Fjala e mbajtur nga Kryetari i LSI-së

Fjala e mbajtur nga Kryetari i LSI-së

” Fjala e mbajtur nga Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta në Parlament pas paraqitjes së pr/vendimit për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore…. Shqipëria edhe pas 15 vjetësh është i vetmi vend në rajon
i cilësuar në të gjithë raportet ndërkombëtare që nuk bën dot zgjedhje të ndershme për shkak të përgjegjësisë suaj. Që nuk arrin as në nivelin e Bosnje-Hercegovinës për çështjen e zgjedhjeve. Që nuk ngrihet as në nivelin e Kosovës që ende nuk është një shtet i pavaruar për çështjen e zgjedhjeve.

Ju jeni mësuar të qeshni dhe të bëni sikur qani. Kështu qeshët edhe më 9 janar kur një pjesë e juaj i latë 22 shqiptarë të vdisnin vetëm 2 milje larg Karaburunit. Dhe i la shteti të vdisnin. Dhe ju qeshët dhe nuk vajtët në asnjë ngushëllim të bënit në familjet e tyre. Dhe ju që bëtë sikur qatë në 9 janar keni gjashtë muaj që keni mbyllur gojën sepse në themel të të gjithë historisë suaj është lufta për pushtet dhe marrëveshja për të mbajtur Shqipërinë dhe shqiptarët peng të papërgjegjshmërisë suaj politike dhe kombëtare.
Ju kujtoni se po na i hidhni ne me këtë marrëveshje. Jo zotërinj! Ju po përpiqeni të ua hidhni të gjithë shqiptarëve. Ju po përpiqeni t’ua hidhni edhe partenerëve ndërkombëtarë. Por ju nuk jeni më as kaq të mençur dhe ju siguroj aq kaq të fuqishëm sa të shkatërroni përsëri proçesin zgjedhor në Shqipëri siç bëtë edhe më 3 Korrik. Çdo të thotë kjo të ngrihet komision i posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe pika e menjëhershme që vjen pas kësaj është se ka për detyrë përgatitjen e amendamenteve të nevojshme të kuadrit ligjor. Çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë që ne do të arnojmë atë Reformë Zgjedhore që ka dështuar në thelb edhe në vitin 2001 në ato dimensione që dihen edhe në vitin 2005 në dimensione shumë më të mëdhaja! Kjo do të thotë se ju do të vazhdoni që të kaloni nga Megadushku te Megashkoza?! Për të luajtur me votën dhe me dinjitetin e qytetarëve të këtij vendi! Për të luajtur me integrimin europian të Shqipërisë! Çdo të thotë ky bipartizani juaj?! Edhe keni krijuar vetë shumicën absolute edhe çdo vendim nuk mund të merret pa unanimitetin e të dy palëve. Vetë fjala unanimitet vjen nga totalitarizmi. Dhe ju që të dyja (PD e PS) jeni pjellat më të shëmtuara të totalitarizmit me të cilin shqiptarët janë ndarë formalisht në vitin 1990 por jam i bindur që do ndahen realisht shumë shpejt. Merruni vesh për të shkatërruar zgjedhjet dhe për tu tallur me votën e shqiptarëve por të jeni të sigurtë që nuk do të arrini asgjë. Dhe do të mbani përgjegjësi për të gjitha problemet që do i shkaktoni vendit. Ne kemi për detyrë dhe patëm për detyrë që në mënyrë shumë konstruktive tu drejtoheshim të dy palëve. Sepse po bënit lojëra me njëri-tjetrin duke zvarritur komisionin për të arritur te kjo paçavure e cila vetëm Reformë Zgjedhore të ndershme dhe të standarteve europiane nuk mund të jetë për shqiptarët.
0x323030362d30312d3139 FJALIME 14:23)”