Fjala e Neranxit sot ne Kuvend

Fjala e Neranxit sot ne Kuvend

Fjala e Neranxit sot ne Kuvend

Punes se ndershme i lehin te pandershmit
 
 
Jam i sigurt se jashtë vullnetit të mbi 90 për qind prej jush që gjendeni prej afro katër vitesh në këtë sallë parlamenti sot na është imponuar një akt votimi që ka për qëllim heqjen e imunitetit tim parlamentar.Jam i sigurt sepse si dhe unë shumica juaj e merr lehtësisht me mend se kjo kërkesë e ardhur befasisht prej prokurorisë së Përgjithshme në Parlament është ideuar dhe vënë në lëvizje vetëm për shkaqe dhe qëllime të pastra politike. Dua qysh në fillim të jem lehtësues i procedurës të cilën kryetarja e këtij parlamenti e ka pasur me pasion për ta kryer një orë e më parë për qëllime dhe interesa që lidhen me ortakë të saj politikë. Unë nuk kam nevojë për imunitet dhe këtë e kam provuar e vazhdoj ta provoj jashtë dyerve të kësaj godine të nderuar. Imuniteti ka qenë dhe mbetet gjëja më pak e rëndësishme për kaq kohë sa kam qenë deputet. Imuniteti im i vetëm mbetet investimi përpjekja lidhja me qytetarët e zonës sime dhe matanë zonës sime respekti që kam pasur ndaj çdo qytetari në hall dhe në veçanti ndjenja që kam trashëguar për të qenë besnik i karakterit. Pikërisht karakteri ka qenë virtyti im i dallueshëm politik e për hir të tij kam flakur poshtë çdo propozim dhe çdo lëvizje amorale politike. Për këtë shkak jam i ndërgjegjshëm se pengesat që iu ka krijuar karakteri im ka bërë të sajohet ky skenar i ulët dhe i pistë i cili tenton të shtyjë edhe një herë në një përdorim politik drejtësinë. Pse kërkohet sot penalizimi im? Kush e sajoi dhe cili është protagonist i këtij skenari të ulët? Pse pikërisht imuniteti dhe proçesi kundër meje u hap në fund të mandatit? Si nuk i mjaftoi kësaj shumice katër vjetshi për të hapur proçesin hetimor ndaj kompanisë së familjes sime duke humbur edhe skrupullin njerëzor për të mos lënë të qetë edhe në varr tim atë? Të gjitha këto pyetje kolegë të mi e gjejnë lehtësisht përgjigjen. Këto zbardhin jo vetëm prej meje të vërtetën reale por edhe prej jush. Në këtë seancë unë po jua bëj të qartë se pse po ngjet ky skenar i ulët me deputetin Nikollaq Neranxi.Unë jam deputeti që kam dëshmuar qëndresë morale në veprimet sjelljet dhe artikulimet e mia politike. Unë jam i pari që demaskova politikanin me sjellje dhe përmbajtje skandaloze të quajtur Lufter Xhuveli. Jam denoncues i xhuvelizmit si protagonist i parë i shitblerjes në politikë pamvarësisht nga detyrimi që ka ndaj votës së zgjedhësve shqiptarë. Duke mos marrë parasysh pasojat i ktheva shpinën kësaj kategorie të ndyrë politike dhe jam ndoshta një rast i veçantë në skenën politike ballkanike duke kaluar nga shumica në qeverisje si deputet i opozitës. Për këtë lëvizje kurajoze unë ndjeva shumë pasoja. Një sulm i egër shtetëror u ndie mbi kompaninë e familjes sime. Gjoba të njëpasnjëshme iu vunë biznesit tim familjar në shuma marramendëse. Penalitete të tjera u përsëritën në të gjitha nivelet e administratës fiskale për filialet e kompanisë së familjes sime. Bllokime në dogana bllokime në rrugë bllokime në porte bllokime në dyqane. Kjo ishte prova e parë e ndeshjes jo vetëm e imja por edhe e familjarëve të mi për shkak të qëndrimit tim politik. Xhuvelizmi kishte nisur mësymjen kundër meje duke bashkëpunuar me ministrinë e financave dhe me ndonjë kopuk opozitar. Mirëpo kjo ishte vetëm nisja e pasojave që do të binin mbi familjen dhe biznesin e saj.Pas kësaj në vendlindjen time atje tek trualli i shtëpisë së prindërve të mi policia lokale me urdhër verbal të Ministrit të atëhershëm të Brendshëm uzurpoi oborrin e shtëpisë sime duke grabitur brutalisht