Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama sot tek tryeza e partive politike për Reformën Zgjedhore

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama sot tek tryeza e partive politike për Reformën Zgjedhore.

 

Jemi ftuar këtu për të nisur së bashku një proces të rëndësishëm. Një proces që normalisht duhet të kishte nisur me kohë por që asnjëherë nuk është vonë për të bërë më të mirën e mundshme dhe për të kontribuuar të gjithë për të realizuar reformën zgjedhore të atyre standardeve që garantojnë edhe cilësinë e zgjedhjeve në standarde për të cilat flet edhe rezoluta e Parlamentit Evropian apo edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR.

 

Unë jam këtu në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të ritheksuar edhe një herë jo vetëm gatishmërinë dhe vullnetin për të qenë pjesë e këtij procesi por edhe për të ofruar kontribute reale pasi gjykojmë që ky proces natyrisht është i rëndësishëm por nuk mund të jetë i shkëputur nga tërësia e reformave në të cilat është përfshirë vendi dhe që kanë të bëjë me atë çfarë është prioriteti i gjithë vendit i shoqërisë shqiptare që është sfida jo vetëm e qeverisë apo e mazhorancës por që është sfida e të gjithë klasës politike në vend dhe që ka të bëjë me integrimin evropian të Shqipërisë.

 

Prandaj e çmojmë të rëndësishëm nisjen e këtij procesi për të cilin insistojmë që duhet të jetë gjithëpërfshirës. Këtu duhet t’u jepet mundësia të thonë zërin e tyre edhe aktorë të tjerë influentë politik ose jopolitikë dhe që mund të ofrojnë kontribute reale.

 

Ashtu sikundër mendojmë që ky proces është i rëndësishëm të jetë konsensual për të mbërritur te ndryshimi apo te përmirësime që jo vetëm përmirësojnë bazën ligjore por garantojnë atë standard apo atë cilësi zgjedhjesh që presin të gjithë qytetarët shqiptarë tashmë qytetarë të denjë të bashkësisë evropiane. Por natyrisht ky proces është i rëndësishëm të jetë edhe transparent.

 

Të gjitha këto janë thënë shpesh dhe vazhdojnë të thuhen shpesh. E rëndësishme është që nga sot në të nisim bashkërisht dhe ofrojmë kontribute reale jo vetëm përmes një vullneti real për të qenë pjesë e këtij procesi por edhe përmes asaj çfarë ofrojmë realisht përmes bashkëpunimit real.

 

Unë gjej rastin ta konsideroj vërtet të rëndësishme praninë e opozitës në këtë tryezë dhe të besoj gjithashtu që kontributet e opozitës do të vijnë në atë rrjedhë dhe në funksion të interesave të vendit në funksion të interesave të këtij procesi zgjedhor dhe të bëjmë të mundur që të gjithë këtu së bashku të dëshmojmë se dimë të ngrihemi mbi interesat partiakë apo mbi interesat e tjera që nuk kanë të bëjnë me interesat e përgjithshme të vendit pra me interesat evropiane të Shqipërisë.

 

Natyrisht duke qenë i bindur që kjo tryezë do t’i çelë rrugën procesit të shqyrtimit edhe të opsioneve që ofrojnë palët duke e konsideruar edhe ofertën që prezantoi këtu apo që shpalli kryetari i Partisë Socialiste një mundësi tjetër për të diskutuar dhe për të gjetur hapësira konsensusi dhe bashkëpunimi më lejoni zoti Kryeministër t’ju garantoj që Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme dhe ka edhe propozime reale në funksion të përmirësimit të bazës ligjore të cilat vijnë në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

0x323031302d31302d3232 L.rama.JPG 18:29)