17 Feb Fjala e kreut të LSI-së
Posted at 23:03h
in Archived Articles
Fjala e kreut të LSI-së z. Ilir Meta në Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim
Të dashur delegatë dhe delegate të Konventës Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim ! Edhe një herë mirë se erdhët në Kuvendin tonë. Të nderuar përfaqësues të partive politike parlamentare të Shqipërisë të dashur vëllezër përfaqësues të partive mbarëshqiptare që na nderoni sot këtu nga Kosova Maqedonia Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Motra dhe vëllezër anëtarë simpatizantë dhe votues të Lëvizjes Socialiste për Integrim kudo që jeni dhe që na ndiqni dua sot t’ju shpreh një mirënjohje të veçantë dhe të thellë të gjithë juve për kontributin e pakursyer që keni dhënë ndër vite. Dua t’ju shpreh mirënjohje për sakrificat nëpër të cilat kemi kaluar së bashku për kauzat parimore që kemi mbështetur dhe çuar përpara për rritjen dhe konsolidimin garë pas gare të LSI-së dhe shndërrimin e saj në njërën ndër tre forcat kryesore politike të vendit. Sot një falënderim i veçantë dhe i përzemërt u shkon sidomos të gjithë themeluesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim të atyre që në 6 shtator të 2004 guxuan dhe besuan tek ky projekt i përbashkët dhe i suksesshëm.
Dua të falënderoj sot të gjithë ata që ndër vite iu bashkuan LSI-së e sidomos anëtarët më të rinj që i kemi takuar edhe ditët e fundit së bashku kudo sepse bashkimi i tyre na bën më të fortë bashkimi i tyre na bën më përfaqësues na bën më të gatshëm për të fituar sfida të afërme. Kam gjithashtu nderin që të jem sot përpara jush si kryetar i sapo rizgjedhur i një force politike që respekton garën brenda vetes që vlerëson kontributin e gjithsecilit për fuqizimin dhe modernizimin e kësaj partie. Falënderoj të gjithë ata që më votuan dhe më ribesuan drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim të kësaj familje të madhe dhe të pashoqe të rinjsh dhe të rejash grash dhe burrash kurajozë të cilët me përkushtimin ndaj vendit dhe të ardhmes së tij 8 vjet më parë nisën një rrugë të gjatë dhe të vështirë për të kontribuar pa u kursyer për ndërtimin e një Shqipërie evropiane. Dua të shpreh një falënderim të veçantë edhe për të gjithë ata shokë edhe shoqe anëtarë të LSI-së të cilët mbështetën në garën për kreun e LSI-së kolegun tonë të nderuar Luan Rama i cili me të drejtë e ka cilësuar këtë garë si një garë që na bashkon rreth një vizioni dhe qëllimi për të dalë më të fortë dhe fitues në sfidat e të ardhmes sepse Shqipëria ka nevojë të ecë më shpejt përpara sepse Shqipëria jonë e dashur ka nevojë për një tjetër ritëm më të lartë atë të Shqipërisë së vërtetë evropiane.
