Fjala e zv.kryetarit të LSI-së prof. Pëllumb Xhufi mbajtur sot në Kuvend

Fjala e zv.kryetarit të LSI-së prof. Pëllumb Xhufi mbajtur sot në Kuvend

” Fjala e zv.kryetarit të LSI-së prof. Pëllumb Xhufi mbajtur sot në Kuvend Para dy ditësh z. Fatos Klosi një personalitet publik drejtues i lartë i Lëvizjes Socialiste për Integrim u bë objekt i një sulmi barbar të organizuar. Prof. Klosi është një intelektual i njohur pedagog i respektuar prej disa dekadash i Fakultetit të Shkencave të Natyrës bir i një familjeje patriote me emër të madh në të gjithë jugun e Shqipërisë dhe përtej tij. Prof. Klosi ka qenë kryetar i SHISH duke kontribuar për vënien e këtj shërbimi delikat në binarët kushtetues dhe duke menaxhuar me profesionalizëm në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet partnere një fazë me rëndësi epokale siç ishte ajo e luftës në Kosovë.

Sulmi ndaj z. Klosi lidhet pikërisht me këtë cilësi të tij si drejtues i dikurshëm i SHISH. Në të janë implikuar një rreth i tërë personash. Anibali është vetëm ekzekutori i mjerë hallka e fundit e këtij rrethi. Inspirues i tij ishte padyshim Gaziu i dikurshëm i Dedeve njeriu enigmatik që s'dihet nga erdhi për ta kthyer SHIK-un në një kobure kundër opozitës dhe në një strofkë të një mijë e një agjentëve të huaj. Kryeinspiruesi i këtij akti është krye-Gaziu kryeministri më enigmatik i të gjitha kohërave të cilin Perëndia apo Shkia ia ka bërë peshqesh këtij vendi për ta destabilizuar vazhdimisht atë. Kujtoni rolin e tij në ngjarjet e '97-ës kujtoni gjithashtu rolin e tij të dyshimtë në gjithë ecurinë e problemit të Kosovës. Prokuroria dhe organet përkatëse kanë sot shansin më të mirë për të zgjidhur këto enigma dhe për të dhënë kështu një kontribut konkret për stabilitetin e Shqipërisë të Kosovës dhe të mbarë rajonit.

Së fundi sulmi ndaj Prof. Klosit bart edhe një mesazh të qartë politik. Ashtu si sulmet e ngjashme të viteve 1996-1997 kundër drejtuesve të opozitës ai synon të ringjallë klimën e shantazhit dhe të frikës. Por nëse dikush vërtet dikush mendon se mund të trembë sot opozitën shqiptare ta dijë se ushqen veten me një shpresë të kotë.

0x323030362d31312d3032 FJALIME 14:11)”