Fjala e Kryetarit të LSI

Fjala e Kryetarit të LSI

Fjala e Kryetarit të LSI z.Ilir Meta mbajtur sot në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI

Meta: Bojkoti i bojkotit që u vu re dje jo vetëm nga qytetarët shqiptarë dhe të kryeqytetit por edhe nga vetë anëtarët e PS tregon se vetë socialistët në radhë të parë nuk mund të mbështesin një politikë shumë të vjetër e cila kërkon ta kthejë Shqipërinë 10 vjet mbrapa e cila është provuar që nuk funksionon dhe vjen kundër vete aspiratave të anëtarëve të PS dhe gjithë opozitarëve për integrimin europian të vendit apo liberalizimin e vizave
 —
Tashmë disa muaj pas zgjedhjeve të gjithë kemi reflektuar në vazhdimësi mbi rezultatin zgjedhor dhe mesazhet që dha vullneti dhe vota e shqiptarëve besoj se reflektimi i të gjithëve është shumë i kthjellët për vendimin që kemi marrë dhe rrugën që do ndjekim duke qenë të bindur çdo ditë e më shumë se vendimi më i drejtë historik dhe në interes të vendit është ndërmarrë nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Vota e 28 Qershorit nxori fituese por jo në mazhorancë absolute koalicionin e PD ndëshkoi lidershipin e PS për shkak të strategjisë së gabuar dhe arrogancës dhe njëkohësisht vuri në provë ndërgjegjen dhe pjekurinë politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të marrë një vendim i cili ose do të kontribuonte për qeverisjen e vendit dhe për garantuar një stabilitet të institucioneve ose për të kontribuar në një vendim tjetër për të futur vendin në kaos dhe në krizë për të ndërprerë proceset integruese duke u bërë pjesë e mitingjeve anti-integrim dhe  kundër liberalizimit të vizave të gjithë shqiptarëve.
Ndonëse pjesëmarrja jonë në Koalicionin qeverisës ka qenë vendimi më i rëndësishëm për LSI që nga themelimi i saj me kënaqësi dhe përgjegjësi konstatoj se çdo ditë e më shumë vërtetohet drejtësia e këtij vendimi maturia dhe përgjegjësia me të cilin e kemi marrë këtë vendim dhe parimet e morali që qëndrojnë në themel të tij.
Kjo urtësi e forcës sonë të re por të pjekur dhe të përgjegjshme politike është përshëndetur e vlerësuar nga të gjithë shqiptarët dhe njëkohësisht nga partnerët tanë më të nderuar ndërkombëtarë dhe nga të gjitha institucionet që dëshirojnë progresin e Shqipërisë në rrugën e stabilitetit dhe integrimit. 
Sot Shqipëria është në një moment historik të integrimit të saj euro-atlantik. Po konsolidon anëtarësimin e saj në NATO duke përmbushur detyrimet që vijnë nga ky anëtarësim njëkohësisht po hedh hapa të rëndësishëm për afrimin e saj në Bashkimin Europian dhe  përmbylljen e këtij procesi integrues.
Vendi pret të hyjë në një fazë të re integruese të fitoj një status te ri atë të vendit kandidat si stadi final i anëtarësimit të plotë në BE.
Njëkohësisht shqiptarët presin që brenda vitit të ardhshëm të merret vendimi shumë i rëndësishëm dhe realizimi i një ëndrre të hershme që i jep fund atij diskriminimi të papranueshëm për çdo shqiptar që është pikërisht liberalizimi i vizave me Bashkimin Europian.
Dhe për të mbajtur dinamik të gjithë këtë proces dhe këtë axhendë integruese pa asnjë diskutim LSI është e angazhuar në mënyrë maksimale dhe shumë të vendosur. Sepse zbatimi i axhendës së integrimit plotësimi i detyrimeve dhe reformave që ka vendi në këtë proces është një sfidë për gjithë shqiptarët dhe aq më tepër për forcën tonë e cila është krijuar për ti shërbyer integrimit të vendit. Ndaj ne do të bëjmë gjithçka që në këtë proces të integrohen të gjitha vlerat dhe kontributet më të mira të shoqërisë sonë jo vetëm të administratës por edhe të sektorit privat dhe shoqërisë civile. Sepse integrimi europian është dhe duhet të jetë vërtet aksioni më i rëndësishëm kombëtar i gjithë shqiptarëve. E përsëris dhe një herë tjetër  integrimi është e vetmja axhendë e shqiptarëve dhe e Shqipërisë.