dhe dhunshëm tokën bahcen dhe oborrin e shtëpisë. Mu desh të ngrija zërin tim dhe të përballesha me shumë e shumë presione dhe ia dola ta ndal atë uzurpim të pafytyrë. Ditët e ndeshjeve të mia me sjellje dhe arbitraritete të tilla u shumuan u bënë të njëpasnjëshme. Më pas erdhën zgjedhjet presidenciale. Jashtë kësaj salle në funksion të skenarëve dhe planeve të paskrupullta për zgjedhjen e Presidentit mu desh të drejtorientohesha të kisha për far të qëndrimit tim politik vetëm ruajtjen dhe respektin ndaj karakterit dhe drejtësisë. Kështu veprova por qëndrimi im do të lëvdohej në zonën time elektorale dhe në publik por do të linte njolla pakënaqësie tek ata që kishin bërë dhe jetonin me shpresën e skenarëve për pazare dhe përfitime. Koha rrodhi dhe unë kisha punë vetëm me përfaqësimin e denjë të zonës dhe elektoratit tim. Kush ka kurajon le të marrë në konsideratë investimin kujdesin përkujdesjen dhe përfaqësimin që i kam bërë zonës sime elektorale në këto katër vjet. Ajo është një provë e madhe për detyrimin që politika ka ndaj qytetarit dhe atyre që japin votën. Qysh nga muaji i parë i mandatit tim deri në ditën e sotme që po flas para jush rrogën time mujore si deputet ua kam dhënë njerëzve më në nevojë në zonën time elektorale në periferi të kryeqytetit. Kam investuar nëpër spitale dhe klinika nëpër shkolla dhe nëpër shtete të ndryshme jo për shtirje por në emër të shpirtit dhe ndjenjës sime të lartë njerëzore. Këtë nuk e kam bërë se i kam pasur të tepërta paratë por e kam bërë në emër të shprehjes së famshme himariote:” S’bëhet kënga po s’ke iso!” Ata qytetarë që kam ndihmuar dhe vazhdoj t’i ndihmoj janë vërtet një iso e njerëzve të dashur. Kjo lidhje dhe ky përfaqësim i imi në zonën time nuk u intereson qeverisë dhe ndonjë kopuku opozitar që jeton me skenarë të tillë poshtërsie.Por unë të nderuar kolegë kam pasur punë me rrugën time si opozitar i ndërgjegjshëm. Jam i pari që kam denoncuar në këtë parlament dhe në mediat shqiptare aferat që po ndodhnin me tokat e bregdetit të Himarës. Kam denoncuar me kurajo kryebashkiakun politik të Himarës i cili do të konsiderohet në të gjitha kohët si një bashkëpunëtor i krimit mbi tokat pronat dhe pasuritë e Himarës. Ky denoncim ka shkaktuar pakënaqësi jo vetëm
tek ai individ i përdorur por edhe tek partnerët e tij të njohur e të panjohur me pushtet. Unë nuk jam tërhequr nga ky denoncim. Kjo mostërheqje bëri të mundur të zbardheshin disa prej të vërtetave dhe fakteve abuzive dhe grabitëse me këto toka sikundër tashmë do të zbardhen në të ardhmen e afërt edhe shumë të tjera. Sot në bregdet shumica e qytetarëve e kanë kuptuar dhe po reagojnë se denoncimet e mia nuk ishin politike por thjesht qytetare dhe të lidhura vetëm me fakte dhe të vërteta. Si edhe unë ju e dini fare mirë se kjo që po ndodh me mua ka lidhje vetëm me qëndrimin tim prej opozitari të vendosur. Unë në katër vjet kam qenë deputeti që nuk jam tutur së foluri për politikat shtrënguese ekonomike të kësaj qeverie kam paraqitur për publikun dhe për ju fakte se si po falimentohen kompanitë e biznesit të pastër se si po lindnin si kërpudha kompani fantazmë kam folur për atë që deputeti Ngjela e ka quajtur prishje të sistemit dhe shkatërrim të tregut në këtë vend. Unë kam qenë një deputet i opozitës së drejtpërdrejtë dhe jo dredharak. Kam mbrojtur hapur të gjitha kategoritë në nevojë të kësaj shoqërie kam akuzuar qeverinë për shkelje të lirisë ekonomike për injorim të krizës globale dhe për verbëri të saj përballë kësaj krize e cila po e zhyt ekonominë tonë në një gropë të madhe të cilën nuk mund ta mbulojnë dot fjalimet dhe fanfarat elektorale. Ky qëndrim natyrisht që