Fjala e Kryetarit të LSI-së

Fjala e Kryetarit të LSI-së

Fjala e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta në Shkodër

 Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Meta është ndalur sot në turin e tij para elektoral në qytetin e Shkodrës.  Në një takim mjaft entuziast të zhvilluar në Teatrin “Migjeni” z. Meta i ka uruar mirëseardhjen anëtarëve më të rinj të LSI-së të ardhur nga Partia Socialiste. Gjithashtu z. Meta duke shfrytëzuar rastin për të falënderuar gjithë popullin e Shkodrës për solidaritetin e treguar gjatë fatkeqësisë natyre.
 
 
 
Anëtarë e simpatizantë të LSI-së të dashur shkodranë dhe shkodrane kudo ku jeni. Është një kënaqësi të marr pjesë edhe unë sot në këtë manifestim të mrekullueshëm jo thjesht për LSI-në por në mënyrë të veçantë të qytetarisë dhe kulturës shkodrane në këtë manifestim vlerash qytetare por edhe patriotike. Gjithmonë Shkodra ka zënë një pjesë të veçantë tek unë për shkak të historisë për shkak të kulturës së saj për shkak të sportit që Shkodra ka pasur dhe gjithmonë ka nxjerrë sportistë të mrekullueshëm.
 
Por mund t’ju them se gjatë muajit dhjetor gjatë një fatkeqësie të jashtëzakonshme që e ndjeu drejtpërdrejt jo vetëm populli i Shkodrës dhe NënShkodrës por edhe i gjithë Shqipërisë unë para rastin që të zbuloj akoma më shumë fisnikërinë e jashtëzakonshme të të gjithë shkodranëve. Unë pata rastin të takoj njerëz të cilët i kishin shtëpitë e tyre tërësisht të përmbytura por njëkohësisht ishin plotësisht të ndërgjegjshëm mirëkuptues bashkëpunues për të kaluar një fatkeqësi vërtet shumë të vështirë. E gjitha kjo në një kohë kur të gjithë ju dhe të gjithë ne kemi dëgjuar politikanë të papërgjegjshëm në Tiranë apo që vinin ndonjëherë edhe në Shkodër të cilët nuk kishin shqetësim se njerëzit ishin dëmtuar vërtet në një mënyrë dramatike por kishin vetëm një shqetësim: pse nuk po gjenin një të vdekur në Shkodër dhe në NënShkodër. Ata politikanë që urdhëruan dhe fabrikuan në televizionet e tyre në Tiranë lajmet se vdiq një këtu e se vdiq një atje nga përmbytja vetëm për ta përdorur si një kapital politik kundër qeverisë për të luajtur me një fatkeqësi natyrore dhe njerëzore dhe ju i dini shumë mirë se cilët janë ata. Edhe unë e di po kaq mirë sa ju se cilët janë ata dhe se cili është ai më kryesori.
Më kryesori është ai i cili mori përsipër të montojë një video televizive dhe ne në mënyrë shumë ligjore do ta çmontojmë jo vetëm atë por gjithë politikën e dhunës të urrejtjes dhe të vëllavrasjes që ai kërkon të fusë midis shqiptarëve dhe midis shkodranëve. Montoi një video jo thjesht për të dëmtuar Ilir Metën apo forcën politike që unë përfaqësoj jo thjesht dhe vetëm për të dëmtuar një qeveri dhe një mazhorancë legjitime por montoi me vetëdije të plotë një video dhe doli garant para të gjithë shqiptarëve se ajo ishte e vërtetë vetëm e vetëm për të frymëzuar dhe për të justifikuar politikën e dhunës dhe ai është përgjegjësi kryesor për vrasjen e tre qytetarëve të pafajshëm. Është përgjegjësi kryesor për plagosjen e dhjetëra policëve dhe qytetarëve të pafajshëm. Është fajtor kryesor për dëmtimin e imazhit në mënyrë krejtësisht të pamerituar të Shqipërisë.
Përpara se të vija në këtë takim isha te një hotel këtu në Shkodër dhe mësova se ky hotel që ishte plot e përplot dhe nuk gjeje asnjë vend bosh pak javë më parë tashmë kishte filluar ta ndiente edhe ai këtë situatë pasigurie që kërkon të mbjellë ky politikan dhe politika e dhunës që ai përfaqëson. Duke u anuluar vizita turistike të tre grupeve nga jashtë. Dhe ju besoj se e keni të qartë se e gjithë kjo politikë dhune shpërtheu atëherë kur Shqipëria realizoi një nga arritjet më të mëdha dhe historike për qytetarët shqiptarë që ishte pikërisht heqja e vizave për gjithë shkodranët për të gjithë shqiptarët një arritje e merituar e arritur me shumë punë me shumë sakrifica me shumë reforma dhe standarde të plotësuara. Një arritje e cila kishte një kundërvënie të brendshme që vinte pikërisht nga ky njeri të cilit i errësohen sytë për çdo sukses që arrin Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët.
