Fjala e Liderit të LSI

Fjala e Liderit të LSI

Fjala e Liderit të LSI z.Ilir Meta mbajtur në Konventën Kombëtare të Jashtëzakonshme të LSI

Më lejoni që në emër të LSI-së të falenderoj të gjithë anëtarët simpatizantët dhe dashamirësit që votuan për forcën tonë politike pavarësisht nga kushtet e pandershme që ne garuam që nga Kodi zgjedhor i hartuar për të goditur në radhë të parë këtë lëvizje politike në Shqipëri që nga censura e paparë mediatike sidomos nga ajo media e kontrolluar nga Bashkia e Tiranës e deri tek operacioni mafioz i drejtuar nga Edi Rama për të blerë anëtarët dhe simpatizantët tanë.
Ndaj dua të falënderoj ato 83 mijë zmrat por të falënderoj me dhjetëra e mijëra zemra të tjera që vota e të cilëve nuk figuron për shkak të këtij operacioni mafioz. Megjithatë nuk jam sot këtu për të bërë analizën e asaj që ndodhi në këto zgjedhje pasi këtë do e bëjnë forumet dhe strukturat e LSI-së në muajt në vijim por jam këtu që të ndaj së bashku me ju me qetësi me argumenta me pjekuri dhe me përgjegjësi të lartë politike vendimin që ne duhet të marrim për të ecur përpara.
Do të dëshiroj që të  shprehni dhe ju mendimin tuaj të argumentuar dhe të hapur se cila është rruga që mund dhe duhet të ndjekë LSI-ja përpara cila është rruga që i del përpara sfidave dhe interesave të vendit dhe cila është rruga që i shërben dhe programit të LSI-së dhe rolin që duhet të ketë kjo forcë për të ardhmen e Shqipërisë.
Sipas gjykimit tim por dhe shumë kolegëve të tjerë por jo i të gjithëve dy janë rrugët kryesore përmes të cilave duhet të ecë kjo Lëvizje pas kësaj Konvente. E para rruga e nisur pasi ju e dini shumë mirë që çdo marrëveshje PS-LSI pas zgjedhjeve të 28 Qershorit sjell vetëm krizë në Shqipëri sjell mungesë qeverisje sjell mungesë stabiliteti dhe nuk e teproj po të them që sjell destabilitet.
Ne e dimë shumë mirë se çfarë përpjekjesh kemi bërë që të rivendosej bashkëpunimi i ndërprerë nga Edi Rama pasi fitoi mandatin e tretë të Bashkisë në mënyrë që të mos humbte asnjë votë nga forcat e majta progresiste.
Ju i dini shumë mirë dhe sidomos anëtarët e Kryesisë të gjitha iniciativat publike dhe jo publike të bëra në këtë drejtim. Të cilat janë refuzuar në mënyrë jo serioze arrogante nga Edi Rama. Pse kishte frikë Edi Rama që ne te kishim atë që na takonte anëtarin e Komisionit në qendrat e Votimit apo numëruesin e qendrave të votimit. Përse ai  luftoi bashkë me ne për ta pasur këtë anëtar përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2007? Sepse i duhej për të marrë Bashkinë e Tiranës dhe i duhej mbështetja e LSI-së. Pse bëri marrëveshje me Sali Berishën duke na lënë dhe ne me ditë të tëra në grevë urie vetëm e vetëm që ne mos të kishim syrin tonë në kutitë e votimit ku votuan qytyetarët shqiptarë.  E bëri këtë sepse vetëm në këtë mënyrë së bashku me bandën e tij të korruptonte anëtarët tanë veprimtaria kriminale e së cilës do ndriçohet së shpejti ku me shuma skandaloze financiare ndanë votat e LSI-së dhe partive të tjera me PS-së dhe ato të partive të djathta me PD-në.
 
