Fjala e Kryetarit të LSI-së në mbledhjen e Kryesisë

Fjala e Kryetarit të LSI-së në mbledhjen e Kryesisë

” Fjala e Kryetarit të LSI-së në mbledhjen e Kryesisë Meta : Është përgjegjësia jonë që të mos i lëmë qytetarët në këto zona ku do zhvillohen zgjedhjet vendore pa alternativa pa mundësi zgjedhjeje dhe në radhë të parë ata qytetarë të cilët janë të majtë dhe preferojnë të votojnë për një alternativë të majtë.

Zhvillojmë sot këtë mbledhje kryesie në mënyrë që të ecim më tej me implementimin e asaj axhende për të cilën ram dakord në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar (KDK) që ka të bëjë pikërisht me rritjen e mëtejshme të rolit të LSI-së në jetën politike të vendit duke pasur në konsideratë faktin që tashmë LSI-ja është një faktor i rëndësishëm i qeverisjes së vendit. Ashtu sikurse është një faktor politik i cili duhet të vazhdoj të zhvillohet më tej në mënyrën e funksionimit dhe përmbushjes së objektivave politike të përcaktuara qartë që me themelimin tonë por njëkohësish në përputhje të plotë dhe me sfidat e reja ku ndodhet vendi ynë.

Në këtë drejtim unë jam i bindur që në radhë të parë sfidat tona janë vetë ato të qeverisjes si vetë forcë bashkëqeverisje që kanë të bëjnë më arritjen e objektivave shumë të rëndësishme kombëtare në një plan afatshkurtër lidhur me garantimin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian dhe në një plan afatgjatë lidhur me marrjen e statusit kandidat dhe fillimin e negociatave për anëtarësimin tonë në BE.

Ndaj dhe ne për të përballuar këtë sfidë kemi angazhuar dhe angazhojmë kapacitetet më të mirë të LSI-së por dhe të shoqërisë civile në qeverisjen e vendit. Sigurisht dhe Progres-Raporti i fundit i Bashkimit Evropian është njëkohësisht një referencë shumë e shëndetshme për t’u adresuar me energji të gjithë atyre shqetësimeve përparimi në të cilat do të na bëjë të mundur që të gjitha objektivat e mëparshme t’i realizojmë shumë më thjeshtë dhe në një kohë më optimale.

Jam i bindur se përveç angazhimit tonë në qeverisjen e vazhdueshme në të gjitha nivelet ne do të vazhdojmë që nga kryesia këtu dhe në të gjitha strukturat tona në të gjitha rrethet për të ecur më tej në analizën e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe njëkohësisht për të përgatitur dhe shtratin për zgjedhjet e reja të LSI-së në të gjitha nivelet gjatë fillimit të vitit të ardhshëm.

Unë do t’ju ftoja vazhdimisht që të shprehni mendimet tuaja lidhur me të gjithë përfaqësuesit e strukturave të LSI-së në të gjitha forumet dhe institucionet tona të paraprini me ide dhe me mendime në qeverisjen e vendit dhe njëkohësisht për të bërë një oponencë sa më të shëndetshme e cila nuk na largon nga problemet konkrete të qytetarëve dhe të anëtarëve tanë dhe na ndihmon për të ruajtur gjithmonë ato vlera mbi të cilat është themeluar LSI-ja dhe që në radhë të parë janë solidariteti njerëzor shoqëror dhe politik me të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë me shoqërinë tonë dhe në radhë të parë me të gjithë atë kategori të shoqërisë sonë që ka probleme dhe duhen zgjidhur.

Ju falënderoj për mbështetjen dhe solidaritetin e deritanishëm. Dua të uroj të gjithë ata anëtar të rinj të Kryesisë të zgjedhur nga mbledhja e fundit e KDK-së dhe jam i bindur që të gjithë së bashku do të arrijmë që brenda një kohe të shkurtër që LSI-në ta ngremë në një stad akoma më të fuqishëm të organizmit dhe të veprimit politik dhe në këtë mënyrë kemi dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të stabilitetit të vendit dhe përshpejtimit të proceseve integruese.

Po kështu ju e dini që më 15 nëntor zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore. E dini dhe vendimin e PS-së për t’i bojkotuar sigurisht kjo është e drejta e tyre. Por sigurisht është dhe përgjegjësia jonë që të mos i lëmë qytetarët në këto zona ku do zhvillohen zgjedhjet vendore pa alternativa pa mundësi zgjedhjeje dhe në radhë të parë ata qytetarë të cilët janë të majtë dhe preferojnë të votojnë për një alternativë të majtë.

Ndaj ne kemi shpallur kandidatin tonë për minibashkinë nr. 10 të kryeqytetit që është një anëtar i forumeve tona tashmë dhe ai i ardhur nga Partia Socialiste pedagog i planifikimit dhe zhvillimit urban z. Gjergji Thomai. Jam i bindur që me programin e tij dhe me programin tonë gjatë këtij muaj dhe me mbështetjen e komunitetit të zonës do të ketë të gjitha mundësitë dhe për ta drejtuar këtë zonë pas 15 nëntorit.

Njëkohësisht ne do të shpallim dhe katër kandidatët e tjerë në ditët në vijim dhe për këtë janë orientuar të gjitha strukturat drejtuese në rrethet përkatëse dhe në krye të këtij shtabi do të jetë zv. kryetari i LSI-së z. Edmond Haxhinasto.
0x323030392d31302d3230 Mbledhja e kryesise se LSI.JPG 8:42)”