16 Feb Fjala e Kryetarit të LSI-së
” Fjala e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta në takimin me krerët e LSI-së në rrethe
Dhe sigurisht që komisionerët tanë përfaqësuesit tanë nëpër KZAZ numëruesit tanë vëzhguesit tanë kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm gjithmonë shumë konstruktiv dhe gjithnjë në përputhje me Kodin me ligjin dhe me etikën demokratike. Po kështu unë dua të falënderoj të 120 mijë votuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim në shkallë vendi për mbështetjen e konsiderueshme që i dhanë forcës sonë politike për konfirmimin e një besimi të plotë të qëndrueshëm dhe në rritje karshi LSI-së si një forcë e domosdoshme për stabilitetin e vendit për modernizimin e tij dhe njëkohësisht për shtimin e kontributeve të saj në drejtim të procesit integrues. Ky është një rezultat shumë më i mirë se sa ai i zgjedhjeve të fundit LSI ka arritur të marrë 45 mijë vota më shumë se sa në zgjedhjet e fundit të vitit 2009 por natyrisht që ky rezultat nuk është i njëllojtë kudo prandaj edhe është e rëndësishme që ky rezultat t’i nënshtrohet një analize të plotë dhe të hollësishme jo vetëm atje ku rezultatet kanë qenë shumë më të mira por dhe ku nuk kemi arritur rezultatet e pritshme.
Një falënderim i veçantë i takon LSI-së së Tiranës për punën e mrekullueshme që ka bërë gati 21 mijë vota për Këshillin Bashkiak dhe më shumë se 23 mijë vota për Këshillat e Njësive Bashkiake. Në qytetin e Tiranës LSI ka arritur rezultatin e saj më të mirë ndonjëherë gati 70% më shumë vota se sa në zgjedhjet e vitit 2009. Po kështu edhe një falënderim për të gjithë Qarkun e Tiranës ku LSI ka gati mbi 30 mijë vota në këto zgjedhje dhe ku përsëri rezultati është gati 65% më i lartë se sa në zgjedhjet e fundit të vitit 2009. Do të doja të falënderoja LSI-në e Shkodrës për një rritje shumë të ndjeshme dhe shumë të fuqishme në qytetin dhe në të gjithë Rrethin e Shkodrës. Do të falënderoja LSI-në e Beratit edhe këtë për një rritje shumë pozitive dhe të qëndrueshme duke arritur rezultatin më të mirë që ka pasur ndonjëherë në zgjedhjet e bëra por po kështu edhe LSI-në e Durrësit sidomos të qytetit LSI-në e Elbasanit por edhe të shumë Njësive të tjera Vendore. Nuk do të doja sot të kritikonim dikë por atyre që nuk i doli emri kuptohet që nuk bëjnë pjesë tek më të mirë dhe më të mirët gjithnjë është e rëndësishme t’i promovojmë dhe të mësojmë nga mënyra se si punojnë dhe nga mënyra se si arrijnë dhe tejkalojnë objektivat e vendosura sepse në fund të fund në demokraci garat janë shumë të rëndësishme. E rëndësishme është të mësosh nga fitorja por më e rëndësishme është të mësosh edhe nga dështimi.
Kjo vlen për të gjithë por natyrisht vlen edhe për ne dhe për të gjithë ato njësi ku nuk kemi arritur objektivat që kemi kërkuar sepse natyrisht ky është një rezultat shumë pozitiv por nuk është ky rezultati më i mirë që duhet të arrinim dhe mund të arrinim në këto zgjedhje. Ndaj ne brenda kësaj jave do të mbledhim Këshillin Drejtues Kombëtar dhe ku do të vendosim për platformën e analizës së këtyre rezultateve. Unë personalisht do të marr pjesë në të gjithë rrethet e vendit në analizën që do të zhvillohet gjatë muajit maj dhe gjatë gjithë muajit qershor. Bazuar mbi këtë analizë duhet të shkojmë drejt Konventës Kombëtare të LSI-së dhe drejt rinovimit dhe zgjedhjes së gjithë strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim pasi tani keni edhe një testim në të gjitha Njësitë dhe në të gjithë vendin.
Unë besoj se kjo mbështetje ishte një konfirmim i qartë i besimit që qytetarët shqiptarë në veçanti të rinjtë kanë tek Lëvizja Socialiste për Integrim. Ishte konfirmimi i politikës së drejtë që ka ndjekur Lëvizja Socialiste për Integrim që nga 28 qershori i vitit 2009 i vendimeve të rëndësishme që i kanë shërbyer vendit dhe njëkohësisht ky rezultat është pikënisja jonë për zgjedhjet e ardhshme të qershorit të vitit 2013.
Unë besoj se në këtë analizë ne të gjithë së bashku do të dimë të krijojmë jo vetëm të krijojmë një platformë më të fuqishme organizative por mbi të gjitha edhe të reflektojmë gjithçka që kemi ndeshur edhe në këtë fushatë në mënyrë që edhe platforma jonë politike të jetë edhe më e plotë të jetë edhe më e qartë të jetë edhe më reflektuese ndaj asaj që kërkojnë votuesit tanë dhe qytetarët tanë por njëkohësisht edhe besoj se edhe përfaqësuesit tanë në të gjithë nivelet e drejtimit të LSI-së apo të
; qeverisjes së vendit të jenë edhe më aktiv edhe më të përgjegjshëm edhe më elektoral edhe më pranë qytetarëve e votuesve sepse zgjedhjet vërtet zhvillohen një herë në 4 vite por përgatitje për to bëhet dhe duhet të jetë e përditshme.
Ndaj ju falënderoj edhe një herë për angazhimin tuaj të deritanishëm dhe besoj se i gjithë ky kalendar që unë theksova këtu para jush do të jetë një kalendar i mbushur me ngjarje me aktivitete dhe i shoqëruar me një zgjerim të mëtejshme të mëtejshme të radhëve të LSI-së me një ripërtëritje të strukturave të saj në mënyrë që çdo përfaqësues i LSI-së të ketë legjitimitetin e duhur në bazë tek anëtarësia dhe në radhë të parë tek votuesit. E kemi një pasqyrë tani e kemi një bilanc të qartë dhe në bazë të këtij bilanci do të ndërtojmë më mirë punën për dy vitet e ardhshme.
0x323031312d30352d3233 Meta takim me kryetaret e rretheve..jpg 15:49)”