Fjala e z.Ilir Meta në Konventën e Lëvizjes Rinore për Integrim

Fjala e z.Ilir Meta në Konventën e Lëvizjes Rinore për Integrim

” Fjala e z.Ilir Meta në Konventën e Lëvizjes Rinore për Integrim

Të dashura motra dhe vëllezër më të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim. 
 Kemi shumë arsye për të qenë sot së bashku si asnjëherë tjetër. Kemi shumë arsye për të qenë krenarë dhe unë mund t'ju them me bindje të plotë se në këto 20 vite Lëvizje Rinore për Integrim sot përfaqëson organizatën më të fuqishme rinore që  ka pasur ndonjëherë  Shqipëria. LRI  përfaqëson një bashkim të jashtëzakonshëm të rejash dhe të rinjsh në emër të së ardhmes. Përfaqëson një solidaritet të paparë ndonjëherë pikërisht në emër të një të ardhmeje të përbashkët për një Shqipëri akoma më të mirë. Përfaqëson energjinë më pozitive në Shqipëri për të ecur në rrugën e progresit për të ecur në rrugën e integrimit në rrugën që lufton varfërinë ende për shumë qytetarë dhe të rinj anembanë Shqipërisë në mënyrë që të kemi një Shqipëri më të bashkuar një Shqipëri më sociale një Shqipëri më humane një Shqipëri të vërtetë europiane. Kjo është sfida jonë e madhe. Kjo është edhe sfida e Lëvizjes Rinore për Integrim. Në 20 vite vendi ka arritur shumë pot ë kemi parasysh se ç'përfaqësonte Shqipëria e vitit 1990 dhe ç'përfaqësonte Shqipëria e kloneve ku shqiptarët vriteshin për të mos kaluar kufirin se ç'përfaqësonte Shqipëria e tallonëve se ç'përfaqësonte Shqipëria ku shumica e njerëzve vuanin edhe për gjërat më elementare. Por ne jemi të bindur se e ardhmja që ne duam kërkon jo vetëm një progres të jashtëzakonshëm në të gjitha drejtimet ku ne ende kemi shumë për të bërë por kërkon edhe një vlerësim edhe një mirënjohje për të gjitha gjeneratat që punuan dhe sakrifikuan për Shqipërinë që nga ata që luftuan për çlirimin e Shqipërisë nga okupatori  ata që punuan për të tharë moçalet dhe kënetat e Shqipërisë  ata që punuan për të ndërtuar  ato hidrocentrale që ne kemi sot për të ndërtuar ato shkolla dhe universitete që ne kemi sot gjithnjë duke integruar vlerat e gjenerateve eksperiencën e gjeneratave të mëparshme me energjinë me motivim dhe me ambicie plotësisht legjitime të gjeneratës më të re. 
Gjithnjë e më shumë shqiptarët bashkohen me ne sepse ata shohin te Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Lëvizja Rinore për Integrim forcat me energji pozitivie forca të cilat janë dedikuar ndaj një procesi historik për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve e të gjithë të rinjve që është integrimi europian i Shqipërisë.  
Pas një viti sfidash vështirësish pengesash dhe standardesh që duhej të arriheshin ne të gjithë jemi krenarë sepse sot Shqipëria i ka plotësuar të gjitha  standardet për heqjen e vizave në mënyrë që edhe ju të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë të komunikoni dhe shkëmbeni ekspereincat dhe idetë tuaja me të gjithë të rinjtë europianë pa pengesa dhe pa barriera në mënyrë që të gjithë shqiptarët të kenë mundësi ta prekin Europën jo me qëllimin për të qëndruar atje por me dëshirën dhe frymëzimin për tu kthyer dhe për të ndërtuar edhe atë pjesë që na ka mbetur të Shqipërisë të plotë europiane të Shqipërisë si anëtare e barabartë e familjes europiane. Kjo mund të arrihet vetëm me energji pozitive kjo mund të arrihet vetëm me kontrbute konkrete të secilit ashtu sikurse kontributoni edhe ju çdo ditë. Kjo kërkon një bashkëpunim të të gjitha forcave rinore dhe progresiste të shoqërisë. Kjo kërkon një aleancë të jashtëzakonshme me të gjithë të rinjtë që duan progresin anembanë Shqipërisë. 
Ndaj është shumë e rëndësishme që kjo atmosferë këto ide dhe ky vrull këtu në pallatin e Kongreseve të vazhdojë në çdo fshat të Shqipërisë që kudo të ketë LRI që kudo të ketë shpresë dhe besim tek e ardhmja që kudo të rinjtë e Shqipërisë anembanë qyteteve dhe fshatrave tona të bëhen misionarët e vërtetë të integrimit europianë të bëhen promotorët e zhvillimit më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm të vendit. 
Ndaj kemi nevojë për një Lëvizje Rinore për Integrim me energji të pashtershme ashtu sikurse ju jeni sot këtu në Pallatin e Kongreseve. Kemi nevojë për të shumëfishuar Lëvizjen Rinore për Integrim fuqitë e saj idetë e saj për një Lëvizje Rinore për Integrim e cila është plotësisht e aftë të luajë një rol vendimtar në mënyrë që Lëvizja Socialiste për Integrim në zgjedhjet e ardhshme vendore të arrijë një rezultat spektakolar në dobi të të gjithë komuniteteve anembanë Shqipërisë. Në mënyrë që të kemi një forcë politike sikurse e theksoi edhe miku im deputeti Tavo që është besnike ndaj njerëzve që është besnike ndaj idealeve dhe shqetësimeve të tyre që është besnike ndaj ëndrrës së çdo shqiptari për një Shqipëri të vërtetë europiane.
Ju falënderoj shumë për angazhim tuaj të jashtëzakonshëm gjatë gjithë këtyre viteve. Ju jeni bashkëthemeluesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por ju jeni shumë më tepër se sa kaq. Ju jeni ata që do të drejtoni Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Shqipërinë në vitet që vijnë sepse tashmë e keni dhe eksperiencën e duhur e keni të gjithë përvojën i keni kaluar të gjitha sfidat në mënyrë që roli i LRI të jetë një rol i jashtëzakonshëm në shërbim të së ardhmes të të gjithë të rinjve të Shqipërisë dhe mbi të gjitha të Shqipërisë europiane. 
Rroftë Lëvizja Rinore për Integrim. 
Rroftë rinia e Shqipërisë. 
Rroftë Shqipëria europiane. 
  
