16 Feb Fjala e kryetarit të LSI-së
Posted at 03:41h
in Archived Articles
” Fjala e kryetarit të LSI-së Ilir Meta në Lezhë
Do ta filloja këtë takim të mrekullueshëm sot në qytetin shumë të dashur jo vetëm për juve por edhe për mua të Lezhës pikërisht nga kjo platformë e cila sapo u dëgjua që u mbajt këtu nga një zonjë e nderuar në qytetin tuaj e cila ka të bëjë me platformën për barazinë gjinore në politikë dhe në zgjedhje dhe që natyrisht që ka të bëjë edhe me zgjedhjet e 8 majit. Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme janë zgjedhje vendore janë shumë të rëndësishme për çdo komunitet për çdo lagje për çdo fshat dhe për çdo familje dhe ju e dini që me problemet më të mëdha në familje ndeshet gruaja shqiptare nëna shqiptare prandaj edhe domosdoshmëria e pjesëmarrjes së tyre në mënyrë të barabartë në zgjedhje në listat e kandidatëve është një garanci për të lehtësuar gjithë këtë barrë të madhe që ka gruaja shqiptare gruaja lezhjane.
Është një kontribut shumë i rëndësishëm për të rritur cilësinë e qeverisjes vendore për të rritur transparencën e qeverisjes vendore dhe unë dua njëkohësisht t’ju siguroj të gjithave ju që jeni sot në këtë takim dhe kudo në të gjithë Shqipërinë që listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim për sa i takon këshilltarëve do të jenë plotësisht të barabarta në drejtim të përfaqësimit pra jo me 30% por 50% me 50%. Për këtë është shumë dakord edhe kryetari i LSI-së dhe kryetari i Bashkisë së qytetit të Lezhës z. Viktor Tusha.
Sot jemi këtu pikërisht sepse jemi në përmbyllje të gjitha përgatitjeve paraelektorale për zgjedhjet e 8 majit dhe LSI si në të gjithë vendin edhe në qytetin dhe rrethin e Lezhës ka objektiva shumë ambicioze të cilat nuk kanë të bëjnë me ambiciet elektorale e LSI-së por me përgjegjësitë më të mëdha që ne dhe përfaqësuesit tanë duam të marrim në shërbim të çdo komunitetit. Ndaj dhe unë dua t’ju përshëndes të gjithë përfaqësuesit tanë për atë që është bërë deri tani dhe i ftoj t’i ndezim të gjitha bateritë dhe motorët për zgjedhjet e 8 majit sepse janë një mundësi e shkëlqyer për tu përfaqësuar jo vetëm me dinjitet por edhe për të zgjidhur probleme të shumë dhe të mëdha.
Unë edhe për arsyen sepse Kryetari i Bashkisë miku ynë kolegu ynë Viktor Tusha është një nga drejtuesit e LSI-së jo vetëm për Lezhën kam familjar me hallet dhe shqetësimet e këtij komuniteti dhe dua të falënderoj që pavarësisht nga vështirësitë që kanë qenë të shumta ai ka arritur që në këtë mandat jo vetëm të realizojë shumë projekte bilanci të cilave është bërë edhe më parë por do të bëhet edhe në momenti kur fushata të nisë edhe zyrtarisht por ajo që është e rëndësishme ka vënë në rrugën e zgjidhjes edhe shumë probleme të tjera të cilat janë jetike dhe të rëndësishme dhe tepër problematike për qytetin tuaj.
Mua gjithmonë më ka pëlqyer Lezha por kur kam qenë para dy vitesh në kalanë e Lezhës aty jam mahnitur sepse është tjetër Lezha ta shikosh këtu ku jemi ne 5 metra mbi nivelin e detit dhe është tjetër Lezha e gjithë ajo bukuri përrallore përreth saj kur e shikon nga kalaja e Lezhës. Por ajo bukuri përrallore të cilën shumë pak e kanë shijuar ju e dini se si tretet nga ato sakrificat e papara për të bërë atë rrugën deri në kalanë e këtij qyteti dhe unë dua ta përshëndes Viktorin se me këmbënguljen e tij tashmë kjo çështje mund të konsiderohet përfundimisht e zgjidhur dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur procedurat e tenderimit dhe shumë shpejt shpallet kompania fituese për të ndërtuera një rrugë investim prem 1.8 miliard lekë të vjetra i cili do të jetë një projekt shumë i rëndësishëm për të gjithë komunitetin tuaj do t’i shumëfishojë të gjitha vlerat dhe potencialet turistike të Lezhës do të shumëfishojë numrin e turistëve vendas dhe të huaj dhe do t’i japi një hijeshi akoma më të madhe dhe të merituar këtij qyteti dhe këtij komuniteti.
