14 Feb Fjala e Kryetarit të LSI
Fjala e Kryetarit të LSI z.Ilir Meta sot në mitingun madhështor të koalicionit të majtë “Bashkë për të Ardhmen” në mbyllje të fushatës për zgjedhjet vendore të 18 Shkurtit Meta: Fitorja jonë është e sigurt jo vetëm në Tiranë jo vetëm në Durrës me Vangjush Dakon jo vetëm në Vlorë me Shpëtim Gjikën jo vetëm në Lezhë me Viktor Tushën jo vetëm në Elbasan jo vetëm ne Lushnje por ne do punojmë për të fituar dhe Shkodrën dhe shumë zona të tjera të Shqipërisë
————
E duam Tiranën me Edi Ramën!
Është kjo thirja jo vetëm e qytetarëve të Kryeqytetit por kjo është thirrja e gjithë shqiptarëve që sot janë të shqetësuar jo vetëm për fatet e Tiranës dhe shumë qyteteve të tjera por janë të shqetësuar për lirinë e çdo qytetari në vend për demokracinë dhe institucionet e pavarura në vend që janë të kërcënuara nga i pandreqshmi Sali Berisha.
Tirana është kthyer sot në simbolin e krahasimit midis të vjetrës dhe të resë në simbolin e ballafaqimit midis një qeveria totalitare dhe një opozite të bashkuar që është sot këtu për të ardhmen e gjithë shqiptarëve.
Prandaj ne jemi sot këtu kaq shumë si anjëherë tjetër që me votën tonë këtë të diel pas 48 orësh ne do t'i themi të gjithë së bashku Edi Ramës punë të mbarë për të përfunduar projektin e Tiranës europiane.
Ne jemi sot këtu për të mbrojtur votën e gjithë shqiptarëve dhe banorëve të Tiranës fëmijët e së cilës nuk e bëjnë gjumin të qetë nuk i shohin ëndrrat e bukura prandaj ne me votën tonë demokratike në 18 Shkurt do e çojmë Sali Berishën në opozitë sepse nuk e meriton të qeverisë.
Fitorja jonë është e sigurt jo vetëm në Tiranë jo vetëm në Durrës me Vangjush Dakon jo vetëm në Vlorë me Shpëtim Gjikën jo vetëm në Lezhë me Viktor Tushën jo vetëm në Elbasan jo vetëm ne Lushnje por ne do punojmë për të fituar dhe Shkodrën dhe shumë zona të tjera të Shqipërisë.
Më 18 Shkurt ne do të ndëshkojmë me votë demokratike njeriun e eksploziveve njeriun e konflikteve njeriun e përçarjeve midis shqiptarëve.
Votoni për Edi Ramën që Tirana të ecë përpara në rrugën e saj të pakthyeshme të ndryshimit. Votoni për të majtën e bashkuar që Shqipëria të ecë para në rrugën e saj të pakthyeshme të integrimit europian.
Fitorja e 18 Shkurtit do të festohet në sheshin "Skëndërbej" sepse ai shesh sot është zënë nga Sali Berisha por ai shesh në datën 19 shkurt do i takojë fitimtarëve për të festuar për triumfin e madh të së majtës ndaj Sali Berishës.
Prandaj ju duhet ti drejtoheni kutive të votimit më 18 Shkurt dhe të votoni kundër Sali Berishën kundër këtij njeriu që po prish sërish imazhin e mirë të Shqipërisë. Prandaj ju duke u drejtuar kutive të votimit të dielën nuk bëni vetëm një detyrë qytetare por një detyrë patriotike për të treguar botës se ne jemi një komb i qytetëruar dhe që do e zgjidhim këtë krizë me votën tuaj dhe votën e gjithë shqiptarëve.
Ne jemi sot këtu për të mbrojtur votën tuaj sepse askush nuk mund të prekë dhe të dhunojë vullnetin tuaj dhe të një kombi të tërë i cili do të nisë më 18 Shkurt rrugën e një integrimi të pakthyeshëm.
0x323030372d30322d3136 AKTIVITETE 13:5)