Fjala e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Fjala e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Fjala e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë

Mbledhja e sotme e radhës e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim ka si objektiv kryesor përshpejtimin e përgatitjeve të strukturave të LSI-së për zgjedhjet e 8 majit të cilat tashmë kanë trokitur. Por përpara se të përqendrohem në temën kryesore të kësaj mbledhjeje të Kryesisë së LSI-së nuk mund të mos jap disa konsiderata për zhvillimet më të fundit në vend. Së pari për Lëvizjen Socialiste për Integrim 21 janari nuk ka qenë një ngjarje në bulevard sepse bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është shumë i gjatë. 
Për LSI-në 21 janari ka qenë një sulm i mirë organizuar i armatosur i drejtuar nga Edi Rama kundër Këshillit të Ministrave për marrjen e pushtetit me dhunë. Për Lëvizjen Socialiste për Integrim 21 janari nuk ka qenë një surprizë. Ne e kemi paralajmëruar prej kohësh se Kryetari i Partisë Socialiste synonte të nxiste destabiliteti në vend jo vetëm kaq por kemi paralajmëruar 2 ditë para 21 janarit këtu me përgjegjësi maksimale se më 21 janar ishin mobilizuar banda kriminelë elementë me precedent penal të cilët do të sulmonin forcat e Policisë së Shtetit dhe institucionet. Dhe më 21 janar një ditë përpara puçit Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së të gjitha këto informacione të ardhura nga strukturat dhe dashamirës të LSI-së nga rrethet ia ka çuar me shkrim Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në mënyrë krejtësisht zyrtare. 
Ashtu sikurse iu thashë gazetarëve këtu se më pyetën para 28 janarit se a do të ketë dhunë më 28 janar iu përgjigja se jo nuk do të ketë dhunë sepse 28 janari u bë për të mbuluar 21 janarin. Sepse 28 janari ishte një manifestim hipokrizie dhe jo qytetarie i lidershipit të Partisë Socialiste që organizoi dhunën e 21 janarit si rezultat i së cilës humbën jetën 3 qytetarë të cilët në rast se Kryetari i Partisë Socialiste do të bënte thirrje para 21 janarit që të mos përdorej dhunë absolutisht sot do të jetonin pranë familjeve të tyrë si të gjithë qytetarët e tjerë dhe nuk do të kishte asnjë të lënduar asnjë polic asnjë gardist asnjë qytetar dhe asnjë simpatizant apo anëtar i Partisë Socialiste apo opozitës. Këto janë tashmë qëndrime të bëra publike ashtu si për ne nuk është e papritur deklarimi më i fundit se PS nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 8 majit. 
Ua kemi thënë ndërkombëtarëve që në fillim të historisë së kutive që qëllimi kryesor është si të mos hyhet në zgjedhjet vendore si të përsëritet loja e vitit 2007 por në përmasa të tjera vetëm për një arsye sepse Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk ndahet dot nga kjo bashki për më tepër se nuk ka as mandat deputeti. Dhe e gjithë kjo lojë është në funksion të karrierës së një individi i cili për një vit e gjysmë ka sulmuar rëndë proceset integruese të vendit ka bërë një fushatë të shfrenuar për të penguar liberalizimin e vizave ka përgjegjësinë kryesore për mosmarrjen e Statusit Kandidat dhe që tani ka nxjerrë fytyrën e vërtetë të tij e cila është fytyra e dhunës së atyre elementëve kriminalë që i pa gjithë Shqipëria më 21 janar duke sulmuar institucionet. 
Ne përshëndesim angazhimin e SHBA-ve për të asistuar hetimin e kësaj çështjeje pasi kuptohet që zhvillimet e pas 21 janarit kanë ngritur pikëpyetjet e tyre mbi objektivitetin dhe seriozitetin e procesit të hetimit i cili patjetër që duhet të hetojë pasojat por në radhë të parë të hetojë shkaqet nxitësit frymëzuesit dhe inspiruesit e dhunës. 
Kemi dëgjuar dje dhe sot një shqetësim të madh pse ka kërkuar Komisioni Hetimor Parlamentar tabulatet e politikanëve të ndryshëm përfaqësues të institucioneve të ndryshme përfaqësues të opozitës apo të mazhorancës. Unë dua të shpreh gatishmërinë tonë që gjitha tabulatet e telefonave të ministrave të deputetëve të përfaqësuesve të LSI-së të vihen në dispozicion të këtij komisioni në rast se ai i kërkon. Nuk e kuptoj se si ata të cilët për një vit e gjysmë janë çjerrë për gjoja transparencën pse kanë frikë se me kë kanë biseduar gjatë 5 orëve të sulmit kundër rendit kushtetues. 
Në rast se gjithsecili ka bërë detyrën dhe është sjellë si qytetar i denjë i këtij vendi duhet të shkojë të bashkëpunojë vetë me Komisionin Hetimor Parlamentar. Ne jemi Republikë Parlamentare dhe Parlamenti është mbi gjithçka. Parlamenti krijon qeverinë zgjedh Presidentin zgjedh gjykatat pra Parlamenti është shprehja e vullnetit të popullit shqiptar. Opozita është e ftuar të marri vendet e saj në Komisionin Hetimor Parlamentar që edhe ajo të kontribuojë në mënyrë pozitive dhe konstruktive në këtë proces transparence të 21 janarit. Duke e mbyllur historinë e 21 janarit dhe 28 janarit dua t’ju kërkoj edhe një herë tjetër përshpejtimin e të gjitha përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore të 8 majit. 
