Fjala e Kryetarit të LSI

Fjala e Kryetarit të LSI

” Fjala e Kryetarit të LSI z.Ilir Meta mbajtur sot në mitingun e opozitës në Sheshin Skënderbej Motra dhe vellezer!

Pas 10 vjetesh jemi rikthyer te gjithe se bashku ne kete shesh per të paralajmëruar Berishen: Ndal revanshin ndal hakmarrjen primitive politike ndal shkaterrimin e vendit!
Nje vit pas 3 Korrikut te turpshem jemi ketu per t’i thene minorances-mazhorance te Dushkut se nuk mund te luaj me te ardhmen e vendit dhe votën e shqiptarëve;
Jemi ketu per t’i rikujtuar Sali Berishes se ne jemi shumica politike legjitime ne kete vend;
Jemi ketu per t’i treguar shqiptareve dhe gjithe miqve e aleateve tane nderkombetare se Shqiperine dhe te ardhmen e saj kurre s’mund ta marre peng asnje Berishe;
Jemi ketu per te treguar se kjo opozite e bashkuar do të jetë garancia e sigurt e se ardhmes sone europiane.

Motra dhe vellezer!
Ne nje vit te sundimit te Berishes kemi 0 km rruge te reja 0 km ujesjellsa te rinj energji 55% me te shtrenjte se me pare me pak pensione per ish ushtaraket e veteranet me pak ilace te rimbursueshme per te semuret varferim te metejshem te shqiptareve me pak se kurre me pare investime publike mijera nepunes te kualifikuar te larguar abuzivisht nga detyra arbitraritet e represion ekstrem ndaj biznesit e me pak autonomi per qeverisjen vendore dhe universitetet tona.
Ne nje vit qeveria e sherbesave eshte kthyer pa asnje dyshim ne qeveri te nepotizmit e korrupsionit paaftesise e revanshit politik demagogjise e mashtrimit ne një qeveri te pakices.
Ne kete vit nderkohe kemi pasur e kemi me shumice c’do dite lufte frontale e te paprincipte per te uzurpuar me c’do mjet institucionet e shtetit ligjor perpjekje te gjithanshme per ta kthyer Shqiperine ne kohen e  Gazidedes tentativa te perditshme te rikthimit te monopolit te vjeteruar me emrin Berisha.
Ky pushtet nuk ka kursyer ne kete lufte te paprecedente institucionin e shenjte te votes se lire ne parlament e jashte tij. Reforma zgjedhore eshte bllokuar pa bere asnje hap perpara sepse minoranca ne pushtet per standarte demokratike ne zgjedhje njeh e pranon vetem standartet e 26 Majit të ‘96 nderkohe qe zgjedhjet per pushtetin vendor jane ne prag.
Ne nje vit pushteti ka qene ne nje lufte te hapur me prokurorine me qellimin e vetem per ta vendosur kete institucion nen kontroll politik e per ta perdorur si ne kohrat e vjetra  si arme per te luftuar opoziten politike dhe mendimin ndryshe në Partinë Demokratike;
Jo forcimi i shtetit ligjor por ç’montimi i tij dhe i institucioneve kushtetuese shndërrimi i tyre në seksione të PD-së mbetet prioriteti kryesor i qeverisë aktuale.

Kjo marrezi e cila kulmoi me absurdin me te fundit  te përpjekjes për uzurpimin e Keshillit te Larte te Drejtesise qe eshte vetem hapi i pare drejt pushtimit te KQZ-se.
Ne nje vit pushteti ka hyre ne nje perpjekje absurde per te vene nen kontroll median e lire per t’i rikthyer shqiptaret ne koherat e tvsh-se me metoda qe jane provuar shume kohe me pare se jane teresisht te deshtuara.
Ne nje vit pushteti na tregoi me prova te pakundershtueshme se eshte rikthyer Berisha.
Eshte rikthyer rreziku per demokracine dhe institucionet legjitime te vendit eshte rikthyer armiku i eger i votes dhe i medias se lire xhandari i opozites eshte rikthyer autokracia e arbitrariteti abuzimi me ligjin e kontrolli politik i institucioneve konfliktualiteti e piramidat politike.
Ky pushtet na tregoi shume shpejt se ne 8 vjet Berisha as ka harruar e as ka mesuar gje!
Prandaj na takon ne shumices se shqiptareve t’i bejme thirrje kesaj qeverie te heq dore nga  strategjia e shkaterrimit te vendit e kthimit ne te shkuaren te lere sa me pare luften kunder institucioneve e t’i kthehet punes  e premtimeve te pambajtura elektorale.
Eshte detyrimi yne politik e historik qe nga ky shesh te gjithe sebashku t’i drejtohemi pozites per ti dhene fund sa me pare kesaj situate e per te kthyer vendin ne normalitet ashtu sikurse eshte detyrimi yne t’i bejme te qarte Berishes se kurre nuk do te tolerojme askend te shkaterroje endrren europiane te shqiptareve.  Dhe sot eshte vetem fillimi!

Për këtë arsye dua ta ftojë atë për t’u thelluar nisur nga një film i vjetër i Kinostiudios Shqipwria e Re me këto fjalë; thellohu Sali thellohu sepse Shqipëria nuk kthehet më mbrapa. Rroftw Shqipëria Europiane fitore opozitës dhe të majtës në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e reja parlamentare.

0x323030362d30372d3132 FJALIME ”