Fjala e Zv kryetarit të LSI Pëllumb Xhufi sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Fjala e Zv kryetarit të LSI Pëllumb Xhufi sot në Kuvendin e Shqipërisë.

” Fjala e Zv kryetarit të LSI Pëllumb Xhufi sot në Kuvendin e Shqipërisë. Unë dëgjova shpjegimet e Ministrit Olldashi dhe dua të shpreh dy mendime të miat që lidhen me këtë ngjarje e cikla padyshim është një ngjarje e rëndë. Së pari unë do të theksoj që ka pasur një neglizhim dhe një mungesë transparence nga qeveria. Dua të kujtoj që dikur në Itali që ditën që ndodhi ngjarja bë fjalë duke filluar nga Kryeministri dhe ministri i Rendit Amato ka qenë vazhdimisht në kontakt me opinionin publik dhe që të nesërmen në mëngjes Ministri Amato u paraqit dhe nuk më rezulton që është kërkuar nga opozita që të paraqitete në Parlament por është paraqitur vetë në parlament në senat për të dhënë shpjegime pra shkoi vete dhe jop duke tërhequr këmëbët zvarrë. Së dyti rasti është vërtetë i rëndë dhe nuk është aq i thjeshtë sa u mundua ta tregojë Ministri Olldashi këtu kemi të bëjmë këtu jam dakort me Ministrin këtu nuk kemi të bëjmë me një rast deportimi por sigurisht kemi të bëjëm me një rast më të rëndë sesa deportimi. Qytetari turk është paraqitur dhe ka kërkuar azil për dy çështje shumë serioze. Së pari sepse kishte frikë se në vendin e tij do të persekutohej për bindjet e tij fetare dhe më duket një gjë e tillë vlerësohet shumë dhe së dyti ai ka refuzuar të bëjë shërbimin ushtarak dhe po ti referohemi moshës 30 vjeç ai duhet ta ketë refuzuar këtë shërbim disa herë. Unë pyes në momentin kur ky njeri i cili sigurisht ka ardhur në Shqipëri për ta përdorur si trampolinë për të kaluar në një vend tjetër praqitet në Ministrinë e rendit dhe shpreh dëshirën e tij qoftë ehde në Ambasadën Turke të rikthehet në vednin e tij. Mua më duket se është një moment që duhet të alarmonte dikë në Ministrinë e Rendit sepse ky njeri nuk mund të kthehet në Turqi pa ju nënshtruar gjyqit dhe pa pësuar penalitetet që parashikon Kodi turk pra do të kthehej në turqi dhe do të përfundonte në burg. Dhe rasti nuk është shumë i ndryshëm nga rasti i 5 Ujgurëve të cilët gjithashtu në asnjë mënyrë shteti shqiptar nuk mund t’i kthejë në Kinë sepse e ndalon Konventa Ndërkombëtare pra edhe në këtë rast mua më duket se ky qytetar ka pasur mëndje të keqe dhe dikush duhet ta zbulonte sigurisht ai në Turqi nuk do kthehej për të shkuar në burg. Kjo është një ngjarje padyshimm e rëndë nuk e bëjmë ne të rëndë nuk jemi ne ata që duam të prishim imazhin e vendit por ju them që ai që e prish imazhin është i pari kryeministri shkoni lexoni fjalimin që ka mbajtur pikërisht atë ditë në Këshillin e Europës se do t’ju vijë turp të gjithëve siç me erdhi edhe mua turp kur e lexova. Mua me dukët fare e palejueshme e paflshgme që kur një avion i rrëmbyer ulet bën një ulje emergjence në Brindizi dy hapa larg konsullatës sonë në Bari askush nga trupi diplomatik i Shqipërisë nuk shkon që të interesohet se çfarë ndodh. Konsulli mund të ketë shkuar të nesërmen prandaj unë mendoj se kjo është një çështje për të cilën duhet të diskutohet gjerë e gjatë sepse janë disa probleme që lidhen me njëra tjetrën. Janë problemet e krimit të organizuar të krimit ordiner që po sulmon edh qytetet të cilat të jeni të sigurtëtë gjitha përfundojnë në porte dhe aeroporte. Nuk mund të kesh porte dhe aeroporte të sigurta nëqs ty tëb intesifikohet krimi brenda vendit.
Këtu nuk ka nevojë të flitet edhe 15 minuta zonja kryetare për këtë çështje.  

0x323030362d31302d3035 AKTIVITETE 13:56)”