16 Feb Fjala e Kryetarit të LSI-së
Fjala e Kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta në mbledhjen e KDK-së
“Duke falënderuar Profesor Edmond Panaritin dhe të gjithë juve dua të shpreh kënaqësinë që fillojmë pikërisht me mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues Kombëtar një vit të ri i cii është plot sfida ku sfida më e madhe natyrisht që është pikërisht ajo e 8 majit e zgjedhjeve të përgjithshme vendore. Do të jetë sfida ku jam i bindur se Lëvizja Socialiste për Integrim do të konfirmohet fuqishëm nga qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë si një forcë e qytetarëve si një forcë e vlerave më të mira njerëzore shoqërore kombëtare patriotike dhe mbi të gjitha si një forcë e vlerave më të mira për integrimin e shoqërisë shqiptare dhe për integrimin evropian të vendit.
Si një forcë e cila e konfirmoi këtë për më shumë se një vit në qeverisje sidomos në drejtim të kontributit madhor që u dha për përmbushjen e të gjitha detyrimeve për liberalizimin e vizave. Dhe ata që vinin baste se nuk do të hiqeshin vizat deri në fund të dhjetorit që nuk lanë greva urie e demonstrata pa bërë që nuk lanë kërcënime për Europën pa bërë duke u thënë se po të hiqnin për shqiptarët një milionë të varfër nga Shqipëria do të vijnë në vendet e Europës dështuan me turp siç do të dështojnë në të gjitha sfidat anti-qytetare anti-shqiptare që bëhen vetëm për interesat e një grupi të ngushtë në lidershipin e kësaj opozite tashmë e marrë penga nga krimi dhe nga mafia e cila bën regjinë e të gjithë veprimeve opozitare. Regjia më e freskët është videoja.
Nuk është asnjë surprizë video për mua dhe nuk është asnjë surprizë as për Kryesinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo pasi pikërisht në ditën kur janë bërë propozimet për të ndërruar pozicionet e ministrave të LSI-së në qeveri unë pasi mora një mesazh besnikërie pa fund nga ish-ministri që na doli çimkë se do të mbetej përjetë besniku im vetëm të shtyhej mbledhja e kryesisë dhe kur i bëra të ditur se isha i gatshëm të bisedoja me të dhe ta bëja mbledhjen në çdo kohë që të donte ai por ditën nuk e shtyja dot mora më pas një mesazh se po të mos shtyja mbledhjen dhe po të hiqej ai nga ministër do të bëhej qameti dhe do të dilte një video e tmerrshme.
Këtë gjë të cilën vërtetë e neverita jo vetëm si shantazh si presion i në njeriu për të cilin ndoshta kam bërë më shumë në jetën time në planin politik dhe njerëzorq ë nga shëndeti dhe karriera e tij politike por nuk është ky problemi pasi keni bërë të gjithë ju natyrisht që ia mora ndoshta si një papjekuri si një lidhje e pazgjidhshme me karrigen e ministrit ku ai ishte dhe sigurisht pavarësisht nga këto nuk i mbylla dyert e riintegrimit të tij në LSI. Por ai që ne gjithmonë përpiqeshim gjithmonë ta frenonim sidomos kur fliste për perversitetet e Edi Ramës dhe që vajti seri aty sa na habiti të gjithëve kur deklaroi publikisht se kishte parë Edi Ramën vetë me sytë e tij duke marrë kokainë në zyrën e Kryetarit të Bashkisë pikërisht vetëm disa ditë pasi ishin bërë këto ndryshime më erdhi mua pas takimeve që kishte pasur me Edi Ramën dhe me dy drejtues të tjerë të rëndësishëm të PS-së por edhe në takimi tjetër të rëndësishëm për të bindur mua dhe për të mbushur mendjen pikërisht se Edi Rama e kishte seriozisht që unë të bëhesha Kryeministër dhe të hiqnim Sali Berishën.
Dhe ky nuk donte gjë tjetër vetëm të rikthehej në pozicionin e ministrit nga ku kishte ikur. Unë përsëri me dashamirësi i bëra të qartë se nuk mund të bëhen qeveritë sipas dëshirave konjukturave të individëve dhe sipas në fund të fundit orekseve të Edi Ramës dhe të cilitdo tjetër që nuk ka durimin të presë zgjedhjet dhe të kërkojë pushtetin përmes zgjedhjeve. Dhe më pas ky ish-kolegu ynë ky ish-shoku ynë i dashur që na doli çimkë pasi nuk mori garanci se brenda disa muajsh ai vetë të hynte në qeveri në çdo lloj posti na doli dhe na sulmoi me të gjitha bateritë e tij pikërisht në emër të krimit të organizuar. Çfarë është krimi i organizuar në një vend? Natyrisht nuk ka brirë është pikërisht përpjekja për të ndryshuar pushtetin legjitimitetin e tij jo me votë por me shantazhe me manipulime me presione me blerje me korruptime me marrjen peng të shtetit me marrjen peng të institucioneve.
