qenë aksion i ndarë që na ka gjetur të gjithë të bashkuar dhe për nëj gjë të tillë do të përgëzoja dhe atë.
Nesër secili nga ne do të jetë në pozicionin dhe llogoren e vet. Qeveria e mazhoranca do të jetë ajo që do të pohojë dhe luftojë arritjet e vërteta dhe të pavërteta të saj. opozita do kritikojë dështimet e vërteta apo jo të vërteta të kësaj qeverie.
Por rëndësi ka që ne sot të gjithë jemi bashkë për të kujtuar një sfidë të fituar dhe për ti uruar njëri –tjetrit urime dhe për arritjet dhe sfidat e tjera. 0x323030392d30332d3237 FJALIME 17:44)