Ky duhet të jetë dhe ky do të jetë objektivit ynë kryesor. Shqipëria ka një axhendë të sajën të përcaktuar jo nga dëshirat e gjithsecilit por një axhendë që e përcakton Kushtetuta apo ligjet e këtij vendi në fuqi. Vendi ka një datë të shpallur për zgjedhjet që është 8 maji dhe është detyrë e çdo force politike që të marrë pjesë në zgjedhje por natyrisht asnjë forcë politike nuk mund të marrë pjesë kundër vullnetit të saj. Por axhenda e vendit nuk mund të shmanget nga askush që ka frikë nga procesi zgjedhor dhe që është mësuar që zgjedhjet t’i fitojë në tavolinën e kulisave dhe  si dhuratë nga të tjerët. 
Duke qenë një forcë serioze dhe e angazhuar plotësisht për reformat zgjedhore në këtë vend ne mbetemi tërësisht të angazhuar të kontribuojmë për të plotësuar plotësisht rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e ardhshme për zgjedhjet vendore  në mënyrë të veçantë. Edhe në rast se kodi nuk ndryshon për shkak të mungesës s&eu
ml; vullnetit nga ana e opozitës e cila në fakt është arkitektja e kodit në fuqi përsëri nuk është një shqetësim shumë i madh sepse në fund të fundit aktual është kodi me konsensual që është miratuar ndonjëherë në Shqipëri me 120 vota pavarësisht që ne nuk kemi qenë dakord dhe kemi rezervat tona të rëndësishme ndaj tij. por ne kemi mundësi që të kontribuojmë që shumë nga ato rekomandime që nuk kanë të bëjnë me ndryshimin  kodit por me zbatimin e shumë udhëzimeve që lindin nga kodi dhe nga vendimet e KQZ-së të implementohen dhe të merren në konsideratë.
 T’i japim një ritëm të mëtejshëm angazhimit tonë elektoral por edhe zgjedhor unë njëkohësisht do t’ju propozoja që z. Manjani i cili është një ekspert i njohur i ligjeve i zgjedhjeve të jetë Sekretar për Çështjet Zgjedhore i LSI-së dhe njëkohësisht të miratojmë një komision jo vetëm do të përpunojë më tej propozimet tona për Reformën Zgjedhore për plotësimin më tej të rekomandimeve të OSBE-ODIHR për njëkohësisht që kodin aktual do ta zbërthejmë në mënyrë të detajuar përmes trajnimeve me përfaqësuesit tanë në Komisionet Zonale dhe në çdo Qendër Votimi. 
Po kështu deri më 3 shkurt duhet të kenë ardhur të gjitha propozimet për përfaqësuesit në Komisionet Zonale Zgjedhore. Objektivi im kryesor për zgjedhjet e 8 majit është dyfishimi i rezultateve të LSI-së në zgjedhjet e fundit vendore të shkurtit të vitit 2007 si parti pra në përqindje pra për këshilltarë dhe njëkohësisht për bashki dhe për komuna domethënë për Njësitë Vendore. Ky është një rezultat plotësisht i arritshëm i cili natyrisht kërkon një motivim të gjithanshëm të gjithë strukturave tona. 
Që këtë javë do të fillojmë takimet e gjëra elektorale dhe gjeri më 15 shkurt duhet të kemi këtu të gjitha propozimet nga Njësitë Vendore të LSI-së për kryetar të Njësive Vendore pra bashkitë apo komunat në të gjithë vendin. Dhe brenda 15 shkurtit do të bëjmë edhe takimin paraelektoral në Pallatin e Kongreseve me përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të përcaktuar të gjitha linjat dhe prioritetet tona për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe për rezultatet që pritën më 8 maj. 
Qytetarët tanë sidomos nga disa prej qyteteve kryesore të vendit mezi po i presin zgjedhjet vendore sepse ata kanë vënë re sidomos gjatë dy viteve të fundit që janë braktisur plotësisht për arsye politike nga drejtuesit e Pushtetit Vendor. Administratat e tyre bëjnë vetëm mbushjen e autobusëve dhe vijnë vetë për mitingje por shërbimet bazë jetike për komunitetin kanë mbetur pas dore. Ndaj është koha për një rinovim të thellë të drejtimit të bashkive të komunave në të gjithë vendin sidomos në qytetet kryesore ku do të jetë dhe prioriteti i LSI-së. 
Unë jam i bindur se edhe me kalendarin që është përgatitur nga Sekretari i Përgjithshëm dhe ekipi i tij këtu edhe me programin për trajnimin e mijërave komisionerëve të LSI-së për zgjedhjet e 8 majit edhe me punën që po bëhet për programin por edhe me kandidatët që do të përzgjedhim ne do t’ia arrijmë plotësisht objektivave tona në mënyrë që më 8 maj të japim një kontribut të rëndësishëm për konsolidimin e pushtetit vendor në vendin tonë dhe për të zgjedhur pikërisht ata të cilët mund të sjellin ndryshime dhe mund vërtet t’i shërbejnë komunitetit dhe jo thjesht interesave të ngushta partiake apo politike.

0x323031312d30312d3330 IMG_0352.JPG 18:35)”