Pa dashur të zgjatem shumë në këtë histori mund t’u them se kam neveritur gjithë këtë mënyrë të të bërit politikë të çdo individi aq më tepër kur kjo sot është vija zyrtare e opozitës së sotme. Kur ky është morali i lidershipit të sotëm opozitar. U mërzitën shumë që nuk dhashë dorëheqjen unë natën e parë të publikimit të videos por për fatin e tyre të keq absolutisht që unë nuk mund të jepja dorëheqjen për një montazh dhe nuk mund të jepja unë dorëheqjen kur të donin ata për të krijuar një moment destabiliteti anarkie në vend. Përkundrazi me reagimin tim i detyrova që pa u bërë 24 orë të pranojnë se videoja ishte manipulim se i kishin hequr pjesët e panevojshme sipas tyre por të cilat cenojnë thelbësisht integritetin e gjithë atij përgjimi të pështirë të neveritshëm provokues dhe çnjerëzor i cili absolutisht konfirmon se Ilir Meta nuk ka kërkuar asnjëherë të shkelet ligji në këtë vend edhe në një raport konfidencial intim me një nga ministrat e partisë së tij me një nga shokët me të cilët kishte punuar për një jetë të tërë që kishte sakrifikuar aq shumë dhe akuzohet pse ka dashur të sistemojë në punë disa aktivistë të kësaj force politike.
Sepse ministri në fjalë pasi u përbetua para elektoratit se do të bënte namin për ta edhe para strukturave të LSI-së sapo mori këtë detyrë në postet më të rëndësishme vuri miqtë e tij personal dhe një pjesë e tyre përfunduan në prokurori dhe në pranga për korrupsion. Ndaj pikërisht pas çmontimit të kësaj videoja monstruoze të këtij morali të pështirë politik të kësaj regjie mafioze të di
rigjuar nga kryeçimka Edi Rama padyshim pasi vendosa lënien e imunitetit në mënyrë të menjëhershme pasi i kërkova Prokurorisë që të hetojë për këtë çështje natyrisht që ishte shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për integritetin dhe moralin tim por edhe i forcës sonë politike heqja dorë në mënyrë të parevokueshme nga mandati i Zëvendëskryeministrit dhe i ministrit. Pra heqja nga çdolloj petku pushteti dhe paraqitja si qytetar i thjeshtë. Dhe unë ju siguroj juve se betejën ligjore do ta fitoj përballë montazhit të krimit të organizuar të çimkës të këryeçimkës dhe gjithë kësaj bande që synon të marrë peng institucionet dhe shtetin në vendin tonë.
Besoj se të gjithë jeni revoltuar dhe këtë e kam ndjerë edhe nga mesazhet tuaja. Kur keqbërës nën petkun e shoqërisë civile sulmuan selinë e LSI-së me porosinë e Edi Ramës dhe sipas platformës së Ramës të shpallur nga Mero Baze. Nuk ka ndodhur në Shqipëri në 20 vjet që një parti politike të nxisë aktivistë të saj për të sulmuar një seli dhe për t’u përplasur me militantët e një force tjetër politike. Shikoni shantazhet që bën Edi Rama sepse nuk e merr dot pushtetin me vota do ta marrë pushtetin me dhunë shantazhe dhe presione. Dhe unë do t’i them sot Edi Ramës të heqë dorë nga shantazhet nga presionet nga kërcënimet fizike nga thirrjet që i bën mafias për t’u bashkuar në aktivitete kundër shtetit sepse nëse ka njeri frikacak në këtë vend i pari është Edi Rama dhe unë këtë e di më mirë se cilido tjetër. Sepse shqiptarët nuk do të lejojnë një bandë të marrë pushtetin me dhunë të dhunojnë televizionet në mënyrë që ata të dhunojnë qytetarët në mënyrë që ata t’i vënë gjoba politikanëve t’i vënë gjoba bizneseve në mënyrë që ata të marrin peng të ardhmen e këtij vendi.
Një njeri si Edi Rama kjo kryeçimkë mendoni ju sikur ky të jetë kryeministër se ç’mund t’u bëjë qytetarëve shqiptarëve njerëzve që drejtojnë institucionet në këtë vend se ç’mund t’u biznesmenëve shqiptarë. Ky kaq ka në dorë dhe shikoni se çfarë bën. Ndaj edhe një herë tjetër kjo situatë tregon qartë se kemi dy sisteme krejt të ndryshme vlerash në lidershipin e opozitës së sotme dhe jo me socialistët e thjeshtë të cilët janë të neveritur nga kjo politikë çimkash nga kjo politikë shantazhesh nga kjo politikë destruktive nga kjo politikë anti-europiane. Ne jemi të bindur se morali ynë i cili bazohet në solidaritetin njerëzor dhe shoqëror dhe jo në pabesitë tradhtitë dhe poshtërsitë njerëzore morali ynë i cili bazohet në vlerat më të mira të kombit tonë dhe jo në veset më të poshtra të sistemit nga i cili shqiptarët u ndanë 20 vjet më parë dhe të cilin sot e përfaqëson Edi Rama dhe enturazhi i tij mafioz.
Ndaj jam i bindur se 8 maji që po troket është problemi më i madh i tij. Sepse qytetarët e Tiranës kanë vendosur që bashkia e tyre të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo një shërbim të mafiozëve që e kanë kthyer dhe duan ta mbajnë në një lavatriçe për të pastruar paratë e tyre sepse është bashkia më e korruptuar në botë e 147 përsa i takon dhënies së lejeve të ndërtimit