nuk u ka pëlqyer qeveritarëve. Ky qëndrim i ka shtyrë ata që kanë lidhje me urdhërat mbi segmente të hetimit të gërmojnë në të shkuarën e kompanisë së familjes sime. Mendojnë se kanë kapur një fill por me dokumentacionin që kanë paraqitur në këtë parlament ata po tradhëtojnë qëllimin. Më thoni ju zotërinj të nderuar dhe ti zonja kryetare në veçanti se ku qëndron përgjegjësia ime ku fshihet krimi im penal në këtë dokument që ka paraqitur prokuroria. Ku janë firmat ku është evazioni që ka përgjegjësinë time individuale? Ky është një dokument me shumë mangësi juridike. Ky është një dokument i përgatitur me urdhër dhe i kërkuar me ngut po me urdhër ndaj një deputeti i cili ka ngritur gjithmonë zërin kundër evazionit fiskal dhe sot çuditërisht akuzohet pikërsisht për këtë gjë. Unë e mirëkuptoj situatën në të cilën ndodhet organi i akuzës ku gjatë këtyre katër viteve ai ka qënë dhe vazhdon të jetë në një presion të paparë ndonjehërë në historinë e funksionimit të tij. Nuk dua të hyj në detaje të pafajsisë së familjarve të mi (sepse personalisht nuk kam asnjë lidhje me këto historira që denoncon dogana dhe server prokuroria) por një element të dukshëm juridik nuk mund të rri pa e vënë në dukje: Edhe sikur faktet që shkruhen në materialin e prokurorisë ti marrim si të vërteta për një cast përsëri nuk ka vend për ndjekje penale sepse nga 21 faturat që ekspozon prokuroria 20 prej tyre i përkasin periudhës të vitit 2001deri në prill të vitit 2004 cka do të thotë se ato janë parashkruar në bazë të nenit 66 te Kodit Penal sepse ka kaluar afati 5 vjecar i ushtrimit të ndjekjes penale. E vetmja faturë që ka mbetur pa u parashkruar i përket muajit gusht 2004 me një shmangie doganore prej 181.000 lekë. Pra duhen edhe katër muaj që edhe kjo faturë të mos përbëj element të veprës penale për shkak të afatit të parashkrimit. Si ka mundësi që organi i akuzës të investohet kaq me bujë për një shumë kaq minimale? Nikollaq Neranxi nuk është as administaror dhe as ortak i shoqërisë dhe nuk ka shkuar kurrë në doganë për të bërë procedurat doganore. Si ka mundësi që megjithse unë nuk kam asnjë lidhje juridike me kompaninë që pretendohet se ka bërë shmangie doganore prej 181 mijë lekë të jem person i dyshuar se paskam bërë evazion fiskal ? Pse me kaq ngutje prokuroria vjen në Kuvend me kërkesën për heqje imuniteti pa kryer as ekspertimin e firmës që ndodhet në document ? Si ka mundësi që prokuroria nuk pyet asnjë nga doganierët që kanë firmosur rregullisht zhdoganimin e ngarkesave të kamionëve ? E përsëris edhe sikur t’i marrim të vërteta ato që ka shkruar prokuroria si mund të penalizohet një deputet kur ky parlament në muajin tetor 2008 ka bërë amnisti për detyrimet doganore të subjekteve tregtarë. Janë me qindra subjekte që janë falur në bazë të atij ligji që së bashku miratuam në këtë sallë. Si mund të diskriminohen familjarët e një deputeti nga kjo e drejtë që i jep ligji? Si mundet autoriteti doganor të kallxoj në prokurori pa njoftuar dhe sqaruar paraprakisht subjektin për detyrimin doganor të pretenduar? Këto janë të drejta që ligji ja jep cdo subjekti tregtar. Përse përjashtohen nga kjo e drejtë familjarët e një deputeti? Të gjitha këto pyetje kanë vetëm një përgjigje: Ky proces synon të hakmerret me një deputet opozitar që ka demaskuar për katër vjet rresht praktikat korruptive të qeverisë. Unë jam i gatshëm sikundër kam qenë qysh në ditën e parë që jam informuar për këtë proçes hetimor të marr kontakte me prokurorinë. Jam paraqitur vetë i pari tek prokurori i çështjes dhe kam respektuar korrektesën time ndaj ligjit dhe institucioneve të drejtësisë. Por kjo nuk ka lidhje me drejtësinë