Kjo politikë e dhunës për të dëmtuar imazhin u nxit vetëm pak ditë pasi rrjeti më i madh televiziv botëror CNN e shpalli Shqipërinë si një destinacionet turistike në botë dhe ftonte qytetarët e botës të vizitonin Shqipërinë. Kjo politikë dhune e cila tashmë është kuptuar shumë mirë nga qytetarët shqiptarë e cila është kuptuar shumë mirë nga komunitetit ndërkombëtare e cila është një politikë që nuk ka lidhje me Shqipërinë e vitit 2011 absolutisht që është e destinuar jo vetëm të dështojë me turp por është e destinuar që të marrë fund një herë e mirë në këtë vend ku sikurse tha edhe z. Nikolin Dedvukaj jemi të gjithë shqiptarë jemi të gjithë njerëz që kemi të bëjmë me njëri-tjetrin pavarësisht partive pavarësisht nga dallimet e tjera jemi të gjithë të tejngopur me konfliktet dhe me luftërat për interesa personale sepse Shkodra Vlora dhe e gjithë Shqipëria e ka provuar dhe përjetuar se ç’pasoja do të thotë politika e dhunës për qytetarët e këtij vendi dhe ka kohë që është distancuar përfundimisht nga kjo lloj politike dhe filozofie.
Ne jemi sot këtu për t’u uruar mirëseardhjen të gjithë anëtarëve të rinjve në LSI një pjesë e tyre janë me eksperiencë dhe më përvojë politike. Një pjesë tjetër janë anëtar të cilët për herë të parë aderojnë ë këtë forcë politike dhe kjo tregon se ne jemi dhe do të jemi gjithnjë një forcë e cila bashkon e cila integr
on përvojat e ndryshme kontributet e ndryshme talentet e ndryshme. LSI është një forcë e cila gjithmonë e më shumë i përfaqëson dhe do t’i përfaqësojë shkodranët dhe interesat e tyre jetike për stabilitet për siguri për paqe për integrim për zhvillim për punësim. Shkodra dhe e gjithë Shqipëria nuk ka nevojë për dhunë por ka nevojë për më shumë punë dhe ne do të jemi të angazhuar në mënyrë që varfëria të luftohet më tej në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë.
Ne do të jemi të angazhuar që infrastruktura të modernizohet akoma më tej në mënyrë që ky vend i mrekullueshëm i bekuar nga Zoti dhe që i ka dhënë këto bukuri përrallore por edhe njerëzit e mrekullueshëm plot talent dhe plot humor gjithnjë të jetë optimist për të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij. Kjo politikë e dhunës është një politikë që nuk ka lidhje me Shqipërinë e vitit 2011. Dhe është e destinuar jo vetëm të dështojë me turp por është e destinuar që të marrë fund njëherë e mirë në këtë vend sepse ne jemi të gjithë shqiptarë jemi të gjithë me njëri-tjetrin pa asnjë dallim nga partitë dhe pa asnjë nga dallimet e tjera.
Jemi të gjithë të tejngopur me konflikte dhe me luftëra për interesa personale. Sepse Shkodra dhe gjithë Shqipëria e ka provuar dhe përjetuar se çfarë pasojash le sot politika e dhunës për qytetarët e këtij vendi dhe ka kohë që është distancuar nga kjo lloj politike dhe kjo lloj filozofie. Ne jemi sot këtu për t’iu uruar mirëseardhjen të gjithë anëtarëve të rinj në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Një pjesë e tyre janë me eksperiencë dhe me përvojë politike një pjesë tjetër janë anëtarë të cilët për herë të parë aderojnë në këtë forcë politike dhe kjo tregon se ne jemi dhe do të jemi gjithnjë një forcë e cila impakton e cila integron përvoja të ndryshme kontributet e ndryshme talentet e ndryshme. Një forcë e cila gjithnjë e më shumë i përfaqëson dhe do t’i përfaqësojë interesat jetike të shqiptarëve për stabilitet për siguri për paqe për integrim dhe për zhvillim.
Shkodra dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për dhunë por kanë nevojë për më shumë punë dhe ne do të jemi të angazhuar në mënyrë që kjo betejë të vazhdohet më tej në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë. Do të jemi të angazhuar për infrastrukturën kodin rrugor dhe akoma më tej. Në mënyrë që ky vend i mrekullueshëm i bekuar nga Zoti që i ka dhënë këto bukuri përrallore por edhe njerëzit e mrekullueshëm plot  talent dhe plot humor dëshmi e optimizmit për të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij. Ndaj Lëvizja Socialiste për Integrim është e angazhuar për t’i shërbyer këtij komuniteti të mrekullueshëm dhe rasti më i mirë është pikërisht 8 maji dita kur qytetarët shqiptarë do të votojnë për zgjedhjet e reja të pushtetit vendor. Objektivat tona tashmë janë të njohura ne synojmë të paktën dyfishimin e rezultateve që LSI-a arriti në zgjedhjet vendore të shkurtit 2007.
 
