16 Feb Fjala e Kryetrarit të LSI-së
Posted at 03:35h
in Archived Articles
Fjala e Kryetrarit të LSI-së z. Ilir Meta në Kuvend
“E nderuar zonja Kryetare të nderuar kolegë deputetë. Në radhë të parë dua të theksoj rëndësinë e fillimit të menjëhershëm të reformës zgjedhor duke qenë se zgjedhjet e 8 majit po trokasin dhe duhet të zbatohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR. Por edhe në rast se kjo nuk do të bëhet ne kemi kodin më konsensual në fuqi atë PD-PS.
Së dyti nuk mund të mos flas përpara jush dhe përpara të gjithë qytetarëve që na ndjekin lidhur me një video monstruoze të paraqitur pak ditë më parë në një media e cila vetëm në më pak se 24 orë u detyrua të përgënjeshtrojë se nuk ishte e plotë. Të një përgjimi të paligjshëm dhe kriminal të bërë ndaj Zv. Kryeministrit të vendit por jo vetëm kaq të një montimi tërësisht kriminal dhe joprofesional ku në vend të Zv. Kryeministrit flisnin titrat e porositura.
Më vjen keq për të gjithë ju që jeni mësuar nga koha e regjimit të kaluar t’i bëni njerëzit fajtorë pa fakte që jeni mësuar t’i bëni njerëzve gjyqe politike por ju me mua këtë nuk e bëni dot e nuk e keni bërë asnjë herë. Nuk ia bëni dot më asnjë qytetari të këtij vendi. Unë nuk merrem me shpifjet tuaja me sulmet tuaja dhe me montimet e juaja. Unë merrem me ligjin me drejtësinë dhe ky proces juridik që ka nisur të jeni të sigurt se do të jetë i pashembullt. Por absolutisht që është vërtet për të ardhur keq kur ju përdorni si dëshmitar përfaqësinë time sipas fakteve dhe titrave tuaja pikërisht njeriun i cili jo vetëm bëri këtë përgjim tërësisht të shëmtuar dhe të paligjshëm por njeriun i cili ka akuzuar publikisht kryetarin e partisë tuaj se e ka parë me sytë e tij duke pirë kokainë në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Natyrisht që kjo është çështja juaj. Çështja ime në raport me opinioni publik është shumë e qartë me drejtësinë do të jetë akoma më shumë e qartë. Sepse falsifikimet dhe montimet të cilat kanë dalë sheshit do të provohen deri në fund. Dhe autorët e këtij montazhi të paligjshëm dhe kriminal do të përgjigjen deri në fund sepse nuk mund të cenojë askush lirinë dhe dinjitetin e çdo qytetari shqiptar. Nuk mund të kthejë askush Shqipërinë në vendin e përgjimeve në vendin e spiunëve në vendin e manipulimeve në vendin ku ngrihet në kult spiunllëku dhe natyrisht nuk habitem për të gjithë ata të cilët punojnë në këtë drejtim.
Zotërinj të nderuar është për të ardhur keq që ju mbështeteni te një njeri të cilin e keni akuzuar si më të korruptuarin e kësaj qeverie. Që e keni akuzuar për pastrim pastrash dhe që e keni akuzuar edhe për probleme të tjera që nuk dua të hyj këtu sepse janë probleme personale dhe nuk dua të merrem me gjëra të tjera. Unë zotërinj kam ndërhyrë për të zbatuar një vendim të Gjykatës së Apelit.