Ndaj çdo aksion politik kundër kësaj axhende është një zgjedhje dritëshkurtër për interesa meskine që nuk dalin përtej kopshteve të pasme të individëve që i promovojnë ato. 
Asnjëherë më parë në rrugën tonë drejt BE-se procesi nuk ka kërkuar kaq shumë përqendrim angazhim politik e institucional pasi ai tashmë po vjen drejt fazës finale por edhe më të vështirë dhe më të rëndësishme.
Për fat të keq asnjëherë më parë opozita nuk ka qenë kaq e pandjeshme ndaj këtij procesi jetësor për shqiptarët.
Por destruktiviteti i lidershipit të kësaj opozite që përpiqet të pengojë që përpiqet të marrë peng institucionet e vendit thjesht për interesa personale nuk e ndalon dot axhendën e integrimit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Ashtu sikurse jam i bindur nuk do të pengojë dot as pjesëmarrjen në këtë proces të gjithë njerëzve të përgjegjshëm dhe atdhetare që janë në opozitë me qeverinë e sotme por që janë bindur se interesat e vendit janë më të mëdha se interesat e një kryetari apo qoftë edhe të një partie.
Një vend europian ka nevojë për një Qeveri që siguron standardet europiane por ka nevojë dhe për një opozitë e cila sillet  sipas standardeve europiane dhe ushtron përgjegjësitë politike që i janë besuar. Zgjedhësit vërtetë nuk i besuan PS për të qeverisur por ajo s’mund tu shmanget përgjegjësive të tyre për të realizuar opozitën në emër të tyre në Parlament për të kontrolluar qeverinë dhe qeverisjen për të luftuar korrupsion brenda institucioneve dhe njëkohësisht për të ndihmuar në një legjislacion me ambicioz dhe më cilësor.
Dështimi në realizimin e kësaj përgjegjësie nuk është gjë tjetër veçse rezultat i mendësisë anti-shtet anti-institucion që ka lidershipi i kësaj force politike. Ndaj ne shprehim keqardhjen dhe për veprime të tilla të cilat janë sa absurde aq edhe qesharake si mitingu i djeshëm i cili bëhej para zyrës së Sali Berish&
euml;s por në fakt ishte miting kundër Ilir Metës dhe kundër LSI-së. Prandaj na vjen keq për iniciativa të tilla të cila ja humbasin seriozitetin opozitës dhe njëkohësisht që cenojnë një dimension shumë të rëndësishëm për demokracinë në vend sepse vendi ka nevojë për një opozitë serioze. Megjithatë edhe bojkoti i bojkotit që u vu re dje jo vetëm nga qytetarët shqiptarë dhe të kryeqytetit por edhe nga vetë anëtarët e PS tregon se vete socialistët në radhë të parë nuk mund të mbështesin një politikë shumë të vjetër e cila kërkon ta kthejë Shqipërinë 10 vjet mbrapa e cila është provuar që nuk funksionon dhe vjen kundër vete aspiratave të anëtarëve të PS dhe gjithë opozitarëve për integrimin europian të vendit apo liberalizimin e vizave.
Ndaj ne i ftojmë me shumë qetësi që të vijnë në institucione që të respektojnë kuadrin kushtetues të vendit që të kontribuojnë për të forcuar debatin brenda institucioneve në radhë të parë brenda Parlamentit. Sepse kjo është edhe rruga për të afirmuar një opozitë të standardeve europiane gjë që kontribuon në përgjithësi për një vend i cili ecën gjithnjë në rrugën e forcimit të institucioneve dhe jo të injorimit të tyre nëpërmjet krijimit të precedentëve që pengojnë gjithnjë shtetin të zhvillohet të forcohet dhe të jetë garanci për sigurinë dhe prosperitetin e qytetarëve.
Ne jemi të bindur se duke marrë pjesë në qeverisjen e vendit jo vetëm i shërbejnë procesit të integrimit europian jo vetëm i kontribuojnë forcimit të stabilitetit në vend por njëkohësisht rrisin në mënyrë të ndjeshme konsensusin dhe balancimin politik duke ndihmuar për një kulturë të re drejtimi në vend por njëkohësisht dhe për ritme të reja zhvillimi.