Z.Rama refuzoi dhe kërkesën e Partive Socialiste Europiane për të vendosur këtë bashkëpunim sepse ne kishim vetëm një kusht të kishim komisioner atë që na takonte. Dhe deri në fund të procesit zgjedhor u vu ne jetë një plan makabër deri në zhdukjen e kësaj force politike. Edhe një javë para zgjedhjeve unë përsëri e mora iniciativën duke u ngritur edhe mbi problemet që kam pasur në të kaluarën dhe me ish-kryetarin e PS-së z.Nano dhe ju drejtova në radhë të parë Edi Ramës sepse e parandjeva atë që mund të ndodhte pavarësisht se ajo që ndodhi ishte e një shkalle relativisht të lartë. Jo vetëm që u refuzua por u nxorr dhe një spot tepër i shëmtuar i një aktivisti të PS-së që ishte zhgënjyer që kishte votuar LSI-në në 2005. Dhe jo vetëm kaq por e gjithë fushata e ditëve të fundit u përqëndrua në një agresion korruptiv të anëtarëve të LSI-së përmes data-base të LSI-së në qendër. Dhe pavarësisht nga të gjitha këto rezultati elektoral është i tillë dhe pavarësisht dëshirës së madhe për një qeverisje PS-LSI në ditën që flasim është krejtësisht e pa mundur.
Cfarë duhet të bëjmë?  Të bashkohemi me ata që në radhë të parë ishin agresorët kryesorë kundër votës sonë apo që sot po delegjitimojnë një proces zgjedhor i cili nga fillimi deri në fund është bërë sipas kërkesave dhe propozimeve të sugjeruar nga ata vetë. A i shërben kjo interesave të vendit? A është kjo e moralshme për ne? Dhe a zgjidh kjo situatën aktuale në Shqipëri? Të bashkohem me ta edhe sipas propozimit të tyre që tani që e kanë situatën keq të behem Kryeministër dhe ata të fusin vendin në një kaos dhe në një situatë delegjitimimi. Çfarë mund të bëjmë tjetër? Të provokojmë patjetër zgjedhje të parakohshme. Të shkojmë brenda dy muajve në zgjedhje sërish pa komisioner pa numërues? Apo të dalim me Edi Ramën kundër Sali Berishës për të krijuar tension në vend dhe në fund fare Edi Rama të ulet me Sali Berishën duke i vënë të vetmin kusht që Ilir Meta nuk duhet të ketë komisioner sepse do që të zhdukë LSI-në?
Ja pra interesave të këtij mafiozi nuk mund ti shërbejë Ilir Meta dhe nuk e lidh asgjë më me të dhe e bëjmë të qartë se vetëm largimi i tij nga jeta politike mund të vendosë marrëdhëniet personale dhe shoqërore ndaj asaj masakre që organizoi kundër votës suaj dhe votës së LSI-së.
Të bashkohemi ne me atë kur të gjithë aleatët e tij parazgjedhor e akuzojnë atë për vjedhjen e votave. Çfarë morali ka këtu? Ne do të ecim përpara sipas mendimit tim sepse nuk jemi krijuar ne për të qenë bisht i PS-së dhe aq më tepër e lidershipit të saj. Ne jemi krijuar për të përfaqësuar aspiratat e gjithë socialistëve dhe progresistëve shqiptarë që duan një Shqipëri demokratike. Që duan një Shqipëri në Eu
ropë sepse ne jemi sot një vend në NATO dhe më shumë kanë bërë të tjerët që ne të jemi anëtarë me të drejta të plota sesa ne si klasë politike.
Ne jemi vend që duam të hyjmë në BE dhe ne në radhë të parë jemi Lëvizja Socialiste për Integrim dhe jo për izolim. Ndaj unë nuk shikoj asnjë rrugë tjetër për ne që të jemi faktor integrues një faktor shpëtimtar për krizën që duan të shkaktojnë të tjerët jo për funksione dhe për poste por në radhë të parë për të realizuar elementët dhe prioritetet tona të Planit për Veprim.
 
Shqipëria vazhdon të jetë në krizë dhe këtë e tregojë dhe vetë procesi zgjedhor. Ndaj ne të gjithë atyre që duan një vend normal pavarësisht dëshirës së tyre që kishin përpara 28 Qershorit se kush dëshironin që të fitonte- dhe ne kemi pasur dëshirat tona dhe objektivat tona- duhet të japim një mesazh modelimi të politikës shqiptare një mesazh bashkimi dhe jo debateve të kota të përçarjeve në të shkuarën.
Nje mesazh që kjo forcë politike është në funksion të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pse qenka e moralshme kur bënë bashkëpunim PS-ja me PD-në në kurriz të Kushtetutës në kurriz të demokracisë dhe në kurriz të LSI-së.  Dhe pse nuk qenka dhe mund të jetë e moralshme kur bëjmë një marrëveshje të hapur dhe transparente me PD-në për të stabilizuar vendin dhe për të realizuar kërkesën e integrimit tonë në Bashkimin Europian.
Ndaj përpjekjeve për të na kthyer dhe të bëhemi një faktor krize ne besoj se do ju përgjigjemi me gjithë këtë emancipim që ka sjellë kjo forcë e re politike në Shqipëri