Në cilësinë e Zv. Kryeministrit dhe të kryetarit të LSI-së përfaqësues të një kompanie e cila zvarritej për vite të tëra për gati tre vjet dyerve të gjykatave të administratave dhe të Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës pjesë të cilës ishte edhe një kompani e huaj ku më janë ankuar se në rast se do të vazhdojnë këto zvarritje kjo kompani do të largohej unë kam bërë një takim me ministrin e asaj kohe i cili ishte edhe ministër i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Tani kjo kompani më 5 janar i është drejtuar zyrtarisht këtij ministri pra dy muaj përpara përgjimit ku ajo i ka çuar në mënyrë shumë të qartë të gjitha arsyet që e bënin imediate marrjen në konsideratë dhe protokollimin e një vendimi të Gjykatës së Apelit të marrë sipas saj në favor të kësaj kompanie në dhjetor pra tre muaj përpara përgjimit dhe në mënyrë shumë të qartë në këtë vendim që është i protokolluar në Ministrinë e Energjetikës i bën të qartë se investimi dhe shpenzimet e kryera deri tani nga aksionerët e kompanisë e kalojnë shifrën e 700 mijë eurove.
Meqenëse ju thoni se vendimi ka qenë marrë tre muaj më vonë unë po ju them këtu se bashkangjitur kësaj memo zyrtare kompania në fjalë ka edhe vendimin e Gjykatës së Apelit për çështjen për të cilën ajo ka kërkuar të protokollohet dhe të merret në konsideratë nga ministria. Ky vendim është i datës 10.09.2009 pra dy-tre muaj më përpara se të protokollohej dhe 4 muaj përpara se të bëhej përgjimi. Tani në këtë dokument është shënimi i ish-ministrit apo dëshmitarit tuaj: “Zoti Kraja i drejtohet ai sekretarit të Përgjithshëm bazuar mbi këtë memo dhe mbi këtë vendim të Gjykatës së Apelit këta kanë fituar gjyqin të procedojnë për t’ia vazhduar”.
Lidhur me atë diku 7% tuaj që keni nxjerrë në titra ja ku është 6.66% pjesa e kompanisë së huaj e cila është regjistruar edhe në QKR si pjesë e këtyre aksionerëve.
Sepse dëshmitari juaj ia kalonte 20% të kryetarit tuaj. Pra të nderuar zotërinj që nuk duroni dot faktet unë kam një pyetje për ju për të gjithë. Përse një ministër i cili ka bërë një shënim shumë të qartë një muaj përpara se të bënte një përgjim ndaj Zv. Kryeministrit apo kryetarit të partisë së tij që këta e kanë fituar gjyqin dhe të procedojnë më tej dhe ka pasur bashkangjitur vendimin e Gjykatës së Apelit përse ky ministër në këtë takim mohon që një kërkesë e tillë është e protokolluar? Përse ky ministër provokon Zv.Kryeministrin apo cilindo tjetër? Sepse zotërinj të nderuar e gjithë kjo është një montazh. Do ta konfirmoj hetimi dhe unë prandaj kam lënë imunitetin kam lënë edhe postet qeveritare sepse kam besim tek Ilir Meta kam besim tek e vërteta kam besim te drejtësia dhe kam besim edhe te 8 maji.
<
br />
Sepse problemi juaj është 8 maji. Problemi juaj nuk është as kjo çështje dhe asnjë çështje tjetër. Zotërinj nuk ishte vetëm Sali Berisha ai i cili ua ktheu mbrapsht videon dhe ju tha çojeni prokurori dhe ku të doni. Kam qenë unë në radhë të parë që e kam kthyer mbrapsht si një mjet presioni dhe si një mjet shantazhi. Në atë video më keni dërguar përgjuesin në fjalë në mënyrë që të më bënit kryeministër dhe në mënyrë që të rrëzonim një qeveri legjitime duke bërë makinacione në këtë parlament. E dinë shumë deputetë këtu të cilëve ua janë bërë oferta nga më të jashtëzakonshmet vetëm e vetëm për të përmbysur legjitimitetin e një qeverie të votuar dhe me mandat politik dhe për të krijuar një qeveri të krimit të organizuar.
Kjo është e vetmja arsye që iu bën juve të paduruar që iu bën juve të falsifikoni që iu bën juve të montoni. Po kjo është e vetmja arsye. Dhe një qeveri të tillë kurrë nuk ka për ta pasur Shqipëria. Ju keni hallin e 8 majit