  
Fjala e deputetit z. Vangjel Tavo 
  
Të dashur miq t
ë rinj të rinj të LRI-së! 
   
Unë jam deputeti më i ri i grupit parlamentar të LSI-së por jam njëherësh dhe miku juaj më i ri. Ndaj më lejoni t'iu shpreh kënaqësinë e veçantë që ndjej që jam sot mes jush në këtë ngjarje të bukur me të rinjtë e mbledhur nga e gjithë Shqipëria dhe t'iu falënderoj që më dhatë mundësinë që komunikimi im i parë si deputet i LSI-së të jetë pikërisht me të rinjtë e LRI-së që është realisht forca dhe bukuria e vetë LSI-së. 
Natyrisht unë mund të kisha zgjedhur edhe një mënyrë apo ndonjë forum tjetër të LSI-së për t'u shfaqur publikisht me gjithë angazhimin tim në radhët e LSI-së. Mirëpo zgjodha Konventën e LRI-së sepse ju jeni jo vetëm bartësit e një ëndrre dhe të një misioni të madh për të rindërtuar të majtën moderne evropiane në Shqipëri por edhe sepse jeni pararendës që çdo ditë punoni me angazhim shembullor dhe përkushtim maksimal që e majta moderne shqiptare të jetë në shërbim të interesave të vendit dhe në funksioni të integrimit evropian të Shqipërisë. 
Prandaj dhe unë u bashkova me ju. 
Ju të rinjtë e të rejat e LRI-së jeni gjithashtu modeli i bukur i solidaritetit një prej vlerave që i bashkon të majtët në botën moderne. 
Prandaj dhe unë jam me ju. 
Ju jeni shembulli i guximit qytetar i kurajës dhe vendosmërisë për të ecur përpara sëbashku me partinë që ka në krye një njeri si Ilir Meta që hyri në politikë prej radhëve të të rinjve socialistë për t'iu shërbyer por edhe për të punuar së bashku me të rinjtë. 
Prandaj unë jam me ju. 
Jam me ju jam mes shokëve të mi me të cilët kam punuar prej shumë vitesh jam me Ilir Metën jam me mikun tim Luan Rama që bëri shumë mirë që erdhi tek ju shumë më shpejt jam me Petrit Vasilin dhe me Monikën me të cilët kemi qenë bashkë në Partinë Socialiste. Jam me kolegët deputetë Nasipin dhe Lefterin por nga sot e tutje do të jem edhe me Erisën me Ardit Çelën dhe Endritin do të jem me të gjithë ju dhe së bashku të punojmë që LSI-ja të rritet dhe të forcohet si parti e lidhur fort dhe shpirtërisht me njerëzit e këtij vendi dhe që punon dhe mbron interesat e tyre. 
Edhe një herë faleminderit! 
Rroftë Lëvizja Rinore për Integrim! 
Rroftë Lëvizja Socialiste për Integrim! 
Rroftë Shqipëria Evropiane! 
 

0x323031302d31312d3034 03111085.JPG ”