Njëkohësisht ju e dini se rruga e spitalit ka qenë një gangrenë e vërtetë dhe unë dua ta përshëndes Viktorin i cili ka çelur fondin e bashkisë për të nisur këtë investim dhe dua ta siguroj se ne do të bëjmë gjithçka që ky projekt edhe me mbështetjen e buxhetit të shtetit të përfundojë brenda këtij viti sepse e dimë që është një projekt jetik i domosdoshëm për këtë qytet dhe për këtë komunitet. Po kështu projekte të tjera madhore janë duke u avancuar sikurse është ai i furnizimit me ujë të pijshëm edhe me mbështetjen tashmë të siguruar nga qeveria zvicerane dhe ajo gjermane dhe njëkohësisht investimi për të vendosur linjën e menduar të tensionit deri tani edhe në qytetin e Lezhës në mënyrë të tillë që të ketë furnizim të rregullt edhe me energji elektrike sepse ne e dimë që keni kaluar një dimër me probleme dhe me vështirësi.
Këto dhe shumë projekte të tjera dhe janë të shumta ato që kanë nisur me gati 1.2 miliard lek investime në disa nga lagjet e qytetit tuja këto dhe projekte të tjera për të shtuar sipërfaqen e gjelbërt të këtij qyteti hapësirat dhe këndet e lojërave për fëmijët por edhe mundësitë për të moshuarit absolutisht që do t’i japin këtij qyteti një fizionomi edhe më të hijshme do ta bëjë këtë qytet një model të shërbimeve dhe të harmonisë në komunitet. Nuk do të lija jashtë vëmendjes një projekt tjetër shumë të rëndësishëm që e kemi diskutuar me Viktorin dhe që jam i bindur do të implementohet së shpejti pasi është një prioritet edhe i qeverisë shqiptare edhe i kryetarit të bashkisë së Lezhës ndërtimi sa më shpejt i parkut industrial që do të krijojë të gjitha facilitetet për të nxitur investime të biznesmenëve vendas dhe të huaj në mënyrë që të
shtohen mundësitë për punësime në qytetin e Lezhës.
shtohen mundësitë për punësime në qytetin e Lezhës.
Prandaj duhet ajo linja e tensionit të lartë që mungon e cila do të bëhet shumë shpejt. Me këtë rast ju ftoj të zgjidhi përfaqësuesit më të mirë në të gjitha listat e LSI-së për këshilltarë përfaqësuesit më shembullorë të vlerave më të mira të qytetarisë dhe të komunitetit lezhjan dhe njëkohësisht të jemi shembull i një fushate të kulturuar i një fushate transparente i një fushate demokratike dhe padyshim që LSI do të vazhdojë të jetë shembull i një force politike serioze e cila i qëndron marrëveshjeve siç u ka qëndruar në të kaluarën me ata që në thelb nuk kanë besëlidhjen por besëprerjen do t’i qëndrojmë edhe kësaj marrëveshje sepse marrëveshjet janë të domosdoshme për të çuar përpara demokracinë janë të domosdoshme për të kultivuar kompromisin në shoqërinë tonë janë të domosdoshme për të bashkuar forcat dhe energjitë pozitive në shërbim të komunitetit. Unë jam i bindur se 8 maji do të jetë një ditë e mrekullueshmedo të jetë një festë e votës së lirë.
Ju e shikoni sa i angazhuar është komuniteti ndërkombëtar në krye të Komisionit të ODIHR-it do të jetë një nga ekspertët më të mirë të SHBA-ve. Të gjitha forcat politike duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që ky të jetë një proces shembullor. Fokusi i kësaj fushate për ne do të jenë hallet dhe problemet e qytetarëve te Lezhës të banorëve të lagjeve të veçanta dhe të çdo komune në Lezhë dhe kudo në të gjithë Shqipërinë. Jam i bindur se duke bërë në radhë të parë një aleancë me qytetarin e thjeshtë lezhjan dhe shqiptar ne do të arrijmë një sukses të merituar dhe të shkëlqyer në zgjedhjet e 8 majit. Ndaj ju uroj të gjithëve suksese i uroj Viktorit suksese e kam thënë edhe para 4 vitesh që ai ka dhe fatin e mirë që e ka emrin Viktor i cili do të thotë fitore dhe fitorja jam i bindur që është e padiskutueshme edhe këtë radhë. Suksese!
0x323031312d30332d3136 AKTIVITETE DSC_0034.jpg 10:58)”