Fjala e mbajtur sot ne seancën parlamentare

Fjala e mbajtur sot ne seancën parlamentare

” Fjala e mbajtur sot ne seancën parlamentare për ngritjen e Komisionit hetimor për Kryeprokurorin Sollaku nga Kryetari i Grupit Parlamentar LSI-PDS dhe N/Kryetar i LSI-së Prof.Sabit Brokaj Sikur trajtimi i Prokurorisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm të ndiqte rrugën ligjore normale bazuar në Kushtetutë dhe ligjet përkatëse me seriozitet pjekuri dhe përgjegjshmëri me objekt të qartë dhe argumenta profesionale proçedurale me siguri opozita do të kishte një sjellje tjetër politike sot. Pra të karakterit mbështetës për hetimin kur ajo nuk do të akuzohej se mbroka krimin e tij. Prokurori mund të hetohej dhe shkarkohej fare mirë në përputhje me shkeljet e mundshme. Mirëpo qëllimi dhe karakteri i shtrimit të këtij problemi duket qartë që është politik dhe me një synim ogurzi. Kapjen nënshtrimin dhe përdorimin e këtij institucioni si kobure ndaj kundërshtarëve politikë përvojë kjo mjaft mirë e njohur me argumenta dhe prova në veprimtarinë e dikurshme të kësaj mazhorance politike.

Për këtë arsye vetë mazhoranca e vendosi  opozitën në pozicionin e mbrojtjes së Prokurorisë pasi kjo në thelb është mbrojtje e ligjit dhe Kushtetutës. Pra është e qartë se sulmi i mazhorancës ndaj prokurorisë dhe titullarit të saj është politik. Për të mos lënë asnjë dyshim për të sulmi dhe santazhi u nis nga vet kryeministri dhe nën komandën dhe strategjin e tij u organizua një luftë e tër e parakohshme ende pa hetuar subjektin përkatës por me synim për të krijuar zhurmën psikozën santazhin dhe kërcënimin. Pra një presion të tër për ta detyruar atë të largohej nga kreu i këtij institucioni. Situata e krijuar është një shëmbulltyrë e shëmtuar e modeleve të dënimeve politike të së kaluaraës para dhe pas viteve 90. Së dyti qysh në nisje të këtij procesi ka shkelje të kushtetutës e cila konkretizohet me mohimin e fjalës spieguese të Prokurorit në komisionin e ligjeve. Kur këtë të drejtë ja jep ligji madje në mënyrë të përcaktuar afati i jepet deri në 15 ditë. Pra që në fillim të pocesit mazhoranca ka kërcënuar procesin hetimor parlamentar. Së treti ne jemi kundër objektit hetimor që propozon mazhoranca pasi prek parimin kushtetues së ndarjes të pushteteve. Ky parim klasik është sanksionuar edhe në vendimn nr:18 Qershor 2002 të Gjykatës Kushtetuese.  Çfar do hetoj Kuvendi lidhur me vendimet gjyqësore?.  Janë apo jo të drejtë dhe kush ja jep të drejtën Kuvendit për të hetiar çështjet që janë në hetim?. Absolutisht këtë qëndrim nuk e lejon Kushtetuta ndryshe kjo do të ishte çorbë pushtetesh dhe jo ndarje pushtetesh si parimi i rëndësishëm i demokracisë. Diet fare mirë që Kuvendi mund të hetojë vetëm çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e politikës penale politikën e goditjes së krimit si fenomen çfar politike penale ndiqet nga krimit organizuar etj. Kuvendi mund të hetojë procesin e zbatimit të reformave ligjore në organizimin e Prokurorisë veçanarisht proçfesin e reformës ligjore në mbështetje të këtij organi ku duhet të ndalemi për ta mbështetur gjykuar dhe korigjuar.   Së katri këtij debati i mungon objekti kushtetues dhe argumenti përkatës. Për arsye të mësipërme grupi jon parlamentar nuk  e mbështet këtë vndim për komision hetimor pasi e quan me objekt antikushtetues.  

0x323030362d30352d3032 12:49)”