Ne jemi të bindur se ky koalicion do të bëjë të mundur që Shqipëria të jetë shumë më ndryshe pas katër viteve. Do të bëjë të mundur që të zgjidhen disa probleme madhore që kanë të bëjnë jo vetëm e infrastrukturën por dhe me shërbimet më jetike për qytetarët tanë ashtu sikurse jemi të bindur se Shqipëria e pas katër viteve do të jetë në një raport tjetër me BE-në dhe gjithë vendet e tjera  sepse do të jetë një Shqipëri ku shumë nga ëndrrat dhe aspiratat e qytetarëve shqiptarë do të jenë të realizuara.
Ne jemi të bindur se kontributi i LSI-së ka qenë dhe është shumë i rëndësishëm jo vetëm për një program reformator dhe social të kësaj qeverie por njëkohësisht edhe duke ofruar kapacitete nga më të mirat në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Unë e di shumë mirë se jo të gjithë do të jenë të kënaqur dhe të lumtur me pozicionet e tyre por jam aq shumë i bindur se pas katër viteve të gjithë shqiptarët do ta vlerësojnë dhe çmojnë shumë më tepër sesa sot vendimin e LSI për ti dhënë një hov të ri procesit të integrimit Europian në vend dhe njëkohësisht për të sjellë një risi e cila do ta ndryshojë shumë politikën shqiptare e cila do ta ç’tensionoj në mënyrë të jashtëzakonshme duke e futur atë përfundimisht në hullitë e çdo vendi Europian normal.
Ndaj unë do ti ftoja gjithë përfaqësuesit tanë që janë dhe do të jenë në qeverisjen e vendit të kenë parasysh se integriteti i tyre se përfaqësimi i tyre është shumë i rëndësishëm edhe për vlerësimin e LSI-së në qeverisje nga qytetarët shqiptarë. Në radhë të parë  do ti ftoja që të gjithë që të respektojnë figurën e zyrtarit të respektojnë ligjet dhe në mënyrë të veçantë ligjin për statusin e nëpunësit civil pasi vlerësimi në fund fare do të vij nga ajo që qeveria do të arrij nga ajo që LSI do të realizojë në program dhe në premtimet e saj por edhe nga imazhi i përfaqësuesve të saj në të gjithë nivelet.
Ndaj unë nuk do të pajtohem dhe do të distancohem nga çdo rast ku përfaqësues të LSI-së nuk do të jenë korrekt në raport me ligjin në raport me detyrën në raport me transparencën që duhet të sigurojë vendimmarrja e çdo drejtuesi dhe në të gjitha rastet ku do të cenohet imazhi i LSI për interesa të ngushta apo korruptive.
Ndërkohë unë jam i bindur se do të na duhet të ecim paralelisht me axhendën e qeverisjes së vendit dhe afirmimin e mëtejshëm të LSI-së si një forcë serioze në koalicionin qeverisës por njëkohësisht dhe në organizmin tonë të strukturave tona të përmirësimit të tyre të zgjerimit të LSI-së pasi sfidat ku ne do të ballafaqohemi me qytetarët janë të afërta duke nisur që nga ato të zgjedhjeve vendore.
Ndaj Zoti Vasili si Sekretar i Përgjithshëm do të ndjek axhendën e analizave lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit që do të përfundojnë në dhjetor të këtij vitit për të hyrë më pas pas një analize të qartë në periudhën e zgjedhjeve brenda LSI-së deri në pranverën e vitit të ardhëshëm. 
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin tuaj për mbështetjen tuaj dhe duke u mbështetur në solidaritetin tuaj dua tu sigurojë se pjesëmarrja e LSI-së në këtë koalicion qeverisës jo vetëm do jetë e suksesshme por do ti bëjë të gjithë anëtarët dhe simpatizant tanë që të ndjehen krenarë për një vendim historik që kemi marrë në një moment kur duhej shumë kurajo politike dhe shumë qytetari.
Natyrisht ndonjë karagjoz që flet në emër të LSI-së nuk do ta bëjë dot të skuqet nga turpi sepse të kesh turp do të thotë të kesh dhe pak dinjitet.
Faleminderit.

 

0x323030392d31302d3132 Foto nga mbledhja e KDK.JPG