Fjala e Kryetarit të LSI-së z. Meta gjatë mbledhjes së Kryesisë së Përgjithshme

Fjala e Kryetarit të LSI-së z. Meta gjatë mbledhjes së Kryesisë së Përgjithshme

Fjala e Kryetarit të LSI-së z. Meta gjatë mbledhjes së Kryesisë së Përgjithshme

Së pari dua t’iu falënderoj të gjithëve për angazhimin tuaj në rritje në drejtim të rigjallërimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të ripërtëritjes të saj si proces i nisur me shumë sukses në kryeqytet por që po vazhdon kudo.

 

Një proces për të cilin  dhe sot do të marrim disa angazhime dhe do të vendosim disa objektiva duke filluar me realizmin dhe përfundimin e zgjedhjeve edhe në të 11 njësitë e Kryeqytetit deri në dhjetor por njëkohësisht edhe me shpalljen e zgjedhjeve për të gjitha njësitë vendore të LSI në qarkun e Fierit dhe në qarkun e Beratit dhe nw 20 dhjetor nw Elbasan.  Qëllim që deri në 15 dhe 20 dhjetor  edhe në këto tre qarqe të jenë ripërtërirë të gjitha strukturat e LSI për të vazhduar më pas me një kalendar dinamik që do të na krijojë mundësinë që në fillim të vitit të ardhshëm ne të kemi përfunduar këtë proces në të gjithë vendin.

 

Por përpara se të hyjmë në çështje më konkrete nuk mund të mos theksoj rëndësinë e takimit të iniciuar nga kryetari i PD Kryeministri Berisha me të gjitha forca politike parlamentare por edhe me përfaqësuesit më të shquar dhe më aktiv të shoqërisë civile sa i takon zgjedhjeve në Shqipëri për të nisur konkretisht jo më me shtesa verbale por me një program konkret bazuar mbi rekomandimet e OSBE /ODHIR punën për reformën zgjedhore që do të garantonte standardet më të larta të zgjedhjeve në të ardhmen në vendin tonë.

 

Ne si LSI e kemi kërkuar me kohë nisjen e një pune konkrete të një platforme të prekshme për të përmirësuar më të tej standardet e zgjedhjeve në vendin tonë për këtë qëllim kemi organizuar dhe tryeza në të kaluarën jemi konsultuar kemi bashkëpunuar ngushtë me përfaqësues të shquar të shoqërisë civile me OSBE/ODHIR dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë ndaj duke përshëndetur këtë iniciativë ne do të marrim pjesë në këtë tryezë edhe me mendime konkrete dhe me synimin që mundësisht brenda vitit të përfundojë kjo reformë zgjedhore në mënyrë që me ligj të thellohet transparenca e proceseve zgjedhore në Shqipëri dhe të garantohet plotësisht.

 

Në mënyrë që të tregojmë një përgjegjshmëri përpara partnerëve ndërkombëtarë që e kërkojnë me insistim bërjen e reformës zgjedhore në kohë në Shqipëri dhe jo për të toleruar shtyrjen e saj në minutat  e fundit sikurse gjithnjë ka ndodhur pikërisht për shkak të m mungesës së vullnetit të segmenteve të caktuara për të realizuar zgjedhje të lira të drejta të ndershme dhe të barabarta jo vetëm për gjithë  forcat politike por të barabarta për çdo qytetarë të Shqipërisë që vota të jetë e shenjtë dhe e barabartë.

Ne do të vazhdojmë të vijojmë me kontributin tonë ndaj unë do ti kërkoja dhe komisionit për çështjet elektorale dhe zgjedhore të LSI të shprehë bashkëpunimin dhe ta intensifikojë përgatitjen e tij në mënyrë që ne të jemi të aftë si gjithmonë për të hedhur ide konkrete që çojnë më lartë standardet e zgjedhjeve në vendin tonë.

 

Duke falënderuar dhe median për gjithë ndjekjen që i kanë bërë aktivitetit në rritje të LSI i siguroj dhe njëherë dhe në emrin tuaj që do të vazhdojmë të shtojmë bashkëpunimin dhe transparencën me to që është në traditë të LSI.

0x323031302d31302d3230 20:50)