Ndaj ne kemi treguar dhe do të tregojmë gjithmonë se gara nuk na ndan por na bashkon më tepër. Kjo garë demokratike tregoi qartë se LSI është një parti e hapur ndaj debatit ndaj kritikave dhe ndaj mendimeve alternative. Unë kam besuar tek demokracia tek gara tek konkurrenca që ditën që iu bashkova lëvizjes studentore të dhjetorit ‘90 ndaj dhe angazhohem edhe sot këtu që së bashku me ju ta zhvillojmë më tej këtë model demokratik në mënyrë dinamike dhe të përhershme sepse vetëm kështu do të ecim më shpejt të gjithë përpara vetëm kështu do të vazhdojmë të frymëzojmë të rinjtë sepse LSI është në radhë të parë partia e të rinjve. Pjesëmarrja e tyre aktive masive dhe cilësore është burimi kryesor i energjisë pozitive që LSI rrezaton në të gjithë jetën politike dhe shoqërore të vendit. Shqipëria duhet të ecë më shpejt duhet të ecë me ritmin e 18-20 vjeçarëve të atyre që kanë lindur pas ’90 të atyre që shohin vetëm përpara. Ky është angazhimi i kësaj Konvente dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Të dashur miq dua të përshëndes nga ky podium dhe të përgëzoj si një model demokracie dhe fuqie politike dhe shoqërore Lëvizjen Rinore për Integrim dhe Lëvizjen e Gruas për Integrim. LRI dhe LGI me Konventat e tyre i paraprinë kësaj Konvente. Ato realizuan një proces të shkëlqyer riorganizimi dhe konkurrimi duke zgjedhur edhe drejtuesit e rinj. Ndaj dhe me këtë rast unë dua të siguroj edhe Klajdën edhe Endritin dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tyre se do të kemi një bashkëpunim të fuqishëm dhe një përpjekje të jashtëzakonshme për të integruar të gjitha çështjet që shqetësojnë LRI dhe LGI-në në mënyrë që ne t’i japim një perspektivë edhe më të mirë të rinjve shqiptarë. Ne t’i japim një mbrojtje dhe një përfaqësim edhe më të drejtë gruas shqiptare.
Por natyrisht një falënderim i jashtëzakonshëm i shkon sot Filloretës dhe Erisës për kontributin që ato kanë dhënë që në krijimin e LSI-së që në krijimin e LGI-së dhe të LRI-së të cilat kanë sakrifikuar për të formësuar këto organizata që premtojnë shumë për të ardhmen sot. Të gjithë së bashku në këtë mënyrë do të ecim më shpejt drejt një LSI-je më të fortë që ndihmon për një shoqëri më kohezive dhe më solidare drejt një qeverisjeje që përqendrohet tek mirëqenia e çdo qytetari e sidomos të atyre që janë më në nevojë drejt një ekonomie tregu me rregulla të qarta loje dhe me mundësi të barabarta për të gjithë por që synon një shpërndarje më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse të mirëqenies për të gjitha shtresat e shoqërisë dhe që vendos rritjen ekonomike në radhë të parë në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarit. Parimet dhe filozofia jonë politike integruese progresiste kanë nevojë dhe ofrojnë hapësirën për kontributin e të gjithëve të gjitha shtresave të shoqërisë të çdo kategorie sociale e grupmoshe harmonizimi dhe integrimi i të gjithë këtyre vler
ave dhe kontributeve e bëjnë LSI-në më të fortë dhe alternativën e saj më të besueshme dhe më përfaqësuese sepse sot shqiptarët kanë nevojë për më shumë cilësi dhe përkushtim në përfaqësimin e tyre. Të dashur delegatë të nderuar të ftuar. Tre vjet më parë pas zgjedhjeve të vitit 2009 morëm një vendim shumë të vështirë në atë kohë hodhëm një hap shumë të guximshëm dhe vizionar i cili qëndroi kohës vendosëm të thyejmë një tabu në emër të stabilitetit dhe integrimit të vendit ç’tensionuam politikën dhe kontribuuam për të zgjeruar konsensusin politik për çështje madhore të vendit dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë pa u lodhur dhe me durim dhe me forcë edhe në të ardhmen. Sot tre vjet pas krijimit të koalicionit qeverisës për integrim qytetarët shqiptarë lëvizin lirisht dhe pa viza në hapësirën Shengen duke shembur një mur ndarës historik njerëzor kulturor dhe ekonomik dhe askush më mirë se shqiptarët nuk i ka respektuar detyrimet që sjell ky hap madhor.
