Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Luan Rama

Më lejoni që pas përfundimit të procesit ligjor të regjistrimit të të gjithë kandidatëve për kryetarë komunash dhe bashkish në të gjitha nivelet ku konkurrojnë kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim t’iu bëj të njohur listën emërore të njësive vendore ku ne do të konkurrojmë edhe për nivelin e kryetarit të njësisë dhe respektivisht emrin e kandidatit për secilën prej këtyre njësive. E thashë që kemi pritur ta bëjmë këtë komunikim me ju dhe përmes jush me të gjithë publikun duke respektuar të gjitha hapat ligjorë në përputhje me procedurat që imponon kodi zgjedhor. Dhe sot pasi ka mbaruar procesi i regjistrimit të të gjithë kandidatëve pranë  KZAZ-ve më lejoni t’iu bëj të ditur listën që si më poshtë vijon:
*********
Kjo është lista e të gjithë kandidatëve për kryetarë komunash dhe bashkish të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërkohë që në nivelin e kandidatëve për në këshillat e komunave dhe të bashkive pra si subjekt politik Lëvizja Socialiste për Integrim konkurron me lista përfaqësuese dhe dinjitoze në të gjitha njësitë vendore në të gjitha këshillat e komunave dhe bashkive të vendit. Konkurron kështu me një ekip të plotë vlerash përfaqësimi dhe kualitetesh konkurruese për të ofruar padyshim njerëzit më të mirë ndër ata që janë ofruar në këtë garë për të ofruar kështu njerëzit që përfaqësojnë në mënyrën më serioze dhe me angazhimin qytetar -profesional dhe me integritet të plotë interesat e qytetarëve për njësinë apo dhe për komunitetin ku emrat tanë do të konkurrojnë me angazhimin dhe bindjen për të fituar. 
Z. Rama fushata e LSI-së pavarësisht se jeni në një koalicion me Partinë Demokratike do të jetë e veçantë apo do të jetë e përbashkët me të?
Fushata është e harmonizuar në tërësinë e të gjithë komponentëve të saj. Si pjesë e rëndësishme e aspiratave të një numri të gjerë votuesish të LSI-së në përbërje të koalicionit Aleanca për Qytetarin dhe nga ana tjetër ne natyrisht do të zhvillojmë edhe fushatën komunikimin takimet ballafaqimin dhe ofertën tonë në çdo njësi edhe si forcë politike me individualitet të spikatur. Pra fushata jonë si element i koalicionit Aleanca për Qytetarin dhe fushata si Lëviza Socialiste për Integrim  do të jetë e harmonizuar në kuptimin më të mirë për të plotësuar dhe për të harmonizuar veprimin politik dhe elektoral në tërësi dhen në çdo qelizë ku diskutohet ku bëhet ballafaqim dhe ku do të ketë votime. 
Pse ka kaq pak kandidate femra në lista? Dhe ky është një fenomen që po haset shumë në listat e partive politike gjatë kësaj fushate zgjedhore. 
Ne jemi përpjekur të ruajmë detyrimisht imazhin që imponon ligji për përfaqësimin e zonjave në kuadër të këtyre zgjedhjeve dhe natyrisht për shkaqe që nuk varen tërësisht prej nesh situata nuk është ende në parametrat që ne aspirojmë të mbërrijmë por këtë mangësi që vihet re në listën nominale të kandidatëve në nivele komunash apo bashkish ne e kemi zgjidhur me përfaqësimin në nivelet e para në vendet e ashtuquajtura më të garantuara me një numër të madh shoqesh zonjash motrash dhe pjesëtare të spikatura të komunitetit dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjitha nivelet e tjera. 
Mjafton t’iu them faktin që fjala vjen në bashkinë e Tiranës ku ne kemi katër njësi vendore 50% e tyre janë femra. Për të kuptuar jo vetëm trendin e përzgjedhjes sonë por edhe faktin tjetër që vëmendja jonë dhe angazhimi ynë për përfaqësimin në përputhje me parimet e shanseve të barabarta të femrave është real dhe i dokumentuar në të gjitha listat e kandidimit. Në shumicën e njësive në pesë të parat femrat janë prezent dhe në një masë tjetër ato dominojnë listat tona të kandidimit për këshillat e komunave dhe të bashkive.

0x323031312d30332d3239 Luan Rama.jpg 17:30)”