14 Feb Fjala e Kryetarit te LSI
Fjala e Kryetarit te LSI z.Ilir Meta gjate seances se debatit per punen e Prokurorit te Pergjithshem Sollaku Eshtë hera e parë që ligji për funksionimin e komisioneve parlamentare i konceptuar si instrument në duart e opozitës për të verifikuar funksionimin e pushteteve përdoret si një instrument i maxhorances për të goditur e spastruar dhe më pas zëvëndësuar me marioneta politike titullarët e institucioneve kushtetuese.
Eshtë hera e parë ku 1 maxhorancë parlamentare inicion drejton heton dhe merr vendim e vetme për një Institucion kaq të rëndësishëm duke përjashtuar në mënyrën më flagrante opozitën nga procesi i hetimit.
Eshtë hera e parë në historikun e këtij Kuvendi ku nuk njihet dhe me votim nuk lejohet të lexohet në Kuvend Raporti dhe mendimi i Opozites duke vërtetuar se pretimet e zj.Topalli në seancën e parë të këtij Kuvëndi ishin thjesht Utopi.
Eshtë hera e pare që në këto 15 vite pushteti ju hap luftë të gjitha institucioneve të pavarura duke shkelur në mënyrë të hapur Kushtetutën dhe ligjet që shërbejnë për funksionimin e tyre.
Por nuk është hera e parë për Berishën i cili përgjatë sundimit të tij neodiktaktorial të viteve 92’-97’ largoi po në këtë mënyrë Kryeprokurorin Maksim Haxhia dhe Kryetarin e Gjykatës së Lartë Zef Brozin.
Të gjithë shqiptarët kujtojnë se si këto largime u pasuan me heqjen e imunitetit të Azem Hajdarit Ilir Metës etj dhe më pas me arrestimin flagrant të liderit të atëhershëm të opozitës z.Fatos Nano
Lëvizja Socialiste për Integrim dhe mbarë opozita konstruktive shqiptare e ka detyrim politik dhe kombëtar të denoncojë këtë uzurpim fashist që po i bën Berisha Institucioneve Kushtetuese ku agresioni më i rrezikshem është ai kundrejt Prokurorit të Përgjithshëm.
Vetëm në një vit pushtet Berisha arriti të shënojë në bilancet e tij shumë rrënime Institucionesh dhe standartesh duke riprovuar parreshtur se ai është sërish Berisha i 24/1 Berisha i SHIK-ut të Gazidedes Berisha i torturave dhe burgosjeve të njerëzve dhe mendimit të lirë Berisha i c’varrimeve dhe i rrënimit të vlerave të një populli të tërë Berisha i fajdeve dhe i tankeve Berisha i manipulimit të zgjedhjeve dhe statistikave që i ofrohen ndërkombëtarve.
Prej një viti Berisha nën demagogjinë e luftës kundrejt korrupsionit po kërkon të shtrijë tentakulat e tij gjithëkund por ankthi dhe etja që ka ai për pushtet e bëjnë të perceptohet lehtësisht se demagogjia e tij butaforike është në shërbim të pushtimit totalitar që kërkon t’ju bëj ai pushteteve të pavarura nga ekzekutivi.
Konkretisht sulmit që ai ndërmarri kundrejt Prokurorit të Përgjithshëm i parapriu me shpifje dhe denigrime kundrejt Institucioni Kushtetues dhe cka vinte më pas duke përfshirë dhe Komisionin Hetimor vërtetonin katërcipërisht se gjithcka ishte e paragjykuar.
Veprimet e Berishës kanë si tipar kryesor paligjshmërinë pasi në asnjë akt ligjor dhe nënligjor të Republikës së Shqipërisë Kryeministri nuk legjitimohet të shpifë dhe denigrojë Institucionin e Prokurorit të Pergjithshëm duke e paragjykuar dhe marre njëkohësisht dhe “vendimin e formës së prerë” kundrejt këtij Kryeprokurori “mëkatar” duke u vetëshndrruar kështu z.Berisha në hetues prokuror dhe gjyqtar.
Të gjitha deklaratat bombastike të Kryeministrit per lidhjet e Prokurorit të Përgjithshëm me botën e krimit u reduktuan në akuza qesharake për shpërdorim detyre të bashkëshortes së Sollakut ose mosplotësim korrekt të Formularit të Pasurisë nga ana e Kryeprokurorit.