ave dhe kontributeve e bëjnë LSI-në më të fortë dhe alternativën e saj më të besueshme dhe më përfaqësuese sepse sot shqiptarët kanë nevojë për më shumë cilësi dhe përkushtim në përfaqësimin e tyre. Të dashur delegatë të nderuar të ftuar. Tre vjet më parë pas zgjedhjeve të vitit 2009 morëm një vendim shumë të vështirë në atë kohë hodhëm një hap shumë të guximshëm dhe vizionar i cili qëndroi kohës vendosëm të thyejmë një tabu në emër të stabilitetit dhe integrimit të vendit ç’tensionuam politikën dhe kontribuuam për të zgjeruar konsensusin politik për çështje madhore të vendit dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë pa u lodhur dhe me durim dhe me forcë edhe në të ardhmen. Sot tre vjet pas krijimit të koalicionit qeverisës për integrim qytetarët shqiptarë lëvizin lirisht dhe pa viza në hapësirën Shengen duke shembur një mur ndarës historik njerëzor kulturor dhe ekonomik dhe askush më mirë se shqiptarët nuk i ka respektuar detyrimet që sjell ky hap madhor.
Sot kushdo lëviz lirisht në vendet e Bashkimit Europian për të takuar të afërmit e tij për të vizituar vende që vetëm i kishin imagjinuar më parë dhe secili ndjehet pjesë e pandarë e një realiteti evropian dhe ky është edhe një kontribut madhor i forcës sonë politike. Sot institucionet janë më të qëndrueshme ligjet janë më të mira dhe më gjithëpërfshirëse dhe aty është edhe kontributi ynë i përbashkët. Sot Shqipëria është më afër se asnjëherë tjetër për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian një arritje historike që hap derën e anëtarësimit tonë dhe ky është kontribut madhor i të gjithë shqiptarëve por edhe i LSI-së i gjithë përfaqësuesve të saj në administratë dhe qeverisje i ekspertëve dhe i specialistëve tanë. Gjatë tre viteve ne jemi përpjekur të kontribuojmë për një qeverisje të qëndrueshme sidomos në kushtet e një krize të jashtëzakonshme ekonomike dhe financiare në të cilën ndodhet Europa dhe fqinjët tanë dhe partnerët tanë kryesorë ekonomikë dhe tregtarë. Gjatë kësaj kohe jo vetëm që janë mbrojtur në tërësi vendet e punës por janë krijuar edhe vende të reja mjaft projekte të rëndësishme në infrastrukturë rrugore ujësjellës dhe energjetikë janë realizuar dhe po realizohen. Prodhimi bujqësor vendas është rritur. Eksportet made in Albania gjithashtu. Është ulur si kurrë më parë vdeshkmëria foshnjore dhe ajo e nënave. Spitalet e mjaft qyteteve janë ndërtuar e modernizuar dhe aparaturat e sofistikuara si rezonanca dhe skanera që më parë ekzistonin vetëm në Tiranë sot ekzistojnë edhe në shumë qendra të tjera anembanë vendit duke afruar shërbimet pranë qytetarëve. Janë ulur dhe kontrolluar çmimet e barnave pjesëmarrja jonë në qeveri ka kontribuar për të forcuar qëndrueshmërinë ekonomike dhe financiare të vendit në këtë kohë krize mjaft të thellë. Me këtë nuk dua në asnjë rast të mohoj të zbus apo të zbukuroj realitetin i cili ende për shumë qytetarë është tepër i vështirë. Por dua të evidentoj se angazhimi i LSI-së ka qenë dhe mbetet për një qeverisje të qëndrueshme sepse pa stabilitet nuk ka progres nuk ka mirëqenie. Vlerësimin tonë më të mirë për vendimin që morëm në qershor të vitit 2009 e dhanë votuesit tanë në zgjedhjet e 8 majit të vitit 2011. Rritja e konsiderueshme e përkrahjes për Lëvizjen Socialiste për Integrim tregoi qartë se qytetarët shqiptarë vendosën të vlerësojnë hapin tonë të jashtëzakonshëm emancipues