16 Feb Fjala e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në takimin e organizuar nga Aksioni qytetar për reformën zgjedhore
Fjala e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në takimin e organizuar nga Aksioni qytetar për reformën zgjedhore
Duke qenë plotësisht dakord me mesazhin që dha z. Kume në emër të aksionit qytetar që në këtë rast përfaqësohet nga shoqëria civile dhe që kanë marrë angazhime të veprojnë konkretisht nuk dua të zgjatem shumë. LSI përshëndet këtë iniciativë dhe personalisht z. Kume që ka kohë që është i angazhuar publikisht në mënyrë sistematike për çështjen e zgjedhjeve në vendin tonë për arritjen e standardeve më të larta dhe më të padiskutueshme.
Mendoj se është shumë mirë që shoqëria civile është angazhuar dhe duhet të angazhohet përsëri sepse çështja e zgjedhjeve ka qenë kryesisht domeni i forcave politike. mirëpo më pas mosmarrëveshjet që kanë rezultuar pas zgjedhjeve dhe pakënaqësitë për rezultatin e tyre i ka vuajtur dhe i vuan e gjithë shoqëria shqiptare ndaj është koha për një aksion gjithëpërfshirës. Është koha që ky aksion qytetar të luajë një rol sa më esencial për të krijuar të gjithë klimën e domosdoshme që të kemi një reformë të cilën LSI e ka kërkuar me kohë.
Me kodin aktual që është në fuqi LSI-ja është absolutisht e kënaqur pasi administrimi është një çështje e zgjidhur për të por ne asnjëherë nuk kemi menduar dhe nuk kemi parë në një plan të ngushtë apo thjesht interesat e LSI-së për momentin.
Ky është një moment ku situata duhet të marrë një zgjidhje përfundimtare.
Ndaj ne jemi të hapur për këtë opsion ne jemi të hapur për administrimin politik me balancën përkatëse për administrimin teknik për gjithçka. E rëndësishme është që të kemi një konsensus të plotë dhe të kemi një reformë të standardeve dhe mbi të gjitha ai që humbet të respektojë rregullat që i kemi vendosur të gjithë së bashku në mënyrë transparente.
Nuk do të flas shumë do t’ju dëgjoj me shumë vëmendje dhe do të forcojmë bashkëpunimin me ju dhe me të gjithë aktorët e tjerë politikë ata që janë këtu por edhe ata që nuk janë por që jam i bindur se nuk kanë arsye të mungojnë.
0x323031302d30372d3237 13:31)