Fjala e Kryetarit të LSI-së

Fjala e Kryetarit të LSI-së

” Fjala e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta në Kuvend

E nderuar zonja Kryetare të nderuar deputetë. 
Shqetësimi im është se pas më shumë se një muaji jo vetëm kur është transmetuar një video jo vetëm kur kryetari i Partisë Socialiste ka dalë garant para opinionit publik se ajo nuk ka qenë një montazh por ajo ka qenë një e vërtetë pikërisht prokuroria vjen këtu me një kërkesë e cila është e njëjtë dhe mund të kishte ardhur që ditën e parë pasi u transmetua videoja. Shikoni çfarë thotë Prokurorja e Përgjithshme pasi rendit akuzat të bazuar mbi kasetat e transmetuara në Fiks Fare thotë se sipas konkluzionit të aktit të ekspertimit teknik rezulton se video-regjistrimi objekt i ekspertimit është i patjetërsuar. Personat që jepen në video janë të patjetërsuar dhe shkalla e gabimit është zero. 
Në fakt kjo është vetëm një pjesë e një konkluzioni krejt të panevojshëm që është kërkuar të japë eksperti amerikan. Ndërkohë që në këtë kërkesë nuk jepen disa të dhëna shumë interesante që jep eksperti amerikan. Sepse askush nuk e ka mohuar që në atë video ka qenë Ilir Meta apo përgjuesi në fjalë. Absolutisht unë që në fillim kam thënë po unë jam Ilir Meta. Edhe në prokurori e kam pranuar këtë gjë. Dhe kuptohet që është apo s’është Ilir Meta dhe që gabimi është zero përqind apo 100%. Problemi ka qenë manipulimi i zërit i bisedës i titrave. Dhe në këtë drejtim kjo ishte ajo që duhet të kishte sjellë Prokuroria prej kohësh por që në fakt eksperti amerikan për të paktën aq sa na ka sjellë prokuroria se na duhet të shikojmë ekspertizën në anglisht të ekspertit amerikan është pikërisht ajo që thotë përsa i takon segmentit audio: Unë nuk isha në gjendje të pastroja segmentin audio të videos me pajisjet që pata në dispozicion. 
Provat materiale të cilat i janë dhënë. Që do të thotë se eksperti amerikan ka rrëzuar praktikisht të gjithë bisedën. Sepse ai nuk ka qenë në gjendje të thotë sesa është shkalla e gabimit dhe nëse kjo është apo nuk është një bisedë e montuar midis dy personave. Ndërkohë po të shikoni aty dhe që është fshehur në këtë kërkesë është pikërisht fakti që eksperti amerikan nuk pranon se në kamerën ai ka gjetur pikërisht videon me të cilën përgjuesi më kishte përgjuar mua. Më pas fillon analizimin e kamerës orë: Ndërsa aksesova memorien e brendshme të aparatit konstatova se në aparat kishte qenë një video e cila më pas ishte fshirë të cilën unë isha në gjendje ta gjurmoja më pas thotë do të gjeni informacionin nga pikëpamja teknike. 
Unë e rikuperova dokumentin dhe pashë më pas përmbajtjen. Materiali është një tjetër video ndërmjet dy burrave që flasin me njëri-tjetrin por në këtë rast ata janë në ambient tjetër etj etj. Pra bëhet fjala për videon kur përgjuesi kishte regjistruar veten në shtëpinë e tij. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon që Prokuroria është një muaj me vonesë për një çështje e cila ka qenë sensitive për opinionin publik për shkak të debateve të ashpra që e kanë shoqëruar atë por edhe për shkak të instrumentalizimit të saj për të frymëzuar dhunë më 21 janar dhe njëkohësisht për të dhunuar institucionet kushtetuese. 
Pra unë nuk habitem për këtë instrumentalizim politik të prokurorisë e cila vjen këto pa asnjë provë dhe vjen vetëm me një dëshmitarë edhe në kohën e sigurimit të shtetit duheshin dy dëshmitarë. Cili është dëshmitari mbi të cilin nisi kjo çështje? Është ai i cili katër orë pasi ka marrë njoftimin nga Kuvendi i Shqipërisë për kërkesën që ka bërë prokuroria për një provë që ka çuar për vetën e tij padashje bën një deklaratë për shtyp ku thotë se është surprizë kërkesa e prokurorisë së përgjithshme etj. etj. Prokuroria dyshon se është bërë korrupsion pasi ka parë një video të re të regjistruar nga vetë unë si video e Ilir Metës. Kush e beson se unë do të filmoja veten duke bërë korrupsion?! Në fakt askush se beson të gjitha këto që kanë ndodhur në përjashtim të një prove që një njeri e çon për veten e tij këtë është e vështirë që ta kontestojë dikush tjetër. Është e vërtetë që më kanë filmuar me bllok në dorë dhe kushdo kur takohet me mua me sheh me bllok në dorë dhe unë bllokun e kam mbajtur dhe kur kam qenë kryeministri juaj dhe mbaja shënim problemet dhe hallet që kishit ju.
Por të kapësh veten me presh në dorë kjo është një gjë e paimagjinueshme. Dhe pas dy ditësh pasi ke kapur veten me presh në dorë se ka ngatërruar në vend që të çonte orën me të cilën më ka regjistruar mua ka çuar të njëjtën orë si standard por kur ka regjistruar vetën e tij në shtëpinë e tij dhe përsëri fajin e ka Ilir Meta. Dhe këta janë të çuditshëm marrin eurot numërojnë euro i fusin në xhep dhe të gjithë këtë e bëjnë për të treguar korrupsionin e Ilir Metës. Pra ky është dëshmitari juaj më i fëlliqur se ata të Sigurimit të Shtetit 30 vjet më parë. Faleminderit! Pra unë do të shkoj në prokurori dhe vazhdimisht do të njoftoj parlamentin jo për çështjen e Ilir Metës kam 20 vjet që më është hequr imuniteti që në shtator të 1992 por për çështjen e 21 janarin sepse nga manipulimi nga montimi i kësaj video nisi 21 janari nisi gjakderdhja e shqiptarëve të pafajshëm dhe garantues i kësaj videoje ka qenë një dhe vetëm një deri në fund ai është kryetar i Partisë Socialiste që do të mbajë përgjegjësinë deri në fund. Faleminderit.

0x323031312d30322d3136 15:15)”