Nuk është aspak e papritur as për mua as për shqiptarët as për e as për ndërkombëtarët që dëgjojnë një deklaratë të tillë destruktive të kryetarit të Partisë Socialiste. Kjo ka qenë një politikë e nisur që pas humbjes së zgjedhjeve në 28 qershor dhe natyrisht që të gjithë e kanë të qartë që qëllimi i tij kryesor është që të qëndrojë në zyrën e Kryetarit të Bashkisë në një mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese përtej këtij mandati shumë të qartë kushtetues dhe ligjor që është pikërisht ai i 4 viteve.
Absolutisht që kushtet në Shqipëri janë tërësisht normale përveç këtij lidershipi anormal të opozitës shqiptare i cili kërkon të imponojë zhvillimet absolutisht antidemokratike përmes dhunës përmes  shantazhit përmes manipulimit dhe natyrisht që gjithnjë e më shumë e gjithë Shqipëria jo vetëm që e ka kuptuar dhe këtu e kam fjalën edhe për vetë socialistët të thjeshtë dhe të ndershëm por edhe do ta izolojë gjithnjë e më shumë këtë të keqe që për interesa tërësisht personale synon të destabilizojë vendin pikërisht në momente tepër pozitive.
Vendi jo vetëm ka arritur sukses të madh për anëtarësimin në NATO jo vetëm arriti një fitore historike për çdo qytetar të Shqipërisë siç ishte heqja e vizave apo një imazh jashtëzakonisht pozitiv për sa i takon qetësisë sigurisë dhe turizmit aq sa rrjeti më i madh botëror CNN e shpalli Shqipërinë një nga destinacionet kryesore turistike për të gjithë qytetarët e botës. Këto përpjekje për të krijuar një imazh krejtësisht të pavërtetë për vendin përmes mobilizimit të disa kontingjenteve të dhunshëm nuk do ta pengonte Shqipërinë që të ecin përmes rrugës së normalitetit dhe natyrisht vendi do të ecë në përputhje me atë axhendë kushtetuese ligjore por edhe integruese për të cilën tashmë është shprehur qartë jo vetëm populli shqiptar por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë.
 
Ne synojmë të rrisim shumë më tepër praninë tonë në të gjitha organet e qeverisjes vendore në mënyrë që të bëjmë më shumë për komunitetin tuaj dhe për të gjitha komunitetet e Shqipërisë. Jam i bindur se me eksperiencën dhe kontributin e gjithë anëtarëve të LSI-së Shkodër por dhe me eksperiencën dhe energjinë e të gjithë anëtarëve të rinj që u bashkuan me LSI-në këtu në Shkodër ne do ta tejkalojmë këtë objektiv dhe do të ndihmojmë që Shkodra të ecë më tej në rrugën e zhvillimit në rrugën e progresit në rrugën e të ardhmes në të ardhmen e sigurt evropiane. Shkurti dhe marsi