Shantazhet e Berishës deklaratat dhe të gjitha mënyrat që ai përdori dhe po përdor për “të marrë” Prokurorinë e Përgjithshme janë të paprecedent në mesazhet e rrezikshme që mbartin kundrejt popullit shqiptar ai (Berisha) po shkërrmoq tek cdo shqiptar besimin tek drejtësia dhe tek shteti i së drejtës ai po përdhos dhe dhunon cdo kënd që beson tek shteti.
Gjithcka ai bën është në funksion vetëm të pushtetit të tij totalitar dhe jetëgjatësisë së dhunshme të këtij pushteti duke shpwrfillur kwshtu dhe dokumentin bazw mbi tw cilin ngrihet shteti shqiptar KUSHTETUEN .
Tre kollonat bazë ku mbështetet DREJTESIA: Polici Gjyqësore Prokurori dhe Gjyqësor prej një viti janë nën një trysni dhe presion shumë të rrezikshëm nën presionin politik. Presion ky i cili do të bëjë të mundur nënshtrimin dhe bindjen e verbër të këtyre strukturave në funksion të luftës së shtrigave që zoti Berisha do të ndërmmare kundrejt “armiqve politikë”
Por shantazhet dhe presionet e tij diabolike nuk kanë kufi ato së fundmi janë drejtuar dhe kundrejt Institucionit më të lartë të shtetit shqiptar atij të Presidentit të Republikës. Presion i cili ka vetëm një qëllim atë të vënies së Presidentit nën thundrën e tij.
Por harron zoti Berisha që jo të gjithë janë shërbëtorë të qeverisë së tij të shërbesave harron zoti Berisha se Presidenti Moisiu ka ditur përherë dhe në cdo kohë për së pari të nderojë titullin që mban dhe për së dyti të bëjë atë që kurrë Berisha s’diti ta bëj as kur ishte President por as tani në një vit qeverisje të respektojë dhe të unifikoje shtetin e së drejtës si shtetin e te gjithë shqiptarve.
Janë të rrezikshëme etjet e pafre të Berishës kundrejt pushteteve të pavarura ai kërkon të uzurpojë Prokurorinë KLD-në KQZ-në KKRT-në Akademinë e Shkencave dhe gjithcka që do i garantoj atij një pushtet hermetiko-fashist.
Pikërisht qëllimet e tij ogurzeza bënë që dhe Reforma Zgjedhore të mbetet në pikën zero dhe ndërkohë në mënyrë djallëzore të hartojë akte ligjore për rregjistra zgjedhësish me vëndqëndrim të përkohshëm duke provuar kështu se ai jo vetëm që është i njëjtë me Berishën e 96’-ës por dhe më agresiv se atëherë. Reforma Zgjedhore që përbën ndërkohë dhe shtyllën kurrizore të një shteti demokratik prej kohësh ka mbetur vetëm në fletët e programit bombastik të 100 ditëve të para. S&eum
l;rish Berisha përdori filozofinë e FAKTIT TE KRYER pasi ai ka realizuar të gjithë infrastrukturën e mundëshme për të garantuar manipulimin e zgjedhjeve të pritshme lokale ndaj dhe realisht reforma zgjedhore e konceptuar me konsensus politik atij më nuk i duhet.
Pushteti i fituar me devijime dhe trafikime qëniesh pa integritet vetëm në kësi mënyrash mund të mbahet nga ana e z.Berisha.
Atij nuk i intereson se papunësia dhe varfëria kanë mbërritur në stratosferë atij nuk i intereson se investimet janë ende ato të Korrikut 2005 JO në qëndër të strategjisë së tij është shpifja denigrimi për kundërshtarin dhe demagogjia boshe për shqiptarët.
Do të doja që nga kjo foltore ti bëj thirrje Berishës dhe shërbëtorëve të shërbesave të tij:
Të bëjnë kujdes pasi Shqipëria është e shqiptareve Institucionet Kushtetuese janë në funksion të tyre ndaj cënimi uzurpimi dhe më pas keqpërdorimi i tyre do të bënin që Berishës dhe qeverisë së tij shqiptarët ti bëjnë me protesta dhe votë demokratike shërbesën e fundit.
0x323030362d30372d3234 13:2)